A do te shpetohet ekonomia globale nga financa islamike?

Ado

FISEBILIL-LAH
NESE NUK E KA VENDIN KTU QITNE KU DUHET :D





Nga : Sabina Morandi
http://www.islam- online.it/econ_isl. htm
http://www.ariannae ditrice.it/ articolo. php?id_articolo= 17883
Perktheu :Vajada Keçi Manjani


Le te udhetojme pak ne kohe: Prill 2010

Nje ndihme e pa pritur mberrin nga vendet arabe per te ndalur krizen e likuiditetit qe po terheq ekonomine perendimore ne gremine. Financa Islamike e cila per arsye fetare e ndalon spekullimin nuk eshte prekur nga infeksioni i kredive per shtepi i cili pushtoi Shtetet e Bashkuara. Ndihma ofrohet ne kembim te shitjes se naftes ne euro per te kompensuar efektet e zhvleresimit te dollarit. Ja ku kryeqytetet evropiane pranojne me mjaft entuziazem kete propozim, ndersa Shtepia e Bardhe per arsye thjeshte ideologjike, preferon t'iu leshoje bankave kineze asetet e saj, banka te cilat jane tashme prej vitesh kreditoret kryesore te Shtepise se Bardhe. Keshtu, ne Bruksel dekretohet se: qe ketej e tutje do te kremtojme se basku me muslimanet mbylljen e Ramazanit ne shenje mirenjohjeje. ..
Fantashkence? Ne fakt kemi ecur pak perpara me parashikimin tone...ndaj le te kthekemi ne te tashmen. Behet fjale per pak muaj me pare, ne shkurt te 2008 kur ne mes te krizes se kredive per shtepite qe zuri Shtetet e Bashkuara, ne Bahrejn, nje nga shtetet me te pasura te Gjirit Persik u organizua nje summit mbi financat Islamike.
Pikerisht ate dite, ne menyre befasuese guvernatori i bankes qendrore Rashid el Maraxh dha nje deklarate per gazetaret e agjensise se lajmeve REUTERS ne te cilen tha:
" …Biznesi i financave Islamike nuk eshte prekur nga pasojat e krizes se huave Subprime (hua teper te rrezikshme te karakterizuar nga nje perqindje interesi dhe rrezikshmeri e larte - wikipedia sh.p). Perkundrazi, kriza e kredive mund te favorizoi perhapjen edhe jasht tregjeve te Gjirit Persik apo atyre Aziatike te prodhimeve financjare ne perputhje me parimet Islame..."
Mbas kesaj deklarate tronditese, guvernatori ilustroi te dhenat e fundit te mbledhura nga instituti bankar Abcb.bh sipas se cilave vlerat e paketave BOND dhe vlera e huave te te cilat jane ne perputhje me rregullat e Kur'anit arrijne 5 miliard dollare.
Keto shifra jane me se te besueshme. Shume analiste parashikojne se ne vitin 2010 fondet ne perputhje me rregullat e Islamit do te gjenerojne nje xhiro e cila do te kape shifrat e qindra miliardave dollare, vlere e cila do te rritet çdo vit me nga 15%. Ky biznes pothuajse nuk u perfshi fare nga kriza e kredive per shtepi e cila preku ShBA-n.
Guvernatori i Bankes Qendrore te Bahrejnit iu pergjigj me miresjellje gazetareve te habitur nga keto rezultate:
"Feja jone, i ndalon huate e bazuara ne interes, apo ne tregetine e borxhit, çdo produkt financiar duhet te jete transparent dhe mbi te gjitha duhet te perputhet totalisht me rregullat Kur'anore."
Investitori musiman kurrsesi nuk mund te bleje produktet financiare komplekse, si per shembull famekeqi " colaterized debt obligation" i cili paraqitet enigmatik dhe i pa kuptueshem. Njeri prej shkaktareve kryesore te furtunes qe solli uragani subprime ne Amerike.
Ne vitin 2007 Arab Banking Corporation (Abcb.bh) pesoi humbje te konsiderueshme per shkak te titujve subprime, humbje qe arriti ne 38%. Kjo krize perfshiu pjesen e sherbimeve tradicionale te ofruara nga kjo banke dhe kurrsesi nuk preku llojin e ri te sherbimeve financjare , ato ne perputhje me ligjet Kur'anore. Sherbime qe banka Abcb.bh ka vene ne dispozicion te shume klienteve te saj sikurse kane bere dhe shume banka te tjera.

Pra akoma nuk kemi arritur ne kolapsin imagjinar te ilustruar ne fillim te ketij shkrimi, por mund te themi fare mire se financa boterore vazhdon te dobesohet nderkohe qe fenomeni i ri i finances islamike tashme eshte mjaft i konsoliduar, te pakten sa per te terhequr vemendjen e Perendimit.
Behet fjale per rreth 200 institucjone financiare, me rreth 400 miliard dollar fonde, te cilat rriten me nje ritem vjetor prej 20% nga te dhenat e tre vjeçarit te fundit, kjo duke detyruar institucionet te vendosin tregues te posaçem per to; si shembulli i "Down Jones Islamic Index". Behet fjale per nje miliard e gjysem musliman te perhapur ne te gjithe planetin.
Ky zhvillim i pa pritur vjen per pasoje e shume faktoreve. Ne fillim ishte Arabofobia e post 11 Shtatorit e cila shtyu shume muslimant te terheqin kapitalet e tyre nga bankat e ShBA duke i investuar gjetke. Kujtojme qe sasia e ketyre kapitaleve u rrit ne menyre eksponenciale pas vales se ngritjes se çmimit te naftes. Me pas erdhi renia e menjehershme e dollarit dhe ne fund kriza e kredive te shtepive. Kjo e fundit shkaktoi nje arrati te menjehershme te kapitalit nga tregu imobiliar ne kerkimin frenetik te vendeve me te sigurta per depozitimin e parave. Dhe ja ku "fondet e Kur'anit" dalin ne menyre te papritur si vendi me i mire per kete qellim.
Ajo çka me teper te ben pershtypje eshte se vendet islamike kane arritur te bejne nepermjete fese ate çka vendet perendimore nuk arriten te bejne me ane te etikes: Ndertimi i nje sistemi financiar te shendoshe, i lidhur ngushte me realitetin produktiv dhe te jene te mbrojtur nga infeksioni i ekonomise kriminele. Loretta Napoleoni ne librin e saj "Ekonomia maskareshe, ana e erret e nje rendi te ri boteror", pohon se : "Financat Islamike nuk pranojne institucjone si hadge founds apo private equity te cilat meren me shume fishimin e parave duke i spostuar drejt investimeve me rrisk dhe rendiment te larte.
Paraja, nje mjet i prodhimtarise ! Keshtu paten pohuar fillimisht Adam Smith dhe David Rikardo. Ky parim gjendet i ngurosur edhe ne Sukuk, obligacjonet Islamike te cilat duhet te jene te lidhura me investimet reale. Nje shembull eshte ndertimit te nje autostrade me pagese te cilat nuk kane mundesi te kene qellime spekulative.
Per me teper rrespektimi i konceptit te" haramit" jo vetem qe garanton se aktivitetet financiare te ushqyera nga parate tona te mos i afrohen aktiviteteve si prodhim-shperndarja e alkoholit , duhanit apo mishit te derrit. Por ka te bejne edhe me aktivitete te tjera te cilat Kur'ani i ndalon, si trafikimi i armeve, kumarit apo pornografise. Ketu bien dakord dhe shume laike apo besimtare te feve te tjera. Por kete shume pak banka perendimore e garantojne. Siç dihet gjer ne fund te mesjetes edhe krishterimi e denonte fajden e cila ishte mareveshja per pagimin e nje huaje me interesa te pa perballueshme dhe shpesh here abuzive.
Thenia e famshme aristoteliane "paraja nuk mund te gjeneroj parene" zuri nje vend te rendesishme ne koncilin e dyte te Lionit me 1274. Ne te u ndalua kategorikisht fajde-ja duke e konsideruar si shitja e parave dhe marja e fitimit te saj ne nje moment te dyte, sipas pjesemarresve te ketij koncili marrja e interesit nuk mund te justifikohej nga "kalimi i kohes" duke qene se ne ate epoke "koha" konsiderohej si prone publike e cila nuk mund te shitej apo blihej. Ndaj kjo u konsiderua si mekat sado te ishte perqindja e interesit.


Ky ndalim aristotelian dhe evangjelik u harrua me perhapjen e tregjeve ne te gjithe boten ndaj me kalimin e kohes ai mbeti vetem ne Islam.
Ne 1970 u krijua Organizata e Konferences Islamike (OKI) me qellimin kryesor bashkimin e vendeve muslimane ne shume aspekte.Ne kete menyre u kthyen ne plan te pare çeshtjet qe kane te bejne me ekonomine islame duke bere te mundur perhapjen masive te institucioneve kerkimore ne kete fushe.
Puna qe kerkohej nga keto institucione nuk qe aspak e thjeshte, behej fjale per pershtatjen e nje sistemi mesjetar nje ekonomie dinamike dhe globale qe po perjetonte nje perhapje marramendese.
Nderkohe qe ekonomistet dhe komentuesit e Kur'anit benin perpjekjet e tyre per te arritur ne nje zgjidhje, çmimi i naftes katerfishohej. Konferenca e rradhes e OKI ne 1974 vendosi te themelonte Banken Islamike per Zhvillim. Institucion ky me qender ne Gedda, i cili vuri themelet e nje sistemi per ndihmat e ndersjellta te bazuara mbi principet Islame, sistem ky i cili paraqitet ne ditet e sotme si mjaft i konsoliduar. Ne 1975 u themelua per here te pare ne Dubai nje banke private me principe Islame, ajo u quajt Dubai Islamic Bank. Kjo solli nevoja te reja si ajo e themelimit te nje shoqate nderkombetare per vendosjen e normave gjenerale dhe monitorimin e interesave te perbashketa.
Pakistani qe vendi i pare i cili dekretoi islamizimin e te gjithe sistemit bankar ne 1979, shembull i ndjekur menjehere nga Sudani dhe Irani. Tashme u be e qarte juristeve musliman se kish ardhur koha te pershtatej tradita pre-kapitaliste nevojave te shoqerise bashkekohore.
Duket se feja Islame eshte shume e favorshme karshi tregtise, para revelates hyjnore Profeti i Islamit e ushtronte vete kete si profesion.
Shprehja e Aristotelit kushtezonte fitimet e finances se "paster". Islami ndalon veçanerishte "RIBA"-ne, fjale e perkthyer si "kamate" ne realitet do te thote "shtese". Ne pergjithesi bien ne sy kontradiktat lidhur me interpretimin e kesaj fjale. Sipas disa dijetareve "riba" i referohet te gjitha formave te interesit fiks ndersa per te tjere dijetar ribaja i referohet vetem interesite te tepert. Ne te vertete, pa hedhur poshte principin e kthimit te parave te dhena hua, Islami nuk pranon anen fikse dhe te paramenduar te interesit si dhe gjithashtu te gjitha aspektet e shfrytezimit te debitorit .
Islami perqafon ndarjen e barabart te humbjes dhe te fitimit. Kjo qe nga fillimet e Islamit , atekohe financa qe aplikohej e shoqeronte figuren e personit i cili merte borxhin me figuren e atij qe e jepte ate. Dijetaret musliman qe meren me financat Islamike me te drejte pohojne se ky sistem i pershtatet me se miri nevojave ekonomike te vendeve Islamike pa lene menjane dhe nevojat e saj morale e fetare. Ne fakt dime qe bakat klasike favorizojne ne dhenien e kredive ato qe posedojne kapitalin apo objekte e hipotekueshme qe lihen si garanci. Ndryshe nga financat Islamike te cilat favorizojne individet e zellshem por me pak fonde per biznes. Islami shton edhe nje dimension tjeter ekonomise, ate te lemoshes. Kjo behet me ane te mena xhimit te zekatit, praktik kjo e cila per muslimanet eshte nje obligim fetar. Bankat islame bartin mbi supe nje tjeter mision, ate te luftes kunder varferise. Sistemi i ri i finances Islame bazohet mbi dy principe Mudareba dhe Mushareka. Strumente te tjera "neutrale" si Murabeha (aty ku banka luan rolin e ndermjetesit duke blere vete makinare te cilat i duhen klienteve te saj dhe ja shet me pas atyre duke realizuar nje fitim te sajin), do te mund te luanin nje rol kalimtar i cili do t'i lejonte bankave te realizonin nje fitim teksa presin perhapjen e perdorimit te finances me pjesmarrje.
Edhe shperndarja e fitimit te krijuar nga depozitat bazohet mbi principin e ndarjes ne menyre te barabarte si te humbjes ashtu edhe te fitimit. Llogarite e kursimit ndajne fitimet e tyre ne baze te aktivit te grumbulluar nga institucioni dhe llogarite e investimeve te destinuara per te financuar sipermarrje ekonomike te vecanta ndajne fitimit e krijuar nga keto investimet. Nese e shohim nga pikepamja laike mendohet se nuk te ngushellon fort fakti se garantet e vetem te ketyre koncepteve te virtytshme jane autoritetet fetare te cilat vigjelojne mbi virtytet e bankave Islamike, te njejtat qe vigjelojne dhe ne therjen e rregullt te kafsheve sipas parimeve Islame. Por perballe katastrofes ekonomike te shkaktuar nga spekullatoret, pranojme se nuk do te na vinte keq edhe nese Papa ketu ne perendim t'i rikthehej tradites kishtare edhe ne kete fushe duke denuar ato qe luajne kumar me te ardhmen tone. / .:: FV.de - Këtu bisedohet Shqip - Startseite ::.
 
Shehrezadja me tregimet e veta kendej pari.,.
 
Xhebro, nuk eshte tregim. Para ca dite shikoja nje emison ne gjuhen angleze, dhe kishte te beje me kete teme.
 
Shehrezadja me tregimet e veta kendej pari.,.

hahaha, kam qenë edhe në një tjetër forum, aty hyri njëri dhe tek prezentimet i kishte sharë të gjithë antarët e forumit, kurse tjetri menjëherë pas postimit të tij kishte thënë "Faleminderit dhe mirë se vjen". Pak a shumë edhe ti ke vepruari si ai tipi tek postimi i faleminderimit, pa e lexuar temën mos jepni mendime të kota aman!
 
O njerez, dua te them vetem dicka...

Nuk e lexova tregimin deri ne fund, dhe nuk e analizova, por dua t'ju them qe islamizmi i istitucjonalizuar ne shtet nuk eshte fe.
Fakti qe vendet islamike kane qeveri konfesjonale (te bazuar mbi fene) nuk do te thote qe ato jane me mire.
Ndoshta ato do e rregullojne ekonomine e botes, por mos harroni qe kjo nuk do ndryshoje gje...Nuk eshte se do behen me te forta...
Jo per gje, por atje do vazhdoje akoma ligji i Kuranit, dhe ne bote do vazhdoje ligji i Kapitalizmit...
Nuk eshte se bota do ndryshoje...kete duhet ta keni te qarte:)
Dogmat nuk jane kurre perfekte:)
 
. Financa Islamike e cila per arsye fetare e ndalon spekullimin nuk eshte prekur nga infeksi…
Biznesi i financave Islamike nuk eshte prekur nga pasojat e krizes se huave Subprime (hua teper te rrezikshme te karakterizuar nga nje perqindje interesi dhe rrezikshmeri e larte - wikipedia sh.p). Perkundrazi, kriza e kredive mund te favorizoi perhapjen edhe jasht tregjeve te Gjirit Persik apo atyre Aziatike te prodhimeve financjare ne perputhje me parimet Islame..."oni i kredive per shtepi i cili pushtoi Shtetet e Bashkuara
Per me teper rrespektimi i konceptit te" haramit" jo vetem qe garanton se aktivitetet financiare te ushqyera nga parate tona te mos i afrohen aktiviteteve si prodhim-shperndarja e alkoholit , duhanit apo mishit te derrit. Por ka te bejne edhe me aktivitete te tjera te cilat Kur'ani i ndalon, si trafikimi i armeve, kumarit apo
pornografise.
Thenia e famshme aristoteliane "paraja nuk mund te gjeneroj parene" zuri nje vend te rendesishme ne koncilin e dyte te Lionit me 1274. Ne te u ndalua kategorikisht fajde-ja duke e konsideruar si shitja e parave dhe marja e fitimit te saj ne nje moment te dyte, sipas pjesemarresve te ketij koncili marrja e interesit nuk mund te justifikohej nga "kalimi i kohes"

Do te mendoja per nje cast se kane te drejte,po te isha injorant".
Kjo thenie asht e imja dhe jo e Aristotelit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top