92-vjeç mësoi shkrim-lexim, sot është autor librash

Arfenilla

Themelues i Forumit
henry.jpg



Për këtë rast vlenë thënia "kurrë nuk është vonë". Ky burrë rreth të 100-tave , pas moshës 90 vjeçare e realizoi atë për të cilën ndiente gjithmonë nevojë, mësoi të lexonte e të shkruante.

Amerikani James Arruda Henry është njeriu i parë në botë, i cili deri në moshën 92 vjeçare ka qenë analfabet, dhe nuk dinte gërmat, ndërsa kur ka mbushur 98 vjet ka publikuar disa libra.

Henry, i cili ishte peshkatar me profesion, për një kohë të gjatë e mbajti të fshehur se nuk dinte shkrim-lexim, mirëpo përkundër suksesit në karrierë dhe në jetën private, ai ndjehej i turpëruar që ishte analfabet.

Ai madje nuk ka mundur t’i lexojë menytë e restoranteve, porse ka dëgjuar të tjerët duke porositur dhe ka kërkuar të njëjtën gjë.
Mirëpo, tani librin e tij autobiografik “In A Fisherman’s Language” e lexojnë nëpër shkolla fillore si vepër të rëndësishme.

“As që kam ëndërruar se do të shkojë kaq larg. Nuk kam ditur as të lexoj as të shkruaj, ndërsa më pas kam mësuar dhe kam publikuar libra rreth udhëtimeve të mia në jetë. Jam shumë i lumtur, mund t’ju them se njerëzit më shkruajnë letra dhe më mbështesin”, ka thënë Henry për Associated Press.
 
Pe: 92-vjeç mësoi shkrim-lexim, sot është autor librash

I LUmte,,ky eshte vullneti dhe kerkesa ndaj vetevetes,,
 
Titulli: 92-vjeç mësoi shkrim-lexim, sot është autor librash

Ne fakt, keto jane shembuj qe mund te mesosh ne cdo mosh nqs deshiron.
Shpesh here, njerzit qeshin kur shikojne ne bankat e shkolles te moshuar, thone "ci duhet me shkolla ne kete moshe, nqs deri tani ska bere gje?".
Mesimi asnjehere s'duhet nenvlersuar.
Bravo:)
 
Re: Titulli: 92-vjeç mësoi shkrim-lexim, sot është autor librash

Ne fakt, keto jane shembuj qe mund te mesosh ne cdo mosh nqs deshiron.
Shpesh here, njerzit qeshin kur shikojne ne bankat e shkolles te moshuar, thone "ci duhet me shkolla ne kete moshe, nqs deri tani ska bere gje?".
Mesimi asnjehere s'duhet nenvlersuar.
Bravo:)

ahahah Ja pikerisht kshu si ketij mu duk vetja sot lol
 
Titulli: 92-vjeç mësoi shkrim-lexim, sot është autor librash

I lumte , meqe un sdi akoma tabelen e shumezimit, i jap vete kurajo dhe them , nese ky gjyshi lart meje e ka ber ne ket moshe dhe un do ta mesoj nje dite sesht kurre vone .
 
Titulli: 92-vjeç mësoi shkrim-lexim, sot është autor librash

Per gjerat qe do ne jete Kurr nuk eshte vone...mjafton te kesh deshiren dhe durimin qellimit qe ke.
 
Titulli: 92-vjeç mësoi shkrim-lexim, sot është autor librash

Dituri njeriu nuk ngopet asnjher,me pelqejn njerzi se kan vullnet till dhe kan shpirt luftaraku,edhe pse ne nje moshe bukur te shtyr kjo nuk e pengon aspak te fitoj dituri..i lumt
 
Titulli: 92-vjeç mësoi shkrim-lexim, sot është autor librash

Mua me duket shume e pabesueshme kjo. Eshte pothuaj e pamundur te jesh 92 vjec dhe te mos dish shkrim lexim dhe behet fjale per nje njeri qe jeton ne U.S.A. Them kete sepse perdite po shikojme se deri ku mund te arrijne njerezit per tu bere te famshem, ose per te krijuar nje jete me te mire.
 
Back
Top