A e dini pse aeroplani le gjurmet te bardha ne qiell?

Guest2

Antarë i Respektuar
Një shpjegim shkencor që është bërë për këtë fenomen në librin “Cockpit Confidential”, ku çdo gjë lidhet me aeroplanë nga shkrimtari Patrick Smith, i cili është një prej pilotëve më me përvojë në aeroplanë, shpjegon qartë këtë fenomen, transmeton lajmi.net.“Gjurmët në ajër formohen nga lëvizja e aeroplanit, më pas shihet si mjegull e bardhë nga toka, e cila kondensohet në kristale akulli të ftohta dhe të thata në një nivel të lartë”.Disa mendojnë që janë re por më pas ato shpërndahen teksa aeroplani kalon ndër to, mirëpo nuk është ashtu.“ثshtë një efekt anësor i djegies brenda motorëve nga i cili vjen lagështia. Kështu formohet një gjurmë në lartësi kryesisht nga temperaturat, dhe njihet si presion i avullit. Përgjithësisht ato njihen si kristale të vogla të akullit që shpërbëhen në ajër”, shkruan Patrick./lajmi.net
 
Titulli: A e dini pse aeroplani le gjurmet te bardha ne qiell?

Po mire ky avull ndikon gje tek ne?
Jane degjuar shume variante ne lidhje me avullin qe leshojne aeroplanet nga pas,te tjere thone na sperkasin si mizat dhe semuremi per tu zvogeluar popullsia,te tjere thone qe po sperkasin per mushkonjat ,te tjere prap thone qe eshte makineria qe djeg gazin a ca perdor aeroplani,eshte degjuar gjithashtu qe sperkasin per te rene shi etj etj!

Kemi ndonje pilot ketu te na thote ku qendron e verteta!? :P
 
Titulli: A e dini pse aeroplani le gjurmet te bardha ne qiell?

Jo ush, po gomar...po re pra jane. Avulli i ngrohte nga motorri i aeroplanit takon ajrin e ftohte, kondensohet dhe formon re. E njejta gje ndodh dhe ne nje dite te ftohte dimri, qe arrijme te shohim frymen tone ne ajer.
 
Titulli: A e dini pse aeroplani le gjurmet te bardha ne qiell?

Pse len gjurm te bardha?
Eshte karburanti qe digjet
 
Titulli: A e dini pse aeroplani le gjurmet te bardha ne qiell?

citim; e cila kondensohet në kristale akulli të ftohta dhe të thata në një nivel të lartë --Nga ky moment rrugen e bardh te ketyre avionve do e dashurj me shume.
Sepse dhe mua,njelloj si tim biri, me pelqen shume t"ua ndjek rrugen e bardhe qe bejne deri sa humben..:)
"Kristale akulli te bardha nen nje qiell pafund",shume artistike dhe e bukur,sikur te ishte dhe prekshme nga duart njerzore ne ate lartesi. ! :)
do ngrinin dockat e vogla artistikisht hahahahaha :P
 
Titulli: A e dini pse aeroplani le gjurmet te bardha ne qiell?

Mua me pelqen ajo viza bardhe qe krijohet ne qiellin e kalter :)
 
Back
Top