97' . . . viti i maktheve per shqipetaret

Titulli: 97' . . . viti i maktheve per shqipetaret

Them se edhe konflikti ne Kosove qe ishte gati ne plasje kishte ne njefar mase ndikimet e veta. Ky ndikim ishte permes faktoreve indirekt. :gjujpeshk:Them se aty u ndeshen shume interesa nga dy anet e medaljes dhe ndodhi ajo qe ndodhi qe sipas spektrit te peshqeve te medhenjn edhe duhej te ndodhte.
 
Titulli: 97' . . . viti i maktheve per shqipetaret

tamam!
po firma te tilla pati pothuajse ne t egjitha vendet e lindjes.. ama tek asnjera prej tyre nuk plasi revolta...
firmat qene sebepi dhe u bene pikerisht per tu mundesuar ajo qe ndodhi me pas.. grushti i shtetit me ndihmen shume te madhe te greqise.

Ne vendet e lindjes asnjehere nuk morren permasa kombetare por ishin thjesht te izoluara si raste sepse vendet e tjera kishin shtet dhe i mbyllen perpara se te vidhej c'do kacidhe e qytetareve.Ne zgjedhjet e majit 96 rezultati i zgjedhjeve ka qene i manipuluar dhe Berisha kishte humbur keq,fakt i pranuar edhe nga vete ai qe zgjedhjet nuk ishin te rregullta.PS nuk beri grusht shteti Berisha i dha nje grusht vehtes qe ne mesin e vitit 96.Ne ate kohe pothuajse te gjitha institucionet shteterore perfshi edhe ushtrine drejtoheshin nga militante te partise.Depot e armatimit u braktisen nga ushtaret dhe oficeret me urdher te qeverise,nderkohe qe ndodhi e kunderta me ato reparte qe u cilesuan te rendesise te vecante dhe u mbrojten.Armatosja e militanteve te PD neper rrethe pa nisur akoma trazirat ishte nje tjeter shkak per te kuptuar se PD dicka po gatuante.Garda e Republikes ne ate kohe ka pasur deri edhe raketa anti tank materjal te cilin nuk duhet ta dispononin.Etj etj,pra edhe nese PS ka pasur dore ne kete ''grusht shteti'' te garantoj qe ka qene ne aleance te plote me PD.
 
nuk eshte vetem puna tek zgjedhjet e 96 qe cuan tek grushti i shtetit te 97.. 97 u organizua ne bashkepunim me greket qe donin te sillnin ne pushtet ne shqiperi njerez qe te permbushnin interesat e tyre ekonomike ndaj shqiperise dhe keshtu u be.... sic treguan dhe ngjarjet me pas... dhe ne gjarje nuk kam parasysh vetem zgjedhjet dhe marrjen e pushtetit nga socialistet... se dhe tani berisha qe erdhi ne pushtet nuk erdhi pa ndihmen e grekerve...
pushteti u morr me gjak ashtu sic u morr ne 44.. dhe sic po tregojne ngjarjet e viteve te fundit vazhdon te mbahet me gjak...
 
Titulli: 97' . . . viti i maktheve per shqipetaret

fragolina boll te lutem se nuk po flet me ndonje adoleshent, LOL LOL interesat ekonomike dhe politke te Greqise ne Shqiperi ishin plotesuar para 97 Pothuajse te gjitha ndermarrjet e prodhimit ne jug te vendit ishin ne perdorim nga shtetas Greke.Kapitali ekonomik i vendit ishte ne dore te Grekeve,pse ju duhej te ndronin nje qeveri qe e kishin te tyren Greket?Ne vitet e qeverisjes se PS nuk u be asnje kontrate per ti bere favore Greqise, sapo vjen ne pushtet PD nisin hapjet e shkollave Greke,ndertimi i varrezave Greke, shitja e territorit shteteror si te ish prone e babes,etj etj. Berisha vazhdon ta quaje shqrlatan nje kolonel te nderuar sepse faktoi edhe ne gjykate kushtetuese se po shitej territori i Shqiperise.Eshte rast unikal qe gjykatesit mids tyre edhe nje ekspert i fushes votojne ne unanimitet kunder marreveshjes te qeverise.Fakt, Berisha ju ka bere Grekeve shume me teper favore se sa PS keshtu qe nuk ka nje rruge logjike nderimi i pushtetit per te mos perfituar asgje.
 
Titulli: 97' . . . viti i maktheve per shqipetaret

Te gjithe ketu po shkrujane se kush e ka fajin njeri apo tjetri per ate qe ndodhi
Une po ju 3goj nje kujtim nga 97'.Kam qene klase te pare dhe si gjithe femijet e moshes sime dhe sidomos ne 97' sdilnin shume nga lagjia.Ishim shume shoke qe luanim perdite dhe ishim si vllezer,e respektonim njeri tjt.Afer pallatit kishte disa garazhde dhe njeri ishte i pambaruar,pa tarrace dmth dhe pa porte.Ksihim bere disa porta me boje tek muret dhe luani me nje te prekur( me top ).Mua me kishte rene rradha qe te rrija pa luajtur dhe po rrija te cepi garazhdit qe i mungonte nje bllok betoni.kisha vendosur duart nga pas e isha mbeshtetur tek blloqet e tjera nderkohe qe dicka me vrau doren.U ktheva dhe pash vetem nje hekur te zi.Kur pashe mire ishte dikush me Kallash ne dore....Loja pushoi te gjithe ngelem ne vend.Po vivnin dy fugona policie me ca njerez me maska brenda dhe u shprendan sa andej ketej.Nje nga ata na tha te iknim qe aty dhe na drejtoi armen.Te gjithe sic ishim vrapuam dhe u futem ne pallat ne kat te fundit per te pare se cdo behej.Disa shkuan tek nje gjiton ndersa te tjeret kishin bere prita neper cepat e pallatit.Kerkonin dike qe ishte pjese e bandes se tyre dhe sipas muhabeteve qe u bene me vone u mor vesh se i kishte tradhetuar.Shpartalluan deren po gjeten vetem te emen qe i kishte vdekur nje djale se kishte marr plumbin ne koke.Ai qe kerkonin kaloi nepermjet baxhave te pallatit nga nje hyrje ne tjt dhe se pa askush.Nderkohe qe ne kishim zbritur ne kat te pare per te pare dhe degjuar se c'behej...Nje nga ata i tha te emes se do e gjenin dhe ta vinte ta marrte te nesermen ne mengjes ne pyll te sodes te vdekur.
Te nesermen degjioheshin kujat e te emes dhe te qarat e te atit .Mesa morem vesh e kishin gjetur e kishin qelluar tek gjunjet per te mos te ikur,e kishin terhequr zvarre me makine dhe i kishin care mishin e ia kishin mbushur me kripe.E nuk e kishin qelluar me qe te vdiste direkt,por e kishin lene qe te vuante.Ishte cun i ri po ne se njinim shume se srrinte fare ne lagje.Pas atyre adeteve qe behen ne vaki do e varrosnin.U mblodhen shume njerez edhe pse ishte lufte.Dikush thoshte qe ata qe e kishin vrare kishin ardhur dhe ne varrim.kush e di ndoshta do kete qen dhe e vertet.......
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top