A do të zhduket tërësisht nga përdorimi paraja “cash”?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
A do të zhduket tërësisht nga përdorimi paraja “cash”?

paraja-kesh-2.jpg

Financë – Me një mjet ligjor pagese mund të paguash gjithnjë – pavarësisht se me marrëveshje mund të jetë rënë dakord për një mjet tjetër pagese. Por në shumë vende, konsumatorët nuk mund të paguajnë dot ngado e sa duan në para kesh, pasi shumë nga qeveritë në BE po çojnë përpara një fushatë për kufizimin, apo nxjerrjen “jashtë loje” të parasë fizike në qarkullim. Përse?

Në fakt, çështja është e qartë. Paragrafi 128 i marrëveshjes së BE-së përcakton saktë se bankënotat e shtypura nga Banka Qendrore Europiane janë të vetmet që vlejnë brenda Unionit si “monedha të ligjshme”. Me një mjet ligjor pagese mund të paguash gjithnjë – pavarësisht se me marrëveshje mund të jetë rënë dakord për një mjet tjetër pagese.

“Cash is king”? Me gjithë këtë përqasje ligjore të garantuar të bankënotave të nxjerra në qarkullim nga shteti, shumë nga qeveritë e vendeve të BE-së po çojnë përpara një fushatë për kufizimin apo nxjerrjen “jashtë loje” të parasë fizike në qarkullim. Ajo në disa qarqe libertariane e kritike ndaj shtetit, cilësohet shpesh si “luftë kundër parasë cash“.

Një hap spekulativ në drejtim të së ardhmes pa para cash po tenton të bëjë qeveria daneze. Ajo ka hartuar pikërisht një plan qeveritar për të stimuluar ekonominë, për bizneset e vogla, pikat e karburanteve, restorantet etj., për t’ua hequr atyre detyrimin e deritanishëm ligjor për të mbledhur para cash.

Kjo nismë arsyetohet me kostot që sjell me vete pagimi dhe përpunimi i parasë cash. Në vendet nordike, pagesat elektronike prej kohësh tashmë e kanë tejkaluar kohën e humbur me numërimin e parave cash përtej elementeve të tjera pozitive.

“Cash is king”?

Vendet romanike – sipas gazetës së specializuar gjermane të financave, “Handeslblatt” – prej disa viteve po ecin në një rrugë tjetër, me synimin për të penguar lulëzimin e ekonomisë së zezë e informale dhe për të penguar evazionin fiskal, duke kufizuar përdorimin e parasë cash. Ato e ndalojnë pagesën e llogarive të mëdha e ndërkaq, edhe të atyre të mesme me para “të thata”.

Qeveria franceze po planifikon që shtetasit me pasaportë franceze ta ulin vlerën e kufizimit me të cilin lejohet të paguash cash nga 1.500 euro në 1.000 euro.

Në Itali, ky kufi për pagesat cash ka hyrë në fuqi që prej fundit të vitit 2011. Ish–shefi i qeverisë italiane, Silvio Berlusconi, foli asokohe për “një rrezik real, nëse kalohet kufiri për policën shtetërore fiskale”.

Në Greqi, kufiri mund shkojë në 70 euro

Në Greqi, kufiri për pagesat në cash u zbrit deri në 500 euro dhe në negociatat me kredidhënësit europianë madje po përflitet të hyjë në fuqi edhe kufiri prej 70 eurosh. Shteti federal amerikan i Luizianës e ndaloi së fundmi shitjen e çdo malli të këmbyer me para cash.

Blogeri financiar libertarian, Martin Armstrong, përballë të tilla zhvillimeve, flet për “epokën e totalitarizmit ekonomik”.

Edhe në Gjermani, ku paraja cash përdoret ende rëndom, shteti ka një marrëdhënie të paqartë me të, sipas “Handelblatt”. Në ligjin e Bankës Federale, është e sanksionuar se bankënotat në euro janë të vetmet mjete pagese “ligjore të pakufizuara”.

Por si “Thesar” ai refuzon të pranojë këtë “mjet pagese të pakufizuar ligjor” për balancimin e borxheve e të taksave. Sidoqoftë, në vlerësimet tatimore, paratë cash nuk pranohen.

Në vende të rajonit tonë, si Serbia apo Mali i Zi, janë reduktuar në minimum përdorimi i parasë cash dhe janë bërë disa hapa për formalizimin e ekonomisë, por, nga ana tjetër, kufizimi në nivele kaq të ulëta i përdorimit të parasë cash në vende ku sidomos të ardhurat dhe këmbimet janë të ulëta, ka sjellë kritika të bazuara. Sidoqoftë, dilema mes aksiomës, “Cach is King” dhe idesë moderne të përdorimit të parasë në qarkullim e pagesa, sipas ekspertëve, do të tronditet rëndë në vitet e dekadat në vijim.
g.shqip
 
Titulli: A do të zhduket tërësisht nga përdorimi paraja “cash”?

e gjitha kjo per cfare?? per te ndjekur levizjet , hyrjen dhe daljen ..perdorimin!
me vjen zor tju thuash klienteve jo ste jap x cash ..perse kur jan te tyret??? mendoni qe me kete levizje nuk ka me mospagim fiskal apo qe ato qe levizin ekonomine po ikin dhe po rihapin bizneset ne vende te tjeta me me pak fiskalitet???!! cfar fitoj shteti qe i "largoj"??
te jete kostoja e prodhimot te cash??
te jete pasuria e cdo shteti ne zeca dhe mosperballimi i shtypjes se monedhes??

kohe me pare kam lwxuar nje artikull ne nje revizte prestigjoze per nje zbulim ose me sakt per nje arritje te nje grupi shkenctaresh qe punonte nga 10 vite (kostoja mbi 500miliard dollar) dhe si perfundim nxjerrin krijesen e tyre :dy panel (si ato te supermarketeve qe jan me sensor nese ke vjedhur bie alarmi) me funksionim gjenial .kan zbuar qe rrahja e zemres eshte si dna pra per cdo person eshte e ndryshme ka nje onde manjetike unike dhe keto dy panelet do ishin ne gjendje te identifikonin perdonin dhe sipas tyre sdo duhej te perdornim ad karta as cash por thjesht do na karikoheshi. mbi kete frekuenc leket..borxhet tona... imagjinoni pak te ikesh ne supermarket e te blesh cdo kalon dhe te del sa lek ke sa pagua.... viva privacy e viva teknollogjia ne disa raste po humbet ajo qe quhet umane..po mekanizohemi gradualisht na mungon vetem mikrocipi.....
 
Per injektimin e microchipit nen lekure ka kohe qe flitet se do te filloj se zbatuari. Nese nuk gaboj disa vullnetar nga x kompani e kane testuar tashme ne trupin e tyre.
Ideja eshte e njetja me ate qe e ke pershkruar larte sa i perket pagesave, por per shkak te amortizimit te paknaqesive eventuale do te propagandohet si chip i cili mbi te gjitha do te jete kujdestar i shendetit tone. Dmth do te na lajmeroj ne kohe reale per ndonje crregullim eventual ne organizmin tone.
 
kir e kan kafshet..nrml qe e kan eksperimentuar mbi njerzit... po po tamom per shendetin ...... hmmmm me egzakt nje gps nje spia nen lekure..njerez te lire ne max .. po bejn edhe organe mekanike me shprese ne 2030 gjysem celik....pak oroni e tepruar mfal por jam absolutisht kundra!
 
Kontra jam edhe une por vjen koha kur nuk na pyesin, per fat te keq.

Nje dite e bejne obligative.
 
Titulli: A do të zhduket tërësisht nga përdorimi paraja “cash”?

Po ne qe fshihemi me keto, si do ia dalim tani e pastaj?Boo:(
 
Titulli: A do të zhduket tërësisht nga përdorimi paraja “cash”?

Rreth mikrochipit qe e ceke, RFID CHIP

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: A do të zhduket tërësisht nga përdorimi paraja “cash”?

Jo Inshallah :hmm:se kam merak me i njeh me dore e mej pa me sy :hi:po s'preka me dore si besoj une edhe 1 milun ojro mej pas :qerpiku:
 
Titulli: A do të zhduket tërësisht nga përdorimi paraja “cash”?

per tju kthyer temes cash .. ateher sdo na duhen :))) pasi do i kemi te karikuara si kredit ...
duhet vetem te krijojne nje mikro neuron me rolin istalus.. kur sbo sinaps neuroni qe nuk trazmeton ingormacionin te nderhy neuroni mekanik ( kjo po qe do sherbente :p)
 
Titulli: A do të zhduket tërësisht nga përdorimi paraja “cash”?

Ca thoni ju mer? Kart Krediti ne Shqipri?
Pse ca u bo ketu? Zvicer e?
 
Titulli: A do të zhduket tërësisht nga përdorimi paraja “cash”?

Me mire me karta, sdo prodhohen me leke, sdo pritet me peme per te bere letra...Do kemi me shume oksigjen:p

Sa keq eshte kur mbetesh ne mes te rruges se jo gjithandej pranohet karta, dhe ske as nje qindark ne xhep?
Viva revolucioni lekeve... Nje rezerv lekesh me detyrim ne portofel, e per te tjerat karta.
 
Titulli: A do të zhduket tërësisht nga përdorimi paraja “cash”?

Me karte s'di se sa prish....veç kur shef bank statement dhe e ve re qe e ke tepru :p
 
dhe jo vetem, se per tipa si puna ime qe jane te hallakatur ,ka shume rrezik qe te ngelem tek dera bankes per riprodhim karte...
 
Po ti bej nje lidhse e mbaje ne qaf si varse.. :p
 
Titulli: A do të zhduket tërësisht nga përdorimi paraja “cash”?

Me karte s'di se sa prish....veç kur shef bank statement dhe e ve re qe e ke tepru :p

Cdo muaj vjen llogaria ne shpi ku te thote sa ke harxhuar dhe ku ,sa te kane mbet e sa jane shtuar... Kur isha ne Suedi perdornim kartat dhe ishte me e lehte si perdorim te pakten mua kshu mu duk..Pastaj cdo dite mund te mbash shenime per mos e tepruar!
 
ndonje cudi mos te te duket, i vetmi problem eshte se duke qene se hajduteria ne Shqiperi behet nga qafa , do me kpusin qafen :p
 
Titulli: A do të zhduket tërësisht nga përdorimi paraja “cash”?

Shqiptaret e kane zevendesuar prej kohesh parane me durimin dhe shpresen :fiu:

hajduti
 
Titulli: A do të zhduket tërësisht nga përdorimi paraja “cash”?

Cdo muaj vjen llogaria ne shpi ku te thote sa ke harxhuar dhe ku ,sa te kane mbet e sa jane shtuar... Kur isha ne Suedi perdornim kartat dhe ishte me e lehte si perdorim te pakten mua kshu mu duk..Pastaj cdo dite mund te mbash shenime per mos e tepruar!

E ca deshe te thuash ti me kete qe ke qene ne Suedi?
 
Titulli: A do të zhduket tërësisht nga përdorimi paraja “cash”?

Paraja "letra" me e piset sa nuk mdot vetem duart por edhe shpirtin ,etiken dhe humanitetin ... Arma me e forte e djallit ne nje menyre apo ne nje tjeter do egzistoje gjithmone vlera e dickaje dhe si rrjedhoje pagesa e saj!!
 
Titulli: A do të zhduket tërësisht nga përdorimi paraja “cash”?

Mem degju mu edhe zhduket ashtu keshtu shumicen e muajit jemi pa to ::cool::
 
Hahaha i bie te mos kemi bere pakt me djallin :)
 
Pa leke as mekatet nuk behen
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top