93 vjeçarja bën 927 mijë kilometra me makinën e saj

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
makina-300x168.jpg

Një 93 vjeçare nga Florida e ka parkuar makinën e saj përgjithmonë pasi ka bërë me të plot 927 mijë kilometra për 48 vite.

BBC thotë se Rachet Veitch e bleu makinën e saj Mercury Comet Caliente për 3.289 dollarë në shkurt të vitit 1964. Ajo ka zgjatur tre makina dhe 18 ndërrime baterish.

Më 9 mars ajo hoqi dorë nga timoni pasi legalisht është e verbër.

Ajo ka në plan që ta shesë makinën në vend që ta lërë për të afërmit e saj nga frika se ata nuk do kujdesen për të.

Veitch thotë se është kujdesur shumë për makinën, prandaj ajo ka rezistuar kaq shumë.

Mendohet se makina tani vlen 12 mijë dollarë dhe gruaja shpreson t’ia shesë atë prezantuesit amerikan Jay Leno.

Megjithëse gruaja ka bërë kaq shumë kilometra, ajo sërish nuk e mban rekordin. Atë e mban Irv Gordon që me makinën e tij Volvo P1800 ka hyrë në librin e rekordeve Guinness në vitin 1998 pasi kishte bërë me të 1.69 milion milje që nga viti 1996. Së fundmi është raportuar se ai ka bërë 3 milion milje me atë makinë, por është raport i pakonfirmuar.

TemA
 
Titulli: 93 vjeçarja bën 927 mijë kilometra me makinën e saj

I lumte qe e ka majt makinen aq mire si te ishte femije, po sa nafte paska konsumuar.... Per tu mar shembull.
 
Titulli: 93 vjeçarja bën 927 mijë kilometra me makinën e saj

Sa qejf i kam njerzit e moshuar qe mbahen mire, dhe jane ne gjendje te kujdesen per veten e vete, pa u varur nga njeri tjeter. Do te thote shume te kesh siguri ne timon, dhe mbas nje far moshe. Edhe pse ajo 93 vjec,( Më 9 mars ajo hoqi dorë nga timoni pasi legalisht është e verbër.), eshte ne fuqi, dhe e zonja vetes.
Njerez per te admiruar. Bravo:)
 
Back
Top