A duhen ndaluar këto lloj eksperimentesh?

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Duket si një skenë nga filmat fantastiko- shkencore të Hollivudit, një racë që është gjysëm njeri e gjysëm majmun.
Por shkencëtarët kryesore në botë kanë kërkuar sot që të ketë rregulla të reja më të forta për të ndaluar që një skenar i tillë horror të kthehet në realitet.
Në një raport me nota të forta, ata kanë paralajmëruar se këto eksperimente po kalojnë kufijtë etikë dhe se përpjekjet ekstreme për t’u dhënë kafshëve në laborator atribute të njerëzve, duhen ndaluar.
Akademikët thonë se rreziku i eksperimenteve shqetësuese kafshë- njeri është real.
Vitin e shkuar më shumë se 1 milion eksperimente janë kryer në kafshë të modifikuara gjenetikisht me AND njerëzore. Qëllimi është të testohen ilaçe të ndryshme.
Por frika më e madhe ka lindur së fundmi kur majmunëve, në kërkim të një kure për Alchajmerin, po u injektohet inteligjencë njerëzore. Një nga shkencëtarët që ka përgatitur raportin thotë se një gjë e tillë duhet rimenduar.

284798_255102707834491_141388129205950_1171369_6382766_n.jpg



Marr nga Kuriozitete&Enigma nga FB
 
Pe: A duhen ndaluar këto lloj eksperimentesh?

Kush nuk bohet polic
 
Pe: A duhen ndaluar këto lloj eksperimentesh?

Prit prit dhe pak dhe kur ti shofesh kafshet duke los domino me dopio 6 ne dor :P :P :P
 
Titulli: A duhen ndaluar këto lloj eksperimentesh?

Njeriut nuki bëhet vonë për asgjë.
Ai në rast rreziku e asgjëson edhe rasën e vet, e lëri
më të tjerat.

Natyrisht që duhet ndaluar këto eksperimente, por dyshoj se dikush do të rrespektojë atë!
 
Pe: A duhen ndaluar këto lloj eksperimentesh?

Sa do ti behen injektime te ndryshme per te arrit inteligjencen njerzore .....kurre nuk mund te arrij ne nivelin e nje njeriu .Ndergjegjia eshte ajo qe na dallon me shume nga kafshet :P fundja ata asnje here nuk mund te kene ndergjegjie .
 
Re: A duhen ndaluar këto lloj eksperimentesh?

Inteligjenca e njeriut eshte dicka qe fitohet ne baze te arsyes,kafshet skane arsye as qe do e kene ndonjehere,mund te arrijne nje nivel te kenaqshem ineteligjence,por sa te njeriut jo..Njeriu eshte nje qenie ne evolim edhe ne zbulime te njepasnjeshme,inteligjenca e tij ska kufij as mendohet se ndonjehere do jete e ndalur...Kurse kafsha inteligjenca e seciles do jete gjithmone ne varesi te faktoreve te jashtem...
 
Back
Top