90% e aziatikëve nuk shikojnë mirë

Arfenilla

Themelues i Forumit
13662.jpg



Azia njihet si kontinenti i miotipëve sepse më shumë se 90% e personave me shkollim të lartë në qytetet kryesore aziatike vuajnë nga miopia, çrregullimi i të parit larg, vlerësoi një studim.

Kërkuesit vlerësuan se ka një rritje të jashtëzakonshme të numrit të personave që kanë nevojë për syze si rrjedhojë e shkollave tepër të vështira që kërkojnë studime të zgjatura, të cilat e reduktojnë shumë kohën e ekspozimit të syrit ndaj dritës natyrore.

Sipas revistës shkencore “Lancet”, në rast se rastet nuk trajtohen, një në pesë studentë është i rrezikuar nga dëmtimi i rëndë i shikimit, madje edhe nga verbimi.

Në Europë, mesatarja e miopëve është rreth 20-30%.
 
Back
Top