A do të arrestohej kryeministri i Izraelit po të shkonte në Gjermani?

IMG_7769.jpeg

Ishin kryetituj që qeveria gjermane nuk do të donte t’i shihte: “Zëdhënësi i Scholzit le të kuptohet: Gjermania do ta arrestonte Netanjahun”, titullonte gazeta gjermane me tirazhin më të lartë “Bild Zeitung” të mërkurën në mbrëmje (22.05.) Edhe gazeta “Welt” shkroi: “Gjermania do ta ekstradonte Netanjahun, le të kuptohet zëdhënësi i qeverisë.”
Po mund të paramendohet kjo?
Që Gjermania të ndalojë me arrest liderin politik të shtetit izraelit apo madje edhe ta dorëzojë atë, nëse do të lëshohej urdhërarresti ndërkombëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kundër kryeministrit, Benjamin Netanjahu? Për kreun e partisë më të fortë opozitare, CDU, Friedrich Merz, thjesht mendimi për këtë është i padurueshëm. “Heshtja e qeverisë gjermane deri tek aludimi i zëdhënësit të qeverisë, se Netanjahu në tokën gjermane do të arrestohej, po kthehet vërtet në një skandal”, tha Merz për “Bild-Zeitung”.
Kërkesa për padi kundër Netanjahut dhe ministrit Gallant
Çfarë ka ndodhur?
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, avokati britanik, Karim Khan të hënën (20.05.) për shkak të dyshimeve për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte aplikoi për urdhërarrest kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, si edhe kundër tre drejtuesve të organizatës radikal-islamike palestineze, Hamas. Arsyeja; Vuajtja e madhe e njerëzve në Rripin e Gazës, pasi Izraeli u kundërpërgjigj ashpër ushtarakisht pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor vitin e kaluar. Khan e akuzon Netanjahun dhe ministrin e tij konkretisht se përdor si armë lufte vdekjen nga uria të njerëzve në Rripin e Gazës.
Pra janë kërkesa për urdhërarreste kundër drejtuesve si të Izraelit edhe të Hamasit, organizatës që nga shumë vende perëndimore, edhe nga Gjermania kategorizohet si organizartë terroriste. Khan i paraqiti njëherësh kërkesat që po verifikohen dhe shqyrtohen nga gjykata. A po vendos ai në një shkallë kreun e qeverisë izraelite me tre krerët e Hamasit? Pikërisht kjo gjë e zemëron Merz. “Thjesht kërkesa për urdhërarrest në të njëjtën kohë si kundër kryeministrit izraelit, Netanjahu edhe drejtuesit të Hamasit, Sinvar është një përmbysje absurde e viktimës dhe autorëve të krimit”, ka theksuar kreu i CDU.
Një qeveri e tensionuar
Se sa të vështirë e ka qeveria gjermane vërtet të pozicionet qartë në këtë rast, u bë e dukshme në konferencën e shtypit me zëdhënësin e kancelarit gjerman, Steffen Hebestreit. Dukshëm i tensionuar Hebestreit duhet t’u dilte përballë zërave të mërkurën, se Scholz ishte i “tronditur” nga njoftimi i kryeprokurorit. Hebestreit tha se “nuk mund të raportoj për tronditje dhe zemërim. Ne kemi bërë të qartë, se këtë e shohim si shumë kritike. Dhe kemi kujtuar qartë dallimet në lidhje me strukturën e shtetit të Izraelit, drejtësisë së tij të pavarur.”
A do të ishte i drejtë ligjërisht një urdhërarrest kundër Netanjahut?
Pra mund të vlerësohen ndryshe akuzat e gjykatës me seli në Hagë? Kjo sepse njëherë preket një shtet ligjor dhe njëherë jo? Vërtet që edhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare shprehin rezerva, nëse Khan mund ta kishte ngritur padinë kundër Netanjahut. Tek rregullat kryesore të gjykatës bën pjesë, sipas ekspertit Constantin Ganß në “Tagesspiegel”, se ajo mund të bëhet aktive, nëse shteti në fjalë nuk është i gatshëm apo nuk është në gjendje të fillojë vetë hetimet e veta. Si për shembull në vende diktatoriale. Por jo kjo në shtetin demokratik të Izraelit.
Dilema e qeverisë gjermane tani: Gjermania bën pjesë tek mbështetësit kryesore të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila që nga viti 2002 heton për shkelje si gjenocid apo krime lufte dhe jep edhe gjykime. Kundër personave, por jo kundër shteteve. Vetëm në vitin 2023, qeveria gjermane dha 20 milionë dollarë për gjykatën. 123 vende e mbështesin këtë gjykatë, që nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara. Por shtete të rëndësishme si SHBA apo Izraeli nuk e bëjnë këtë.
Gjermania dhe marrëdhënia e veçantë me Izraelin
Nga ana tjetër: Për Gjermaninë mbështetja e Izraelit është kauzë shtetërore, edhe si pasojë e historisë më të errët të Gjermanisë me vrasjen e miliona hebrenjve gjaë diktaturës naziste. Por a vlen kjo edhe për kreun e qeverisë Netanjahu personalisht? Hebestreit për këtë tha: “Parimisht ne jemi mbështetës të Gjykatës Ndërkombëtare dhe kjo do të mbetet kështu. Ne respektojmë të drejtën dhe ligjin.”
Edhe ai e kritikoi procedimin e Khan. “Vënia njësoj është se kryeprokurori zgjodhi një intervistë në CNN, dhe i shprehu në një frymë aplikimet për urdhërarreste si kundër tre krerëve të Hamasit edhe kundër kryeministrit izraelit e ministrit të Mbrojtjes.”
Kritikë e ashpër kundër Khan erdhi edhe nga ambasadori izraelit në Gjermani, Ron Prosor, por ai iu drejtua edhe qeverisë gjermane. “Tani kauza shtetërore ndodhet në testim, pa po e por.” Ai i quajti vlerësimet e qeverisë si “të pakapshme” dhe shtoi se “deklarata, që Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet, humb besueshmërinë, nëse na lidhen duart, që ta vemë këtë në zbatim”.
Reagime nga shtete të tjera
Vërtet shtete të tjera janë më të qarta në deklaratat e tyre krahasuar me Gjermaninë, kur pyeten nëse do ta arrestonin Netanjahun. Hungaria tha psh Jo. Ky vend e mbështet Gjykatën Ndërkombëtare, tha Gergely Gulyas, drejtuesi i zyrës së kabinetit të kryeministrit Orban. Por në rastin e vizitës në Hungari, Netanjahu nuk duhet të presë arrestimin. Edhe para ditësh, presidenti amerikan, Biden, e kishte cilësuar si zemëruese kërkesën e Hagës. Por SHBA asnjëherë nuk e ka mbështetur këtë gjykatë. Në Gjermani situata është ndryshe, e kështu edhe më e komplikuar.
Marrë nga DW

Attachments

  • 1716819304239.png
    1716819304239.png
    331.8 KB · Shikime: 1
T'i qajmë hallin kalorësit se i varen këmbët.
 
Per mendimin tim eshte mese e drejte qe jo vetem Gjermania por tere Europa ta denoje k’te qen .
 
  • Më pëlqen
Reactions: A2.
Jetojme ne nje periudhe te rrezikshme qe po hedh poshte jo vec historine, te kaluaren e po fshin gjithcka te vjeter, por dhe ligjet e traktatet "moderne" duke i lene vend vec kaos-it.
 
Paska kerku falje...per 45 viktima dhe 200 te plagosur😔
Kjo tregon humanitetin e tij, tregon qe eshte besimtar i devotshem dhe njeri i mire, tregon qe jeton e vepron sipas vargjeve te tores
Une them ti hiqet mandati i arrestit dhe ti kerkojne falje te gjithe ata qe e kane akuzuar pa te drejte, une i pari😔😔😔

Dhjetëra civilë të vd*ekur, Netanyahu: Sulmi i Izraelit në Rafah ishte gabim tragjik

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se sulmi ajror vdekjeprurës izraelit i së dielës në një kamp në Rafah ishte një gabim tragjik.

“Megjithë përpjekjet tona më të mira, për të mos dëmtuar ata që nuk janë të përfshirë, fatkeqësisht një gabim tragjik ndodhi mbrëmë. Ne po hetojmë rastin”, tha Netanyahu për sulmin në një fjalim në Knesset izraelit të hënën.

Të paktën 45 persona u vranë dhe 200 u plagosën pasi sulmi izraelit goditi një kamp për personat e zhvendosur, sipas zyrës së mediave qeveritare në Gaza.

Mekanizmi për gjetjen dhe vlerësimin e fakteve të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite po heton një sulm ajror të kryer në Rafah të dielën, tha Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në një deklaratë të hënën.

Po sa shume paskan qene keta ushtaret e hamasit?🤔🤔🤔

35000 mije ushtare te hamasit te vrare deri tani, 15000 mije prej tyre femije, 10000 mije prej tyre femra.(Hajde ushtri qe paska pas hamasi hajde, 75% e ushtrise femije dhe gra)🙄
80000 mije te plagosur , 60000 mije prej te cileve femra.

Ne nje numer kaq te madh betejash me armikun une mendoj qe i falet Izraelit dhe Netaniahut nje gabim kaq i vogel prej 45 te vdekurish.
 
Sikur te Ishte gjaku I jot … a do ta falje bien fjala ? 👀

Se eshte kollaj qe te ngresh nje Monster ne qiell kur nuk te prek as personalisht ty .
 
Doli që kishte qenë bazë armatimesh ajo shtëpi që u vranë shumë njerëz bashkë me dy krerët e hamasit. U vranë nga shpërthimet e municioneve të Hamasit.

'The explosion was really ours?' 'It was an ammunition warehouse...the Jewish bombing wasn't strong. It was a small missile' Israel released an intercepted phone call where Gazans acknowledge Israel wasn't to blame.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://www.facebook.com/ron.devries.9041/videos/1090249285393232?idorvanity=296673313353146
 
Qeke me katolik se Papa😁
 
Qeke me katolik se Papa😁
WhatsApp_Image_2023-12-24_at_10.34.27_1.jpeg

Armatimi i gjetur në Shkollë në Rafah.

Shtëpiat në Gaza kanë edhe raketa.

441185872_122160445976056568_8069392975883296284_n.jpg

Më shumë se 11000 raketa kanë qëlluar drejt Izraelit deri tani.
 
Shiko fotografinë 2219477

Armatimi i gjetur në Shkollë në Rafah.

Shtëpiat në Gaza kanë edhe raketa.

Shiko fotografinë 2219478

Më shumë se 11000 raketa kanë qëlluar drejt Izraelit deri tani.
Shiko ku eshte dallimi i madh mes meje dhe teje-
Une them qu ju shofte fara te gjithe terrostisteve ne bote, gjithe krimineleve, gjithe vrasesve dhe katileve, hamas, isis, hezbollah, organizata krishtere, islame apo çifute qofshin!
Thene kete besoj se ke mirekuptim kur mallkoj edhe terrorizmin shteteror dhe gjenocidin izraelit sepse ndryshe nga organizatat terroriste Izraeli eshte SHTET dhe jo çete kriminelesh(prezumohet te pakten).
Ka 75 vjet qe vret, pret, shperngul, sjell kolone çifute nga gjithe bota duke i vendosur ne tokat dhe shtepite e palestinezeve.
Ne emer te kujt e ben?
Ne emer te ciles llogjike?
Nejse, dallimi mes meje e teje qe une mallkoj te gjithe terroristet ne bote te cilesdo ngjyre qofshin.
Ti mallkon vetem Hamasin dhe justifikon masakren dhe gjenocidin izraelit.
Ne tema te tjera predikon biblen dhe paqen ketej justifikon gjenocidin e nje shteti.
Ky eshte dallimi mes meje e teje.
Une jam koherent, ti je militant çifut😁
 
Nuk ka gjenocid plako. Janë fantazira dhe propagandë, le të flasim me shifra.

441512153_122162050784056568_3123940832991343691_n.jpg

Pra të del që popullsia është rritur 6 fish.

Çfarë lloj gjenocidi qenka ky që popullsia rritet gjashtë fish ?

Shohim edhe me pamje. Kjo është Gaza datë 19 prill

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://www.facebook.com/61551697052795/videos/1542100063038337

Unë njësoj e mbështes luftën kundër Al Kaedës, Isisit dhe luftën kundër Boko Haram apo Talebanëve.

Nëse më thua që Izraeli që lufton për ekzistencë është shtet terrorist, unë nuk bie dakord se të sjell fakte.

Ashtu siç nuk bie dakord që Amerika apo Britania është një shtet terrorist që luftuan në Irak e në Afganistan. Me këtë logjikë edhe Shqipëria që ka marrë pjesë në misione paqeruajtëse në Afganistan e në Irak kundër terroristëve, na del sikur është shtet terrorist.

Sa për Izraelin e për Gazën, prapë do mbetet e Palestinezëve dhe Izraeli nuk kërkon luftë me Gazën. Pra do tërhiqet pas lufte vetëm se çështja është që nuk mund ta lërë në dorë të terroristëve.

Izraeli nuk e ka luftën me islamin e zakonshëm, ka dhjetëra xhamira në Izrael, dhe 2 milionë arabë, 1.7 milionë myslimanë. Myslimanët kanë të drejta të njëjta në Izrael me Izraelitët. Problemi është vetëm me arabët që luftojnë për xhihad e që duan të shkatërrojnë Izraelin.

Kurse arabët myslimanë që jetojnë në Izrael janë me nivel jetese shumë më mirë se vendet rrotull Izraelit.

438096849_122157133928056568_2421127194683669479_n.jpg

439998241_122156816066056568_4219119147299093288_n.jpg

Arabët myslimanë janë pjesë e shoqërisë Izraelite.

0213 ISRAEL_TECH_STARTUP women.jpg
 
Myslimani Arab dëshmon për Izraelin.

444153136_10160960083810568_7526696336676317051_n.jpg
 
Nuk ka gjenocid plako. Janë fantazira dhe propagandë, le të flasim me shifra.

Shiko fotografinë 2219480

Pra të del që popullsia është rritur 6 fish.

Çfarë lloj gjenocidi qenka ky që popullsia rritet gjashtë fish ?

Shohim edhe me pamje. Kjo është Gaza datë 19 prill

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://www.facebook.com/61551697052795/videos/1542100063038337

Unë njësoj e mbështes luftën kundër Al Kaedës, Isisit dhe luftën kundër Boko Haram apo Talebanëve.

Nëse më thua që Izraeli që lufton për ekzistencë është shtet terrorist, unë nuk bie dakord se të sjell fakte.

Ashtu siç nuk bie dakord që Amerika apo Britania është një shtet terrorist që luftuan në Irak e në Afganistan. Me këtë logjikë edhe Shqipëria që ka marrë pjesë në misione paqeruajtëse në Afganistan e në Irak kundër terroristëve, na del sikur është shtet terrorist.

Sa për Izraelin e për Gazën, prapë do mbetet e Palestinezëve dhe Izraeli nuk kërkon luftë me Gazën. Pra do tërhiqet pas lufte vetëm se çështja është që nuk mund ta lërë në dorë të terroristëve.

Izraeli nuk e ka luftën me islamin e zakonshëm, ka dhjetëra xhamira në Izrael, dhe 2 milionë arabë, 1.7 milionë myslimanë. Myslimanët kanë të drejta të njëjta në Izrael me Izraelitët. Problemi është vetëm me arabët që luftojnë për xhihad e që duan të shkatërrojnë Izraelin.

Kurse arabët myslimanë që jetojnë në Izrael janë me nivel jetese shumë më mirë se vendet rrotull Izraelit.

Shiko fotografinë 2219481

Shiko fotografinë 2219482

Arabët myslimanë janë pjesë e shoqërisë Izraelite.

Shiko fotografinë 2219483

Ajo tabela e pare e popullsise ne 36 dhe sot eshte propagande dhe devijuese!
Pse?
Sepse palestinezet lindin 15 here me shume se çifutet.
Gjenocid eshte kur shporr dike nga shpia e vet dhe e debon duke i zene token e duke sjelle te tjere ne vend te tyre.
Jam i sigurt qe ti e njeh gjenocidin e armeneve te 1906.Ska asnje dallim nga cfare bene turqit me armenet nga ajo qe ben Izraeli me palestinezet prej 75 vitesh.
Dhe kjo qe thashe me lart eshte FAKT, jo propagande.
Tabela jote nuk perjashton gjenocidin, opo fare fare nuk e perjashton, popullsia ka te beje me faktorin e lindshmerise dhe vdekshmerise dhe ketu palestinezet i kane ne favor te tyre keta dy faktore.
Izraeli do terhiqet nga Gaza?
Kur?
Pasi ta kete mbushur me kolone???
Sa per ato fotot qe ke sjelle te arabeve myslimane ne Izrael ato jane elementi tipik propagandistik, ato perfaqesojne veten e vet dhe jo palestinezet ne Gaze.

Une ty te kuptoj, ti je sionist dhe eshte e drejta jote te jesh😁

Nejse te kerkoj ndjese per dicka qe te thashe ne postimin para ketij per sa i perket postimeve te tua per vargjet biblike dhe mbrojtjen qe i ben nje shteti terrorist si Izraeli.
Me fal sepse ketu te kjo pike ti dhe shteti i Izraelit jeni shume koherente.
Ne fakt te dhjata e vjeter YHW(Yahwe) ka bere krime, masakra, vrasje dhe tmerre te llahtarshme qe krimet e izraeliteve sot kunder palestinezeve duken si zenka te vogla lagjesh.
Madje as vrasesit maniake me te medhenj te koheve moderne nuk i afrohen as te gishti i kembes vrasjeve dhe menyrave te krimeve te YHW.
Jam i sigurt qe e kupton shume mire per çfare e kam fjalen😉

Ti je gjithashtu koherent me veten tende, gjithmone kunder myslimaneve😁
Une ne disa raste kam qene dhe jam dakord me ty, si te rasti i Charlie Hebdo, apo Bataclan, apo trazirat ne Strassbourg kurse ketu kemi pikepamje te ndryshme.
Kjo do te thote qe une udhehiqem nga parimet(nuk jam shenjtor joooo, jam mekatar dhe shume madje😁) kurse ti udhehiqesh nga propaganda antimyslimane, gjithmone kunder myslimaneve, gjithmone ata e kane fajin.
Sa per ate qe thua se s'ka gjenocid ne Gaza🙄
Ti e njeh mire Biblen ndaj po te bej nje pyetje-
Kush eshte genjeshtra me e madhe e Djallit?

Po ju pergjigje kesaj pyetje i je pergjigjur edhe "dilemes" ka apo s'ka gjenocid.
Dhe me kaq e mbylla te kjo teme.
Jepi, posto foto dhe tabela.....propagandistike😁
 
Arabët 15 herë më shumë ?

Arabët dhe Izraelitët kanë lindshmëri të përafërt por kurrësesi 15 herë më shumë arabët, se i bie që një grua arabe të lindte 150 fëmijë. lool

Gjenocid kur shporr dikë ?

Atëherë gjenocid ka bërë shteti i Izraelit kundër vetë izraelitëve që jetonin në Gaza. I ka shpërngulur me forcë në mënyrë që Gaza të jetë vetëm e arabëve të Gazës.
Gaza iu dha arabëve që të bënin çfarë të donin aty, madje u përzunë me mijëra izraelitë nga Gaza vetëm që mos të kishte luftë
U përzunë 9000 Izraelitë nga Gaza dhe nuk ngeli më asnjë izraelit aty që më 2005.
U prishën 21 vendbanime hebreje në Gaza.
Atëherë pse u bë sulmi ndaj Izraelit sot që flasim ?
Pse u vranë njerëz të pafajshëm në Izrael dhe pse mbahen robër edhe tani që flasim 134 izraelitë?

Në foto janë ushtarë izraelitë që përzënë banorët izraelitë nga shtëpitë e tyre në Gaza. 2005

433555265_7283166598440264_7487821012396755106_n.jpg

Dhe sa për gjenocid, përsëri sot, në mënyrë që mos të bëhet gjenocid, ushtarët Izraelitë humbin jetën duke bërë luftë urbane.

Asnjë ushtri nuk është e përshtatur për luftë urbane dhe do të preferonte të përdorte artilerinë e ta rrafshonte një zonë lufte siç bën Putini në Ukrainë që lëshon me miliona predha dhe prapë për Putinin nuk thotë njeri që bën gjenocid pasi ka vrarë gjysëm milioni Ukrainas.

Tani nga burime ushtarake izraelite thuhet që për të mos bërë krime lufte, Izraeli sakrifikon ushtarët e këmbësorisë që shpesh humbin jetën në Gaza në luftime e në kurthe me shpërthime që ka përgatitur Hamasi.

288 ushtarë janë vrarë veç në ofensivën tokësore në Gaza. Por me një luftë me krime njerëzimi që do vriste çdo njeri, do kursehej jeta e këtyre 288 ushtarëve. Kurse Izraeli nuk e kursen jetën e qindra ushtarëve të vet, vetëm që të mos bëhet një luftë kundër konventave ndërkombëtare, e vetëm që mos të bëjë vrasje të të pafajshmëve.

Sa për Biblën, unë jam besimtar i krishterë që ndjek parimet e Dhiatës së Re, dhe ti më flet për Dhiatë të vjetër të cilët Myslimanët e ndjekin dhe Judaikët. Pra po flet me personin e gabuar.
Asnjëherë një shtet i krishterë nuk ka bërë një lloj të tillë lufte në kohën tonë.

Do tërhiqet Izraeli nga Gaza kur të ketë asgjesuar aq sa mund të asgjesohet Hamasi dhe të ketë kthyer aq pengje sa të jetë e mundur të gjallë në shtëpi, në Izrael.

Të rradhita organizata terroriste që unë jam kundër. Të cilat ishin :

Al Kaida
Isis
Boko Haram
Taleban
Hamas

Dhe jam kundër çdo lloj grupi të armatosur xhihadist që sulmon e bën masakra në civilë.
Ti më thua që jam gjithmonë kundër myslimanëve.
Epo unë jam edhe kundër Katolikëve të mesjetës, vetëm se sot katolikët nuk bëjnë masakra.
Unë jam kundër Ortodoksëve sllavë të Serbisë dhe të Greqisë sepse kanë kryer krime dhe gjenocid kundër shqiptarëve, Bosnjës, si dhe padiskutim kundër ortodoksëve sllavë të Rusisë. I kam armiq të betuar sa të kem jetën. Kam hapur tema përkujtimore për masakrat e çamëve nga Grekët e për masakrën e Srebrenicës nga Serbët, e për luftën që ka bërë kasapi i Ballkanit.

Armiqtë e mi janë edhe komunistët Kinezë , Rusë e Koreano- Veriorë.
 
Arabët 15 herë më shumë ?

Arabët dhe Izraelitët kanë lindshmëri të përafërt por kurrësesi 15 herë më shumë arabët, se i bie që një grua arabe të lindte 150 fëmijë. lool
Nje grua arabe mbase jo por nje burre po madje edhe brenda nje viti lol
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://www.youtube.com/watch?v=h_tMsOE2wgI
A mund te flasesh dot pas kesaj?
JO!

IDF ka folur ! Fatkeqësia ndodhi nga shpërthimet dytësore të armatimit të Hamasit.

Shiko si ndodhi

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://www.youtube.com/watch?v=wtD5ie2HbXg

Keqardhje për viktimat e pafajshme! Le të lutemi për mbarimin e luftës dhe shkatërrimin e hamasit.
 
Ka ndodh gabimishte me pak fjal? 😀
 
Redaktimi i fundit:
Ka ndosh gabimishte me pak fjal? 😀
Mungesë informacioni, nxitim i IDF.

E thotë Danieli i ushtrisë izraelite që nuk kishin informacion për armatim të hamasit aty.
 
Mungesë informacioni, nxitim i IDF.

E thotë Danieli i ushtrisë izraelite që nuk kishin informacion për armatim të hamasit aty.
Epo dike do fajsojen se dhe kshu hapur nuk dalin te thon ishte qellimisht , diku do justifikohen , gjithsesi ndjes pacin viktimat e ktije sulmi
 
Epo dike do fajsojen se dhe kshu hapur nuk dalin te thon ishte qellimisht , diku do justifikohen , gjithsesi ndjes pacin viktimat e ktije sulmi
Po t'i dinin pasojat në njerëz, nuk do ta kishin bërë atë goditje. Izraeli humb kur të pafajshëm vriten. Është një dështim i Izraelit kjo që ndodhi.

Qëllimi është të neutralizohen terroristët pa asnjë dëm në popullsi.
 
Per mua jan deklarata te pa vlefshe sepse vdekja e te pafajshemve ne nje vend lufte do sdo ti esht e pa shmangshme pavarsisht qellimit qe mund te ken pas per te asgjesuar vetem terrorristet..
 
Per mua jan deklarata te pa vlefshe sepse vdekja e te pafajshemve ne nje vend lufte do sdo ti esht e pa shmangshme pavarsisht qellimit qe mund te ken pas per te asgjesuar vetem terrorristet..
Dakord jam, ndaj popullsia duhet të qëndrojë në vendet e sigurta e jo mes krerëve të hamasit, aty ku kryhen luftime.

Ushtarë izraelitë po vriten në atë vend, në Rafah, përditë vriten ushtarë dhe ushtria pastaj kryen sulme ndaj atyre që kanë vrarë ushtarë.

Kjo është fatkeqsia e luftës dhe civilët nuk duhet të qëndrojnë aty por në vend të caktuar të sigurtë.
 
Ti rikthehem prap komentit te me siperm sice te thash ne nje vend lufte nuk i shmange dot , ushtaret vriten dhe vrasin, tani populli i pafajshem i bije qe te shperngulen nga shpit e tyre mga toka e tyre apo nga shteti tyre e te shkojen diku tjeter vetem kshu mund te jen te siguret , pasi ne nje shtet qe behet lufet asnje vende nuk esht i sigurt per pipullin e pafajshem cte te te them me shum o Daniel ? .
 
IDF ka folur ! Fatkeqësia ndodhi nga shpërthimet dytësore të armatimit të Hamasit.

Shiko si ndodhi

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://www.youtube.com/watch?v=wtD5ie2HbXg

Keqardhje për viktimat e pafajshme! Le të lutemi për mbarimin e luftës dhe shkatërrimin e hamasit.

Hello zedhenesi i Netanjahut 😁
 
Dakord jam, ndaj popullsia duhet të qëndrojë në vendet e sigurta e jo mes krerëve të hamasit, aty ku kryhen luftime.

Ushtarë izraelitë po vriten në atë vend, në Rafah, përditë vriten ushtarë dhe ushtria pastaj kryen sulme ndaj atyre që kanë vrarë ushtarë.

Kjo është fatkeqsia e luftës dhe civilët nuk duhet të qëndrojnë aty por në vend të caktuar të sigurtë.
Safe zone është goditur me raketa në sulmin e fundit.
 
Sa të çmendur janë palestinezët. Fillimisht nuk qendruan në shtepitë e tyre, më pas budallenjtë 1 milion prej tyre shkuan në Rafah sepse menduan se aty është zonë e sigurt. Jo që dikush i dergoj aty, Zot ruana.
Të çmendur janë dhe njerëzit që po i përkrahin, budallenjë të dorës së parë, a përkrahet një fëmijë diku në botë ku nuk i shpëton koka e tij, por vetëm lodra? Budallenjë.
I çmendur jam dhe unë që kam dy netë që nuk po fle dot. Ato pamje nuk duhet të më tmërrojnë, nuk duhet të më fusin në kujtime të së kaluarës, ku isha vetëm 8 vjeç kur mu drejtua arma. Budalla isha edhe si fëmijë.
Të gjithë jemi të çmendur, i gjithë njerëzimi në fakt. Po a i lihet bre 1 foshnjeje 8 muajshe të gjakosur ku babai i saj thotë " tregoi Zotit tënd bija ime, se çfarë ndodhi".
Sa keq, sa keq!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top