90 ditë pa Facebook

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
facebook1.jpg

3 muaj radhazi pa Facebook, Twitter dhe celular. Ky është “dënimi” që vuri vetes Jake Reilly, një student nga Chicago (SHBA). Qëllimi i tij ishte të fillonte marrëdhënie me persona dhe jo me profilet e tyre.

Reilly jetonte krejtësisht i varur nga celulari i tij me të cilin fliste rreth 1 mijë minuta dhe dërgonte 1500 mesazhe në muaj. Gjithashtu nëpërmjet tij qëndronte në Facebook dhe në Twitter me orë të tëra gjatë ditës.

Por, gjithçka ndryshoi në 1 tetorin e vitit të shkuar, kur vendosi të shkëpuste të gjitha lidhjet virtuale. Premtoi që nuk do të përdorte celularin për tre muaj sepse kishte vënë re që koha që i kushtonte marrëdhënieve virtuale ishte shumë më e madhe se ajo që i kushtonte atyre reale.

Me anë të këtij eksperimenti ky student kuptoi që miqësia me personat në Facebook nuk ishte aq e thellë sa mendonte. Gjithashtu 24-vjeçari vuri re që kishte edhe më shumë kohë të lirë, por jo gjithçka ishte perfekte. Reilly, në një intervistë për yahoo.com, vuri re që të gjithë miqtë e tij ishin të varur ndaj celularit. Kur shkonte në ndonjë festë qëndronte vetëm duke parë se si të gjithë merreshin me celularin në vend që të bisedonin me njëri-tjetrin.

Me anë të këtij eksperimenti ai kuptoi se njerëzit tashmë e përdorin shumë pak telefonin fiks, por preferojnë të të dërgojnë mesazhe në Facebook.

“U ndjeva shumë i lumtur sepse fillova të kem marrëdhënie të vërteta me shokët e mi”, shprehet Reilly.



B:t.chanel
 
Pe: 90 ditë pa Facebook

Mir e ka se ka keq pasi telefoni esht kthyer ne nje mjet bisedimi dhe njerzit harrojn me ke jan ne tavolin po rrin nje me dy duke u marr me fb neper telofona ....Ishalla e zhdukin fare fb :D
 
Titulli: 90 ditë pa Facebook

Per zotin ka te drejt ky , un qe rri 24 ore i lidh ne fb , sa shkru njeri direkt sms ne tel :) duhet me ju pergj se zben :(.Na ka mar ne qaf teknologjia ishim rehat me telefonat pa internet .
 
Re: 90 ditë pa Facebook

po vete e kemi ne dore ne, kush ka vullnetin eshte ok, s'behet "manjak" i teknologjise :)
 
Pe: 90 ditë pa Facebook

Alamet denimi paska bere...Gjynah te vuaje keshtu LOL...
 
Titulli: 90 ditë pa Facebook

E paska vendos me agjeru kjo cupa:confused: Per seks nuk dha ndonje paralajmerim? :lol:
 
Titulli: 90 ditë pa Facebook

:D
i bie te kete qene prape vetem se perderisa shoket e tij e kishin mendjen vetem te celulari :p

fb eshte kot fare njehere :p
 
Pe: 90 ditë pa Facebook

Komplimete cunit
 
Titulli: 90 ditë pa Facebook

Kujt o plasi...sme duket as lajm per gazetat me te ulta po si gjithmone gazetat shqiptare sdine cte shkruajne dhe do ja kepusin si kau peles
 
Back
Top