MrCool
Old School.
Ku ndodhet pika më e ulët e thatë në Tokë?
Bregdeti i detit të Vdekur në Lindjen e Mesme është 400 metra (1300 këmbë) nën nivelin e detit. Pranë saj renditet Bad Water në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, me 282 këmbë nën nivelin e detit.
Është lajm i mirë që Kalifornia nuk po zhytet edhe më shumë?
Pjesë të Kalifornisë zhyten. Pompimi i ujit të natyrshëm nënujor në rezervuarët e Kalifornisë po bën që toka të zhytet 11 centimetra në vit në disa vende të veçanta. Sistemet e ujërave të bardha dhe të zeza janë të rrezikuara.
Kush është lumi më i gjatë?
Lumi Nil në Afrikë është 6695 kilometra i gjatë.
Cili është shteti më i prirur për tërmete në Shtetet e Bashkuara?
Në Alaskë bien tërmete prej 7 magnitudash çdo vit dhe tërmete prej 8 magnitutash apo më të mëdha në 14 vjet. Florida dhe Dakota e Veriut janë shtetet që kanë më pak tërmete në SHBA, madje më pak se Nju Jorku.
Cili është vendi më i thatë në Tokë?
Në një vend të quajtur Arika, në Kil bien 0.76 milimetra shi në vit. Me këtë ritëm, filxhani i kafes do të mbushej për një shekull.
Çfarë e shkakton rrëshqitjen e dheut?
Shirat e rrëmbyer gjatë një periudhe të shkurtër kohe nxisin rrëshqitjen e vazhdueshme e të shpejtë të dheut. Dalëngadalë, shirat e vazhdueshëm e përkeqësojnë edhe më shumë rrëshqitjen, e cila lëviz ngadalë. Materiale të ndryshme sillen ndryshe. Çdo vit shkaktohen gati 2 miliardë dëme nga rrëshqitja e dheut në SHBA. Një stuhi që ka thyer rekordin në San Francisko, në janar, 1982, shkaktoi 18 mijë rrëshqitje gjatë një nate të vetme. Dëmi i shkaktuar ishte 66 milionë dollarë dhe 25 persona humbën jetën.
Sa shpejt lëviz balta?
Rrëshqitja e dheut, si ortekë balte, mund të lëvizë me shpejtësi prej 160 kilometrash në orë.
A rrjedhin gjërat brenda Tokës?
Kjo është e sigurt. Në fakt, shkencëtarët zbuluan në vitin 1999 se materialet e shkrira brenda dhe rrotull kores së Tokës lëvizin në vorbulla, duke formuar xhepa dinamika e të cilëve është e ngjashme me tornadot dhe tufanet. Ashtu siç do të lexoni më poshtë, korja e planetit lëviz në mënyra të çuditshme.
Cili është vendi më i lagësht në Tokë?
Lloro, Kolumbi, ka mesatarisht 13 metra shi në vit. Kjo sasi është 10 herë më e lartë se ajo në qytetet më të lagështa në Evropë apo në Shtetet e Bashkuara.
A ka edhe Toka faza, ashtu si Hëna?
Nga Marsi, Toka duket sikur kalon përmes fazave të veçanta (ashtu siç e shohim ne Afërditën të ndryshojë fazat. Toka është në orbitën e Marsit, dhe ndërsa dy planetët rrotullohen rrotull Diellit, drita e diellit krijon përshtypje të ndryshme nga kënde të ndryshme gjatë vitit. Fazat e Tokës dallohen nga fotografitë e marra nga “Mars Global Surveyor” dhe “European Mars Express”.
Cili është kanioni më i madh në sistemin tonë diellor?
Kanioni i Madh konsiderohet si sistemi më i madh në botë i kanioneve. Dega e saj kryesore është 446 kilometra e gjatë. Valles Marineris në Mars zgjatet 4800 kilometra. Nëse do t’i shtohej hartës së SHBA-së, do të shtrihej nga Nju Jorku në Los Anxhelos. Në disa vende, kjo njollë e madhe në sipërfaqen e Marsit është 8 kilometra e thellë.
Cili është kanioni më i thellë në Shtetet e Bashkuara?
Me kalimin e viteve, lumi Snake gërmoi kanionin Hell përgjatë kufirit Oregon-Idaho. Është më shumë se 2.4 kilometra (8 mijë këmbë) i thellë. Në kontrast, Kanioni i Madh është më pak se 6 mijë këmbë i thellë, më shumë se një milje.
A është Toka planeti më i madh shkëmbor në sistemin diellor?
Me zor! Diametri i Tokës në Ekuador është 12,756 kilometra. Afërdita është 12,104 kilometra e gjerë. Mërkuri dhe Marsi, dy planetët e tjerë shkëmborë, janë shumë më të vegjël. Edhe Plutoni është shkëmbor, por është shumë i vogël (disa thonë se nuk është fare planet)
Sa prej vullkaneve të Tokës kanë shpërthyer në kohërat historike?
Rreth 540 vullkane mbi tokë. Askush s’e di se sa shumë vullkane nënujorë kanë shpërthyer gjatë historisë.
A ka më shumë oksigjen ajri?
Atmosfera e Tokës përbëhet nga 80 për qind nitrogjen. Pjesa tjetër e saj është nitrogjen, me sasira të vogla elementesh të tjerë.
Cila është ujëvara më e lartë në Shtetet e Bashkuara?
Ujëvara Yosemite në Kaliforni është 739 metra e lartë.
Sa për qind të Tokës zë uji?
Rreth 97 për qind. Oqeanet përbëjnë dy të tretat e sipërfaqes së Tokës, gjë që do të thotë se kur asteroidi i radhës të godasë Tokën, ajo do të spërkatë hapësirën.
Cilat janë dy masat e Tokës që përmbajnë pjesën më të madhe të ujit të freskët në Tokë?
Gati 70 për qind e ujit të freskët në Tokë ndodhet në akullnajat e Antarktidës dhe Grinlandës. Pjesa tjetër e ujit ekziston në atmosferë, përrenj, lumenj apo në nëntokë dhe të gjitha këto përbëjnë 1 për qind të totalit të Tokës.
Cili prej oqeaneve të Tokës është më i madhi?
Oqeani Paqësor mbulon 165 kilometra katror. Është më shumë se dy herë më i madh se masa e Atlantikut. Ka një thellësi mesatare prej 3.9 kilometrash.
Pse Toka nuk ka kaq shumë kratere sa Hëna?
Toka është më aktive, nga ana gjeologjike apo e motit. Pjesa më e madhe e historisë gjeologjike e planetit tonë ka ndodhur shumë kohë më parë. Pjesa më e madhe e saj është zbrazur nga vullkanet, por rezultatet studiohen vështirë. Madje dhe ngjarjet e kohëve më të fundit në sipërfaqe, kratere që mund të jenë një milionë vite të vjetra, mbulohen nga bimësia, sheshohen nga era dhe shiu dhe modifikohen nga tërmetet dhe rrëshqitjet e dheut. Ndërsa Hëna, është gjeologjikisht e qetë dhe nuk ka mot.