9 muaj burg për një koment në Facebook

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një burrë është dënuar me 9 muaj burg në Spanjë pasi i ka lënë një koment sarkastik ish të dashurës së tij në foton e profilit në Facebook.

1420836621fb-tablet.jpg


Në tetor të vitit 2012, burri të cilit nuk i bëhet i ditur emri, u ndalua të kontaktonte në të gjitha mënyrat me ish-partneren nga një gjykatë në Majorka.

Por, vetëm pesë ditë më vonë ky burrë komentoi foton e profilit me këto fjalë: “Po ia tregon të gjithëve, zemra!”

Menjëherë, gruaja lajmëroi policinë dhe ish i dashuri doli sërish para gjyqit. Ai u dënua për shkelje të urdhërit të mbrojtjes dhe u dënua me 9 muaj burg.

/ Top Channel
 
Titulli: 9 muaj burg për një koment në Facebook

Vet e ka fajin.. pse i kruhet sumcja.
 
Titulli: 9 muaj burg për një koment në Facebook

Ore...ka ligje ketu... ca u be te flasesh cte doje qejfi ty per njerez qe sduan qe ti te flasesh per to??? Hee?? I lumte gjykates... dhe nje punonjes i asaj gazetes sarkastike ne paris u hoq prej pune pse beri nje karikatur per nje semit para ca vitesh... ehuu..kur them un qe ska liri absolute, thoni jo juve.. :P.
 
Titulli: 9 muaj burg për një koment në Facebook

Ua e ne Shqip qe hapin faqe emer mbiemer e me te shara pas ca meritojne
 
Pe: 9 muaj burg për një koment në Facebook

A s'është kjo për të qeshur?
Natyrisht se po: pse ka të drejtë një gazetë,
kurse nje njeri privat jo?

Ku është liria e fjalës?

Këtu në Zvicër, vetëm pse i ka thënë "seckel"
është dënuar me të holla!
 
Titulli: 9 muaj burg për një koment në Facebook

Liria e fjales nuk eshte aq e lehte jo... se njeriu eshte me shume i predispozuar te te ofendoje, te te sulmoje me shume sesa te te vleresoj apo te te komplimentoj.

eshte me e forte ndjenja negative si psh zilia, xhelozia te cilat shfaqen ne sharje, ironi apo tallje....prandaj dhe ka sanksionime te ndryshme.... eshte ceshtje diskriminimi.
 
Titulli: 9 muaj burg për një koment në Facebook

Mesa po kuptoj une kjo me shume ka te beje me faktin qe ka shkelur urdher mbrojtjen dhe jo me faktin qe 'ofendoi' te dashuren. Se s'eshte aq e lehte ta hedhesh tjetrin ne gjyq per nje koment ne facebook.
 
Titulli: 9 muaj burg për një koment në Facebook

Eshte shembull kulture se per cdo paragjykim se te eshte shkelur e drejta duhet ti drejtohesh gjykates dhe jo te marresh te drejten ne duart e tua.

Kjo eshte e drejta qe te ofron Perendimi. Ky eshte dallimi esencial mes Lindjes dhe Perendimit mes erresires dhe diellit. :teleskop:
 
Titulli: 9 muaj burg për një koment në Facebook

Po mir se qenka rast i par... te jet mesim per ata se kan trurin e shendosh herva tjera :fiu:edhe ashtu 9muaj burg nuk jan shum
 
Back
Top