90-vjeçarja zbulon që është me kancer, heq dorë nga kurat e niset për udhëtim

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
90-vjeçarja zbulon që është me kancer, heq dorë nga kurat e niset për udhëtim

Norma.jpg



Një 90-vjeçare zbulon se kishte kancer dhe vendos t’i shfrytëzojë ditët e mbetura për të udhëtuar. Kjo është zgjedhja e Normas, gruas amerikane, e cila dy ditë pas vdekjes së bashkëshortit ishte diagnostikuar me kancer në mitër.

Një lajm i tillë do të alarmonte shumë njerëz, por Norma vendosi që në vend që t’i nënshtrohet kimioterapisë, radioterapisë apo sallave të frikshme të operacionit, të shijojë jetën duke bërë xhiro nëpër Amerikë. Kjo mundësi i është ofruar nga djali dhe nusja, që e kalojnë pjesën më të madhe të kohës, duke lëvizur me një kamper.


Norma mund t’i bëjë kurat duke qenë në udhëtim, se bashku me çiftin. Deri më tani, ajo ka parë shumë vende në Amerikë. “Ne shohim gëzim tek sytë e saj, një gëzim që nuk e kemi parë për shumë kohë. ثshtë e lumtur për çfarëdolloj gjëje dhe neve na pëlqen që të udhëtojmë me atë. Deri më tani kishim shëtitur shumë nga këto vende, por tani po i shikojmë nëpërmjet syve të saj dhe është argëtuese të shohësh reagimet e saj”, tha i biri.
g.shqip
 
Titulli: 90-vjeçarja zbulon që është me kancer, heq dorë nga kurat e niset për udhëti

Ce do terapine ajo,90 vjet i mbushi!

Beri gjene me te mire as harxhime as merzitje se e ashtu per te ikur kishte...!
 
Titulli: 90-vjeçarja zbulon që është me kancer, heq dorë nga kurat e niset për udhëti

Bless Her... Long live Norma.:respekt:
 
Back
Top