A duhet kritikuar dikë për shkak të ndjenjave që ka?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
A duhet kritikuar dikë për shkak të ndjenjave që ka?
Ndjenjat e dashurisë nuk mund të kontrollohen! Nuk mund t’i thuash zemrës: mos ndiej, mos dashuro. Sepse dashuria e papërmbushur është e barabartë me një mallkim, që vazhdimisht e riciklon veten deri në përjetësi.
Sa herë që jam përpjekur t’i ndrydh ndjenjat dhe të bëj të fortin, gjithnjë kam ardhur në përfundimin e njëjtë: sado që aktroja bukur, brenda meje nuk ndryshonte asgjë. Përkundrazi, në vend që të qetësoheshin, trazimet e shpirtit tim veçse tërboheshin edhe më shumë. Për një kohë të shkurtër, ato bënin sikur zhdukeshin, por ama vetëm sa për t’u kthyer më pas në trajtën e një urie shpirtërore shumë të furishme, që më pas nxiste disa uri të tjera, që shpirti ia diktonte trupit, derisa e gjitha shpërthente nga brenda në një vuajtje të heshtur që nuk mund t’ia shihja fundin. Ndihesha sikur kisha rënë në një vrimë të zezë që përpinte çdo ide dhe ndjenjë iniciative, dhe aty më përfshinte një dëshirë që të shndërrohesha në peshk, që të vuaja edhe unë nga harresa aty për aty, pasi e dija se çdo ditë e re nuk do të ishte asgjë tjetër përveçse edhe një takim tjetër i pashmangshëm me të rëndomtën e zymtë që e kisha krijuar vetë. Dhe kështu siç jam ndier unë, sot ndihen shumë e shumë të tjerë, të kurthuar në këtë gjendje apatie dhe të detyruar që të ndihen keq për shkak të ndjenjave dhe të mendimeve të tyre të vërteta.
Çfarë ironie kjo: të ndihesh keq pse ndien diçka?! Por ne as që habitemi më me këtë, sepse tashmë jemi mësuar me faktin se shoqëria jonë, pa asnjë lloj ngurrimi, merr guximin të futë hundët edhe në gjëra kaq intime. Shembulli më banal i kësaj është, fjala vjen, kur të pëlqen një varg apo strofë poetike kushtuar dashurisë (pak rëndësi ka se kush e ka shkruar) dhe vendos ta publikosh në profilin tënd apo e pëlqen te profili i dikujt tjetër dhe menjëherë fillojnë pyetjet: Çfarë ke? Kush të mungon? Për kë po vuan? Qëkur na u bëre kaq romantik/e?
Askush nuk duhet të kritikohet për ndjenjat e veta. Aq më tepër kur është fjala për ndjenjat që shpërthejnë në dashurinë mes një mashkulli dhe një femre, sepse, po aq sa duket e thjeshtë, në të njëjtën kohë kjo lloj dashurie është edhe një nga misteret më të mëdha të universit. Është pikërisht kjo lloj dashurie që ka fuqi t’i sfidojë dhe t’i lëkundë të gjitha kodet dhe rregullat që njeriu ia ka caktuar vetes.
(Rebelimi i Lúlus, fq 34-35)

Le ta diskutojmë!

burimi;
Albatros Rexhaj.

Ca te diskutojme moj? PSe publikove gjera per dashurin? loolloollool

epo mire kush eshte pa mekate te hedhi gurin e pare....se une per vete kam nje thes mbushur loolloollool
 
Citim; Shembulli më banal i kësaj është, fjala vjen, kur të pëlqen një varg apo strofë poetike kushtuar dashurisë (pak rëndësi ka se kush e ka shkruar) dhe vendos ta publikosh në profilin tënd apo e pëlqen te profili i dikujt tjetër dhe menjëherë fillojnë pyetjet: Çfarë ke? Kush të mungon? Për kë po vuan? Qëkur na u bëre kaq romantik/e?

Sa e vertete kjo, ne kete shkalle lundron shumica e shoqerise sone,injoranca brire ska!
Prandaj them une,bota punen e vet e une timen. :P
 
Ca jane mekatet haen pihen apo ? 😂
Janë përpjekjet për të mbushur boshllëqet, sipas Simone Weil 😁

Sa për temën. O Albatros, po ti dashuro e lëri të tjerët të jetojnë atë gjysmë jetë të tyre 🤦🏼‍♀️
 
po pertoj me u pergjigj por nuk eshte aq e lehte kjo gje jo! 🙂
 
Opo i bini qenit e qenes,dashkan ata,posiiii
Ska ndjenja sot,do operojme sipas tregut,robot me qene😝
 
Ndjenjat e dashurisë nuk mund të kontrollohen! Nuk mund t’i thuash zemrës: mos ndiej, mos dashuro. Sepse dashuria e papërmbushur është e barabartë me një mallkim, që vazhdimisht e riciklon veten deri në përjetësi.
aq i thua , sa i lu tomthat venit
mund te tentosh njehere, dy, ama me pas i ben topin ne maje te kokes , ndjenjes , personit dhe zemres !
 
Ne fakt edhe te tregosh emocionet e tua e ti hapsh ato ne te gjitha cepat e shprehjeve e mocionale dhe shpirtore tek personi qe ti ka ngacuar ato, nganjhere perdoret dhe eprdoret keqas por ka qe edhe perbuzet apo injorohet.

Te kesh e ndiesh dashuri e te ta perdorin ne kete far-feje sikur nuk tingellon mire sepse te vret e meqe personi ne fjale nuk ta vlereson mire, a nuk do te ishte te mos vazhdoje me ne kete atmosfere toksike?, pasi nuk ka vend me per kritike por per te ulur celesin e akullsise e lere ndjesine te ike.

Ne qofte se per te ti nuk je prioriteti numer 1 athere eshte e pa vlere cfaredo ti dhurosh atij personi.
 
I bashkohem 100% ketij komenti!
 
fiks!
 
Njishtas-

A duhet kritikuar dikush për shkak të ndjenjave që ka?

ose

A mund te kritikojme dikë për shkak të ndjenjave që ka?

sepse

A duhet kritikuar dikë për shkak të ndjenjave që ka?

eshte e shprehur gabim o Albatros😁

Dyshtas-

Kritika ne vetvete eshte shume gje e mire dhe pozitive kur behet ne menyre konstruktive, dmth, po, patjeter edhe mund te kritikojme vetem se kur behet fjale per ndjenjat nga njeri vesh te hyn e nga tjetri te del....kritika😁
 
Kur une bera nje koment te ngjashem ne nje teme tjeter, m'u kundervute duke e lajkatosur pa fund personin me te cilin debatova. :p
Une?? Nuk e mbaj mend. te lutem ma dergo ta shoh njehere :)
 
Nese nuk munde te kontrollohen ,mir eshte te largohesh kjo te jep mbrojtje..
por dhe duhet pasu kujdes nese nuk jan reciproke vetem lendime dot sjellin.
Te kritikosh tjeret ,nuk te jep shum te drejte(mundesh ti tregosh pasojat se munde te kete,por ti kritikoshe eshte veshtir sepse dallojn ndjenjat.
 
Kritiku jo ,po me perdor shkopin po qe nevoja 😋
 
Karkater i forte eshte ai qe gjykimet e botes si shef as per levozhga.
Problemi eshte kur dualiteti brenda nesh ne vetvete gjendet ne grindje e siper.
Aty don kujdes te gjeshe kordinatat e duhura me veten.
dhe shpesh duhet te jemi tolerant me veten tone,ti falim gabimet,ta rikuperojme kur duhet thyerjet,dhe ti japim mundesine e dashurise si burim te pare ushqyes ne vetvete.
 
A duhet kritikuar dikë për shkak të ndjenjave që ka?
Ndjenjat e dashurisë nuk mund të kontrollohen! Nuk mund t’i thuash zemrës: mos ndiej, mos dashuro. Sepse dashuria e papërmbushur është e barabartë me një mallkim, që vazhdimisht e riciklon veten deri në përjetësi.
Sa herë që jam përpjekur t’i ndrydh ndjenjat dhe të bëj të fortin, gjithnjë kam ardhur në përfundimin e njëjtë: sado që aktroja bukur, brenda meje nuk ndryshonte asgjë. Përkundrazi, në vend që të qetësoheshin, trazimet e shpirtit tim veçse tërboheshin edhe më shumë. Për një kohë të shkurtër, ato bënin sikur zhdukeshin, por ama vetëm sa për t’u kthyer më pas në trajtën e një urie shpirtërore shumë të furishme, që më pas nxiste disa uri të tjera, që shpirti ia diktonte trupit, derisa e gjitha shpërthente nga brenda në një vuajtje të heshtur që nuk mund t’ia shihja fundin. Ndihesha sikur kisha rënë në një vrimë të zezë që përpinte çdo ide dhe ndjenjë iniciative, dhe aty më përfshinte një dëshirë që të shndërrohesha në peshk, që të vuaja edhe unë nga harresa aty për aty, pasi e dija se çdo ditë e re nuk do të ishte asgjë tjetër përveçse edhe një takim tjetër i pashmangshëm me të rëndomtën e zymtë që e kisha krijuar vetë. Dhe kështu siç jam ndier unë, sot ndihen shumë e shumë të tjerë, të kurthuar në këtë gjendje apatie dhe të detyruar që të ndihen keq për shkak të ndjenjave dhe të mendimeve të tyre të vërteta.
Çfarë ironie kjo: të ndihesh keq pse ndien diçka?! Por ne as që habitemi më me këtë, sepse tashmë jemi mësuar me faktin se shoqëria jonë, pa asnjë lloj ngurrimi, merr guximin të futë hundët edhe në gjëra kaq intime. Shembulli më banal i kësaj është, fjala vjen, kur të pëlqen një varg apo strofë poetike kushtuar dashurisë (pak rëndësi ka se kush e ka shkruar) dhe vendos ta publikosh në profilin tënd apo e pëlqen te profili i dikujt tjetër dhe menjëherë fillojnë pyetjet: Çfarë ke? Kush të mungon? Për kë po vuan? Qëkur na u bëre kaq romantik/e?
Askush nuk duhet të kritikohet për ndjenjat e veta. Aq më tepër kur është fjala për ndjenjat që shpërthejnë në dashurinë mes një mashkulli dhe një femre, sepse, po aq sa duket e thjeshtë, në të njëjtën kohë kjo lloj dashurie është edhe një nga misteret më të mëdha të universit. Është pikërisht kjo lloj dashurie që ka fuqi t’i sfidojë dhe t’i lëkundë të gjitha kodet dhe rregullat që njeriu ia ka caktuar vetes.
(Rebelimi i Lúlus, fq 34-35)

Le ta diskutojmë!

burimi;
Albatros Rexhaj.

Edhe pse eshte veshtire te kontrollohen ato duhet te kontrollohen!
 
Nese nuk munde te kontrollohen ,mir eshte te largohesh kjo te jep mbrojtje..
por dhe duhet pasu kujdes nese nuk jan reciproke vetem lendime dot sjellin.
Te kritikosh tjeret ,nuk te jep shum te drejte(mundesh ti tregosh pasojat se munde te kete,por ti kritikoshe eshte veshtir sepse dallojn ndjenjat.
🤣😝
 
Te kritikosh dikë asnjëher nuk është e drejt, përpara shih veten në pasqyrë dhe bëj autokritikë, pastaj shofim e bëjm.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top