90% të njerëzve nuk i dinë pasojat e dhjamit të abdomenit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
90% të njerëzve nuk i dinë pasojat e dhjamit të abdomenit

Afro nëntë në çdo dhjetë persona të anketuar nuk kanë qenë të vetëdijshëm për pasojat e dëmshme që shkakton indi yndyror i vendosur në zonën e abdomenit.Hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë 12 mijë evropianë ka treguar se shumica e njerëzve nuk janë të informuar se ky ind dhjamor ndikon negativisht në funksionimin e organeve të brendshme si dhe rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit të llojit 2 si dhe sëmundjeve të zemrës.
Rezultatet kanë treguar edhe se informimi më i mirë te shumica e personave të studiuar, ka çuar edhe te ulja e masës trupore.
Hulumtuesit shtojnë se indi yndyror i vendosur në abdomen, lidhet me zhvillimin e proceseve inflamatore, të cilat çojnë në dëmtimin e enëve të gjakut, ndërsa duke ndikuar në mëlçi, ndryshojnë proceset e zbërthimit të karbohidrateve dhe yndyrave në organizëm./Telegrafi/
 
Titulli: 90% të njerëzve nuk i dinë pasojat e dhjamit të abdomenit

Dhjami ne abdomen eshte nr 1 qe prodhon LEPTINEN.
Hipotalamusi-nje pjese e trurit qe kontrollon ndjesine e urise e te etjes-merr nga leptina,nje hormon,sinjalin e te pangupurit.

Aq kohe sa shtohet dhajmi ne bark, shtohet sasia e leptines qe prodhohes...shtohen sinjalet e urrise dhe ne kete cikel njeriu vazhdon te haj dhe permasat e tij riten,...duke perfunduar ne obezitet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top