A e dini sa është shpejtësia mesatare e gazrave që i lëshon njeriu?

Guest2

Antarë i Respektuar
Pordhët janë çështje tabu për disa dhe argëtim për disa të tjerë. Por këtu janë të gjitha faktet qesharake dhe interesante në lidhje me pordhët.

Për shumë njerëz, argument “pordhë” është një tabu, një gjë për të cilën nuk flet askush dhe që ne ndihemi të turpëruar. Për disa njerëz të tjerë, pordhët mund të jenë burim humori dhe të qeshurash. Por a dimë gjithçka për pordhët?

Ka disa fakte interesante dhe shifra në lidhje me pordhët, që ndoshta nuk i di dhe ne do t’i diskutojmë.

Kur ne hamë, hamë jo vetëm ushqim, por gëlltisim edhe ajër që përmban gaze si azoti dhe oksigjeni.

Gjatë tretjes, një sasi e vogël e këtyre gazrave udhëtojnë përmes sistemit të tretjes.

Gaze të tjerë, si hidrogjeni, dioksidi i karbonit dhe metani, formohen kur ushqime të caktuara përzihen poshtë në zorrët e trasha dhe janë përgjegjës për erën e keqe të pordhëve.

Mesatarish, meshkujt lëshojnë më shumë pordhë se femrat. Termi është një derivate nga latinishtja “perditum”, nga greqishtja “perdo” dhe nga sanskritishtja “pardami”, që do të thotë “humbje”.

Një person lëshon mesatarisht 14 pordhë në ditë, që janë të mjaftueshme për të mbushur një tollumbace.

Pordhët nuk duhet të na bëjnë me turp, sepse janë simptomë e një sistemi të shëndoshë tretjeje.

Kur janë me tepricë, duhet kontrolluar tek mjeku.

Pordhët janë të përbëra nga sulfur hidrogjeni, që zvogëlon dëmtimin e mitokondrisë. Ndaj, mendohuni dy herë para se të mbani hundën me dorë.

Edhe pse gratë lëshojnë më pak pordhë, këto mund të kenë një erë më të fortë, si më të pasura me sulfur hidrogjeni, përcjell Syri.net.

Shpejtësia mesatare e një pordhe është pak më shumë se 3 metra për sekondë.

Nëse ju keni një muskul unazor të fortë, pordhët do të jenë më të forta, sepse ato duhet të kalojnë nëpër një hapësirë më të ngushtë.

Ne lëshojmë më shumë pordhë gjatë natës, ndërsa flemë.

Ndër të gjtiha kafshët, termitet lëshojnë më shumë pordhë. Pastaj devetë, zebrat, delet, lopët, elefantët dhe qentë./Syri.net
 
Titulli: A e dini sa është shpejtësia mesatare e gazrave që i lëshon njeriu?

ahahhahaahahhaha sa kam qesh pike mjesit .
Gjithesesi faktet interesante.
 
Titulli: A e dini sa është shpejtësia mesatare e gazrave që i lëshon njeriu?

Shume interesant fakti qe dhe princeshat pordhin !
 
Titulli: A e dini sa është shpejtësia mesatare e gazrave që i lëshon njeriu?

Shume interesant fakti qe dhe princeshat pordhin !

Pjerdhin thuhet....

shume e bukur tema, aq e bukur sa pordhet vu me shkuan :P
 
Titulli: A e dini sa është shpejtësia mesatare e gazrave që i lëshon njeriu?

Hahaha pjerdh pjerdh se lirohesh thone lol
 
Titulli: A e dini sa është shpejtësia mesatare e gazrave që i lëshon njeriu?

E ke pjerrdhur fare me kete temë :)
 
Titulli: A e dini sa është shpejtësia mesatare e gazrave që i lëshon njeriu?

Me kujtuat nje fragment..
Tek po beja clown ne pediatri tel ne repart dhe me thone te zbres ne kirurgji.. zbrita!
Ishte nje zt rreth te 65 nga fytyra ngjante se kishte dhimbje ose me sakt jomirqenje..ishte i yni i operuar ne zemer!
Me thote mjeku.. pyte ka patur gazera...e pyes..acarohet xhaxhi e thote : cjan keto mjek kaucuku ketu kam ardhe per zemren jo per te me numeruar pordhet...
Mjeku mua.. ateher?
Une xhaxhit , po duan te shikojn reagimin thuaj po jo...opo te shohin zmr keta lere at pune..
Une mjekut .. spo e kuptoj mire se flasim dialekte te ndryshme...hahaha....per fat erdhi vajza e tij dhe ika por vertet tabu e kemi.
 
Back
Top