94-vjeçarja kineze zgjohet nga koma, mund të flasë vetëm anglisht

LeVoyageur

Once upon a time...
Ajo është zgjuar pas dy javëve nga koma dhe ka kërkuar në gjuhën angleze, të mësojë se ku ndodhet dhe se çfarë kishte ndodhur. Në fakt, këtu nuk ka asnjë gjë të pazakontë, nëse nuk do të dinim se Liu Jiyeu, ish mësuese e gjuhës kineze dhe angleze, e prekur nga një ishemi disa ditë më parë, nuk e praktikonte gjuhën e huaj për më shumë se 30 vite. Pasi doli nga gjendja, gruaja e kishte harruar tërësisht gjuhën e nënës. “Nuk arrij ta shpjegoj një rast të tillë, pasi nuk më ka ndodhur ndonjë rast i ngjashëm me këtë më parë”,- ka thënë Tao Hou, një nga mjekët që ka kuruar gruan. Ngjarja ka ndodhur në Changsha, provincë e Kinës, dhe nuk është rasti i parë i këtij lloji. Një episod i ngjashëm i ka ndodhur edhe Jason Padgett, i cili, pasi pësoi disa dëme në tru, si pasojë e një grushti të marrë në kokë, u shndërrua në një gjeni të matematikës. Pavarësisht dëmeve të shkaktuara në trurin e gruas, ajo duhet ta marrë veten në mënyrë graduale dhe të rikujtohet për të folur në gjuhën kineze. “Zona e trurit që lidhet me aftësinë e saj për të folur është dëmtuar, megjithatë, presim që ajo ta marrë veten shumë shpejt”,- ka thënë mjeku Tao Hou. /a.s/noa.al
 
Titulli: 94-vjeçarja kineze zgjohet nga koma, mund të flasë vetëm anglisht

Duhet dhe une te perplas koken diku e te dal nje gjeni :P
 
Titulli: 94-vjeçarja kineze zgjohet nga koma, mund të flasë vetëm anglisht

kam pare nje emision per nje zonje (shqiptare kjo) e cila kaloi ne koma dhe kur u zgjua kishte dhunti artistike . Pikturat e saj cuditerisht jane te bukura (une skam ndonje preference per to ne fakt) sipas mediave.
zonja (Vjollca Terolli) ne fjale nuk kish prekur kurre ne jeten e saj me pare laps me dore.....

Në kohët e shkuara do ishte cilësuar si një mrekulli apo dhuratë e ardhur nga qielli, por sot mjekët po përpiqen të japin një përgjigje shkencore për një ngjarje të rrallë që ka ndodhur në vendin tonë.

Një grua ka dalë nga gjendja e komës, por për çudinë e të gjithëve ajo arrin të bëjë diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë, të pikturojë. Bëhet fjalë për Vjollcën e cila është 56 vjeç dhe vetëm para pak vitesh e zbuloi talentin që fshihej brenda saj.

“Unë kam 5 vjet që pikturoj. ثshtë e çuditshme sepse menjëherë pas zgjimit nga koma fillova pikturën. Tashmë pikturoj çdo ditë”, shprehet Vjollca.

Pasi qëndroi në gjendje të pavetëdijshme për 48 orë, sapo u zgjua Vjollca e kuptoi se diçka kishte ndodhur. Një interes shumë i madh i lindi për pikturën. Ajo kujton se nuk kishte shfqaur interes për të më parë.

“Që atë ditë kur u zgjova pashë një piktor dhe më lindi dëshira për të pikturuar. Shkova tek ai dhe bleva mjetet që më duheshin, të cilave nuk u dija as emrin”, tregon Vjollca.

E ardhur në botën e pikturës pasi kishte kaluar gjysmë shekulli jetë, Vjollca e pati jo pak të vështirë të pranohet nga rrethi i piktorëve shqiptarë. E për këtë arsye, siç kanë bërë shumë shqiptarë ndër shekuj, ajo zgjodhi që talentin e saj në botën e artit ta shtegtojë përtej Adriatikut, në Itali.

Talenti i shafqur tek Vjollca ishte pasaporta e saj drejt botës së artit . Me stilin e saj karakteristik ku mbizotërojnë ngjyrat, Vjollca shumë shpejt filloi të merrte pjesë në ekspozitat më të mëdha të artit në botë duke lënë gjurmë me talentin e saj.

E në këtë rrugëtim të suksesshëm në hapat e artistëve me famë botërore, për Vjollcën shumë shpejt nisën të jepeshin çmimet e para dhe sigurisht vlerësime mjaft pozitive nga kritikët e artit në mbarë botën.

“Paolo Levi më ka vlerësuar shumë duke thënë që ngjyrat përfaqësojnë jetën e mrekullueshme që ka kjo piktore dhe kur ajo pikturon i punon pjesa inkoshiente”, thotë piktorja.

Vjollca tregon se rryma e cila i përshtatet më shumë asaj është impresionizmi. Ajo që e vlerëson shumë një piktor është mënyra e kombinimit të ngjyrave, që tek pikturat e Vjollcës është i mrekullueshëm.

Një rast i tillë, kur një person zgjohet piktor, duket se është surprizues edhe për vetë mjekët. Doktori neurolog Agron Islami shpjegon mënyrën se si mundet një person në gjendje kome të fitojë disa cilësi që nuk i ka pasur më parë.

“Në momente të caktuara, kur personi zgjohet nga koma, disa qendra të sistemit nervor që kanë qenë të fjetura riaktivizohen. Kjo bën që prirje të ndryshme, të panjohura më parë të vihen në dukje”, shpjegon neurologu.

Duke prezantuar dy piktura të saj në ekspozitën që po realizohet në ambientet e Muzeut Kombëtar, Vjollca premton se shumë shpejt do të kthehet në atdheun e saj me një prezantim të krijimtarisë: “Në tetor do të hap një ekspozitë në Shqipëri me rastin e ditëlindjes së vajzës sime.”

Pikturat që Vjollca realizon janë kryesisht lule apo peisazhe nga vende të ndryshme. Por, ka diçka para së cilës piktorja jonë dorëzohet dhe nuk e bën dot.

“Portretet janë e vetmja gjë që nuk di të bëj”, zbulon ajo.

Rasti i Vjollcës është jashtëzakonisht i veçantë dhe talenti i saj po ashtu.
/ Top Channe
l


interesante

psh te bie ne koma dhe kur te zgjohem te jem nje Aliene ku te pushtoj boten ..sdo ish keq kur e mendon lol
 
Back
Top