jaft i dëmshëm për jetën bashkëshortore është edhe egoizmi i cili shpejt a vonë shpie në konflikte.Në jetën emocionale egoizmi mundet qe te maskohet , sepse egoisti është i aftë të dojë një njeri ,por ai niset vetëm nga fakti se dashuria i jep kënaqësi atij. Njeriu egoist edhe në jetën seksuale synon të kënaq vetëm dëshirat e tij ndoshta pa u shqetësuar për përjetimet e partneres ose partnerit .Një qëndrim i tilllë ndaj jetës seksuale ,si ndaj ndonjë lloj sporti shkakton pakënaqësi e ftohtësi seksuale ,sidomos tek gjinia femrore. Cinizmi smund te sjellë lumturi as vetës e as të tjerëve .Prandaj është e domosdoshme që partnerët të synojnë të bëjnë të lumtur njëri tjetrin .Një aforizëm i njohur thotë se nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të ndjesh veten e nevojshëm për njerezit e tjerë .Ndërsa shkrimtari i shquar rus Tolstoi thotë se vetëm shqetësimet e ndershme ,puna,përpjekjet dhe dashuria për të tjerët përbën atë që quhet lumturi ,ndërsa shqëtësimet e pandershme dhe dashuria vetëm për vetën e bëjnë njeriun fatkeq . Që të jesh i lumtur duhet të dish të mendosh për të tjerët dhe të jetosh për të tjerët ,të jesh altruist . Altruizmi d.m.th. synimi për mirësi ndaj të tjerëve është veti mjaft e çmuar për martesën .Kush dashuron gjithmonë mendon për diçka të dashur e të këndshme ndërsa kush mendon vetëm për vete ,ai nuk di të dashurojë dhe nuk kupton se ç’është dashuria .Që çifti të jetë i lumtur duhet që altruizmi të shfaqet në të gjtha aspektet e jetës bashkëshortore . Nga ana tjetër altruisti ndjen më shum kënaqësi kur mendon se e ka bërë të lumtur njeriun që dashuron .Edhe në jetën intime njeriu duhet të synoje që ti japë kënaqësi maksimale femrës që dashuron ,madje qysh në lashtësi në disa vende "arti i dashurisë" zhvillohej edhe si lëndë në shkollë dhe në të shkruhej si ligj se "buri ka të drejtë të mendojë për kënaqësine e tij vetëm pas kënaqësis së gruas ose njëkohësisht me të ".
Edhe ne kulturën evropiane flitej për ledhatimet e ëmbla erotike të cilat kishin si qëllim ti japin gruas kënaqësinë maksimale.Disa popuj të lindjes që në lashtësi e quanin çështje nderi që buri ti ofronte kënaqësinë maksimale femrës që dashuronte .
Shfaqja e ndjenjave në martesë dhe jeta seksuale normale janë të lidhura e të kushtëzuara në nivelin e kulturës bashkëkohore.Për të ashtuquajturin “Art të jetës së lumtur” në martesë është e domosdoshme të shkruhet dhe flitet edhe në kohën e sotme si faktor me rëndësi që siguron lumturinë bashkëshortore dhe hap perspektiva për zhvillimin e personalitetit të partnerëve. Ky "art"kërkon që energjitë e instikteve të ndryshëm përfshirë edhe përdorin tjetër të vendos varësisht nga niveli i kulturës personale.Prandaj si kusht i domosdoshëm për normalizimin e jetës seksuale është ngritja e nivelit të kulturës dhe shqetësimi human për të jetuar me përjetimet dhe ndjenjat e njeriu që dashuron .Tolstoi shkruante se njeriu duhet të jetonte me mendimet e tij, por me ndjenjat e tjetrit .Kjo thënie e mençur vlen në mënyrë të veçantë për jetën bashkëshortore .
Siç pamë femrat nga vetë natyra janë më të ndjejshme e delikate se sa burat , prandaj kanë nevojë për trajtim të ëmbël dhe të ngrohtë .Një ngritje e zërit ose një kundërshtim i prerë nga ana e burit mund ta lëndojë e ta ftohë gruan .Nga ana tjetër të njëjtën grua mund ta gëzoje edhe një shenjë dashamirësie nga ana e burit , një buzëqeshje ,dhuratë .Këto zbukurojnë dashurinë dhe janë të nevojshme në dashuri .Femrat përgjithësisht janë me mirënjohëse ,më humane altruiste se sa meshkujt .Këtë e shpreh bukur edhe një fjalë e urtë e cila thotë :
"Gruas po ja dhe dorën kur është ngushtë , ta jep shpirtin kur është lirë ”
Prandaj edhe egoizmi ndjehet shumë nga femrat.
Si e përshkruani egoizmin ju personalisht?
Përse natyra e femrës është më mirënjohëse dhe më humane se ajo e mashkullit?!
Mendoni që egoizmi shkatarron dashurinë?