8 sekrete per te qen e bukur!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Për të qenë të bukur asnjëherë nuk duhet të lini gjithçka në dorë në natyrës dhe është e nevojshme që edhe ju të kujdeseni për veten tuaj. Receta për të arritur është shumë e thjeshtë: ushtrime dhe mesazhe çdo ditë. Dita duhet të nisë e qetë dhe të mbyllet duke qenë të çlodhur. Rezultati? Lëkurë e freskët dhe e shkëlqyeshme gjatë gjithë ditës.

4 sekretet e ditës

gjithçka varet nga mënyra se si zgjoheni. Nëse dita juaj nis në mënyrë të këndshme, do të jeni e mbushur me energji dhe kështu lëkura juaj do të ketë një pamje më të bukur dhe të tonifikuar. Për të arritur këtë mjafton vetëm pak kujdes.

1. Një zgjim i qetë

Vendosi dy alarme zgjimi me një distancë kohore 10 minuta nga njëra-tjetra. Kjo është koha që i duhet trupit për të kaluar butësisht nga gjendja e gjumit në zgjim. Pranë shtratit mbani një gotë me ujë për t'i hedhur disa pika ujë fytyrës, në qafë dhe te krahët. Kjo do t'ju japë një ndjesi freskie dhe do të ndihmojë edhe lëkurën të zgjohet. Më pas, pini një gotë ujë para se të keni ngrënë mëngjes, pasi kjo do t'ju ndihmojë të pastroni organizmin nga toksina e akumuluara.

2. Bëni pak gjimnastikë

Ngrihuni nga shtrati ngadalë dhe pa u sforcuar. Kur të jen ngritur në këmbë hapni krahët duke i larguar ato sa më shumë të jetë e mundur. Më pas drejtoi lart, mbi kokë, sikur doni të kapni diçka që është shumë lart jush. Qëndroni kështu për 20 sekonda dhe më pas çlodhuni. Ky ushtrim do t'ju ndihmojë të largoni mpirjen e trupit, të çtendosni shpinën dhe kurrizin si dhe të tërhiqni sa më shumë të jetë e mundur shtyllën kurrizore.

3. Frymëmarrja

Hapni dritaret për të lejuar ajrin e pastër në futet në dhomë. Ndërkohë rrotulloni krahët e mbledhur në mënyrë që të çtendosen shpatullat. Mbi kokë vendosni një peshqir dhe qëndroni në këtë pozicion, duke marrë frymë dhe e nxjerrë atë qetësisht të paktën 2 minuta. Gjatë dushit ujit duhet të hapet në maksimum në mënyrë që të bjerë mbi lëkurën tuaj me forcë. Këshillohet që të mos laheni me ujë të nxehtë. Sa më i freskët të jetë aq më shumë tonifikon lëkurën e trupit. Pak esencë eukalipti, e derdhur në vaskë apo në banjë, do t'ju ndihmonte të merrnit frymë më lirshëm.

4. Përdorni kremrat

Pas dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike. në këtë mënyrë do të keni një zgjim të këndshëm, do të jeni gati për ditën e gjatë dhe lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme.

4 sekretet e mbrëmjes

1. Banjë çlodhëse

Pas ditës së gjatë të punës është shumë e nevojshme të bëni një banjë çlodhëse, shumë e rëndësishme për të gjithë trupin. Mund të zgjidhni një pushim të gjatë në vaskë apo një dush të shpejtë. Sido që të jetë preferenca juaj asnjë ditë nuk duket të hiqni dorë nga dushi pas pune.

2. Masazh për barkun

Masazhoni barkun përreth kërthizës me lëvizje në formë rrethore të paktën për 2 minuta. Këtë gjë mund ta bëni ndërsa jeni duke u larë në vaskë apo në dush. Ky është masazhi që femrat aziatike u bëjnë fëmijëve të tyre për të pushuar së qari si dhe për t'i ndihmuar të flenë shpejt.

3. Masazh për kokën

Pasi të keni larë dhe shpëlarë mirë kokën masazhoni rrënjët e flokëve duke kruar lëkurën e kokës me shumë delikatesë. Më pas, tërhiqini flokët lehtë dhe pas pak nisni sërish masazhin. Kjo është një teknikë indiane që ka një efekt të jashtëzakonshëm për çlodhjen e menjëhershme të të gjithë trupit.

4. Një çaj qetësues

Para se të shtriheni këshillohet të pini një çaj të ngrohtë më bazë bimësh. Pasi çaji të jetë gati hidhni një lugë mjaltë dhe lëreni të ëmbëlsohet për pesë minuta, më pas është gati për t'u pirë. çaji në mbrëmje është qetësuesi ideal për t'u çlodhur.
 
Une gjithmone them qe do t'i bej keto gjera, por kush ka kohe thuaj??
Nganjehere jam aq e lodhur sa qe me zen gjumi duke pare tv.

Ne mengjes ne fakt s'perdor kremra per trupin, preferoj ne darke perpara se te flej gjume. Eshte me relaksuese.
Mbas dushit zakonisht perdor vajra trupi qe ndihmojne per qarkullimn e gjakut.
 
Une gjithmone them qe do t'i bej keto gjera, por kush ka kohe thuaj??
Nganjehere jam aq e lodhur sa qe me zen gjumi duke pare tv.

Ne mengjes ne fakt s'perdor kremra per trupin, preferoj ne darke perpara se te flej gjume. Eshte me relaksuese.
Mbas dushit zakonisht perdor vajra trupi qe ndihmojne per qarkullimn e gjakut.

Ja edhe une si ty shefe....Nuk me del koha ti kryej gjithe keto sherbime trupit e as lodhja nuk eshte aleate e mire.

Por kremi i fytyren ne darke dhe ne mengjes asnjehere nuk harrohet...edhe pergjumesh qe jam e ve patjeter, se edhe mosha ben te veten keshtu qe duhet te kujdesem sa me mire per lekuren time :D

Kremi i trupit pas dushit gjithmone dhe ne darke edhe pse ndonjehere harroj nga lodhja :(....por e rekuperoj kete hidratim te lekures gjate dites......E meqe dush bej shume shpesh...masazhoj here pas here trupin me vajrat e kremrat perkates.
 
E bukur lind nuk behesh :p
 
Mjafto te kesh lek se te ben xhaxhi kirurgu plastik si te duash ti lol
 
Nuk eshte aspak e rendesishme dukja e njeriut , kur ai veprat e tij i ka te shemtuara . Sa ja kushtojne kohen femrat dukjes se jashtme , po tia kishin kushtuar ''dukjes se mbrendeshme'' , ndryshe do te ishin gjerat ne shoqerit tona .
 
Nuk ekziston bukuria tek asnje femer.
Edhe vet Marylin Monroe perdorte qerpik fallco,edhe lyente buzet me 2-3 lloj buzekuqesh qe ti ngjanin me te plota.
Bukuria qendron ne mendjen e femres e jo ne fytyren,apo trupin e saj.
 
Diskriminim gjinor do e quaja une, perse ne meshkujt mos te explorojme keto sekrete ? :D
 
Ca smund te besh ti psh nga gjitha pikat e hedhura siper?
Meqenese po me pyet ti
shembull por me nje ndryshim te vogel .

duke filluar nga pika 1, te me zgjoje ajo ne vend te alarmit
Banjë çlodhëse , ,,me ate..
Masazh për kokën , te ma bej ajo
Një çaj qetësues , te ma bej ajo me nje buzeqeshje.

zura vetem disa nga pikat por te gjitha mund te behen .

si mendon ti ?
 
Meqenese po me pyet ti
shembull por me nje ndryshim te vogel .

duke filluar nga pika 1, te me zgjoje ajo ne vend te alarmit
Banjë çlodhëse , ,,me ate..
Masazh për kokën , te ma bej ajo
Një çaj qetësues , te ma bej ajo me nje buzeqeshje.

zura vetem disa nga pikat por te gjitha mund te behen .

si mendon ti ?

Amvise quhet ajo. Paguhet ajo.
 
Amvise quhet ajo. Paguhet ajo.

jo, nuk qendron pagesa, mund te ishe edhe ti psh Masazh për kokën mund ta beja edhe une ty , menjefjale i benim keto pikat bashke dhe zbukuroheshim te dy :D
 
Kjo qenka 8 sekretet per te larguar stresin , relax ... c'lidhje ka kjo me bukurine. Loool
 
kane harruar me kryesoren... ;)
 
Nuk ka sekrete...thjesht lind e bukur...ja me shifni mu lol lol lol
 
bejeni 9 sekrete se do shtoj edhe Seksin ne mengjes qe i zbururon shume ... ;)
 
Pas dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike. në këtë mënyrë do të keni një zgjim të këndshëm, do të jeni gati për ditën e gjatë dhe lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme.

Oh oh ne mendje e kam nje dore mashkullore te me bej masazh,te ma shtrydh mishin derisa ta ndiej dhembjen ne kocke...vetem ashtu do ndiej trupin e c'mpire e gjakun te qarkulloje lirshem....As kreme as arome asgje s'ben efekt ne kete rast sa duart te forta e nje mashkulli....
 
Per masazhe flitet ktu.....vetofrohem direkte , apo sjam si e ngrire....lol
 
Pa egzagjerim ka qe ne gusht qe s"kam vene as make-up as rimel as buzekuq,dhe cuditrisht ndihem e fresket e bukur dhe mjaft origjinale ne bukurine time. :)
Kremin ok e perdor rregullisht se zbut lekuren dhe ushqen ate.
Se di se pse keto vitet e fundit jam bere nje partizane e pa shoqe e orgjinalitetit natyrore e asaj freskise brenda nesh qe ndihu e bukur se e tille je,ske nevoje per furca dhe sovatime.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top