85% e evropianeve preferojne te marrin nje unaze per Shen Valentin

GLOOM

Catch me if you can...
Sipas nje studimi te kryer nga nje sit francez, rreth 85% e evropianeve preferojne si dhurate Shen Valentini nje unaze.
as.jpg
Siti aufeminin.com ka realizuar një sondazh tek 2602 femra ne France, Spanje, Itali, Zvicër dhe Angli, nga i cili ka dale përfundimi se 85% e femrave adhuronin te merrnin një unaze nga i dashuri i tyre ditën e Shën Valentinit.

Me shume se gjysma e tyre (54%) kishin edhe preferenca mbi diamantet. Te dashur zotërinj, a nuk iu jep kjo ndonjë ide? Gjithsesi 84% e femrave te pyetura pohonin se zakonisht ato blinin vete bizhu për veten dhe nuk prisnin derisa te mendonte ndonjëherë partneri t’ua dhuronte.

Shën Valentini apo festa e te dashuruarve sot festohet ne te gjithë boten. Tradicionalisht, te dashuruarit blejnë kartolina, lule apo edhe dhurata me 14 shkurt. Gjithsesi ne Brazil “ la dia dos namorados” (dita e te dashuruarve) festohet ne 12 qershor dhe ne Kolumbi “la dia del amor y amistad” (dita e dashurisë dhe miqësisë) festohet te shtunën e trete te shtatorit.

Nëse tek ne dhurohen lule, çokollata apo bëhen dhurata, kjo nuk ndodh kështu ne te gjitha vendet. Ne Shtetet e Bashkuara është tradite dhurimi i shume kartolinave, shpesh me dhjetëra, tek te afërmit. Japonezet nga ana tjetër e festojnë shume ndryshe. Femrat duhet te blejnë çokollata, madje te shtrenjta, për koleget meshkuj te punës. Këto çokollata quhen “giri-shoko’ dhe janë te detyrueshme. Një muaj me vone, ne 14 mars, janë burrat ata qe u dhurojnë atyre qe iu kane dhëne çokollata nga një cope te bardhe. (marre nga Closermag)
 
Titulli: 85% e evropianeve preferojne te marrin nje unaze per Shen Valentin

Kjo puna e cokollatave me pelqeu pa mase, por nuk me pelqeu domosdoshmeria e berjes dhurate. Me pelqejne dhuratat ne befasi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top