9 të vdekur në një shkollë në Rusi, nxënësit hidhen nga dritaret e klasave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

9 të vdekur në një shkollë në Rusi, nxënësit hidhen nga dritaret e klasave​

1621177202860.png

Së paku 9 persona, shumica e të cilëve fëmijë, janë vrarë në qytetin rus Kazan.

Një nga viktimat thuhet se ishte një mësuese dhe tetë viktimat e tjera ishin nxënës. Veç të vdekurve, të paktën 10 persona janë plagosur, katër prej të cilëve u shtruan në spital.

Ndërkohë një video e publikuar në rrjetet sociale tregon fëmijët që hidhen nga dritaret e shkollës nën zhurmën e të shtënave.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Një nga sulmuesit është raportuar të jetë qëlluar për vdekje nga policia, derisa të paktën një tjetër vazhdon të mbetet brenda shkollës, duke mbajtur një numër personash si pengje.

Në disa raportime është thënë se një sulmues, i përshkruar si adoleshent, është zënë.

Zona është rrethuar nga zyrtarë për zbatim të ligjit derisa nxënësit bashkë me mësuesit janë duke u evakuuar përmes dritareve.

Shkolla, me lokacion në rrugën Dzhaudat Faizi, ka më shumë se 1,000 nxënës.

Kazan, i vendosur rreth 800 kilometra nga Moska, i njohur si “kryeqyteti i tretë i Rusisë”, është një qytet me mbi 1.2 milionë njerëz dhe më i madhi në rajonin kryesisht mysliman të Tatarstanit.
thealbanian.
 
Akt terrorist?

qe kur perzihet ekstremizmi fetar , mbaron cdo ndjesi njerezore
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top