8 Marsi ,dite feste apo proteste?

ida angel

:)
V.I.P
mimosa_maxi.jpg

8 Marsi nuk ka ndonje arsye te madhe per t'u festuar dhe ne bote ia ka lene prej kohesh vendin 9 Majit, dites se Nenes.
Arsyeja eshte e thjeshte: ne te vertete simbolizon nje dite proteste.
Ka nga ato, qe mezi e presin 8 Marsin dhe kjo eshte e kuptueshme. Ne Shqiperi shumicen e te papuneve dhe te te varferve e perbejne grate, keshtu qe ne kete dite ato i gezohen dhuratave, qe nuk i marrin edhe aq shpesh: lule, ndonje krem fytyre a dreke ne restorant.

Jane shtepiaket ato qe e festojne 8 Marsin me me zell, sepse per to eshte nje dite per te dale jashte mureve, nje dite kur “komandojne”.
Kurse per grate qe e kane nje pune, me se shumti festa eshte simbolike. Te mesuara me statusin e tyre e me te ardhurat e permuajshme, per keto gra 8 Marsi nuk eshte ndonje dite e rralle.

8marzo1_big.jpg


E gjithsesi, askush s'i shpeton dot atmosferes ngjitese te festimit te kesaj dite, qe ne fund te fundit nuk ka asgje te keqe.
Per 8 Mars, me shume se dhuratat konkrete, ato pelqejne surprizat nga bashkeshorti. Por 8 Marsi duhet te ishte ne te vertete me shume nje dite kur grate te mblidheshin.
Pse jo, edhe te protestonin. Nje dite ku te kerkonin me shume te drejta. “Me duket se kjo feste eshte keqkuptuar paksa ne Shqiperi e une mendoj se festimi eshte dicka qe ka mbetur nga socializmi. Sepse qe ne momentin kur nje grua ne 8 Mars thote: kjo eshte dita ime, kthehet ne dicka diskriminuese.

8mars.jpg

Asaj i takojne te drejtat qe nga momenti kur lind, ne te gjitha ditet e jetes. Jo vetem ne 8 Mars”.
Por pervec syrit kritik ndaj ikjes se grave me heret nga zyrat e punes, mbledhjet e tyre bashke, pa burrat, neper lokale, e dhuratat, eshte dicka qe do u pelqente.
8 Marsi eshte nje dite qe nuk ka ndonje arsye te madhe per te festuar dhe ne bote ia ka lene prej kohesh vendin 9 Majit, dites se Nenes.

Arsyeja eshte e thjeshte: ne te vertete ajo perkujton nje dite proteste. “Dhjetera vjet me pare, ne 8 mars, grate zhvilluan ne Cikago te SHBA-ve nje proteste te madhe, ku kerkuan mbrojtjen e te drejtave te tyre. Ky eshte edhe kuptimi i vertete i kesaj dite”.
Karakteri i gezueshem i kesaj dite ka ngelur i forte ne Shqiperi jo aq per vete natyren tone festive sesa per ngjyrat e ndezura, qe i dha per dhjetera vjet me rradhe sistemi komunist qe e ngriti ne kult 8 Marsin e gruas se forte komuniste, qe gezonte te gjitha te drejtat e qe s'i mungonte asgje.

Edhe pse, ne fakt, asaj i ishte dyfishuar tashme pesha e jetes. “Por ka edhe nje arsye tjeter pse shqiptaret e festojne kaq shume 8 Marsin: ata kane shume pak informacion per domethenien e vertete te kesaj dite, ndoshta nuk e dine se perkujtojne nje proteste”.

infoalbania
 
Titulli: 8 Marsi ,dite feste apo proteste?

Shume e drejte. Megjithese ne shqiptaret shumicen e diteve nderkombetare i festojme sipas qejfit. 8 marsi nuk perben perjashtim.
 
Titulli: 8 Marsi ,dite feste apo proteste?

8 marsi seshte feste....eshte protest per te dreatjt e grave ne gjithe boten, po ktu merren mbrapsht gjerat. :p
 
Titulli: 8 Marsi ,dite feste apo proteste?

Pershendetje te gjitha grave, gezuar 8 marsin, kjo fest ka nje kuptim te rendesishem, eshte guri i pare qe grate hodhen ne themelin e emancipimit te tyre shoqeror,---dhe mendoje se ato ja kane arritur qellimit, duke u emancipuar, arsimuar dhe civilizuar dhe japin shembuj pozitiv ne shoqeri, GEZUAR 8 MARSIN TE GJITHA GRAVE.......
 
Titulli: 8 Marsi ,dite feste apo proteste?

Nuk mund te quhet nje dite festive ,kjo dite duhet te njihet si nje lufte shekullore e grave per te fituar te drejta te barabarta me burrat,per te fituar te drejtat qe vet Zoti apo natyra jua ka falur por qe jane mohuar .
Mund te jemi te vetmit ne bote qe e keqinterpretojme historin e kesaj date .
 
Titulli: 8 Marsi ,dite feste apo proteste?

kam thene dhe ne nje teme tjeter,duhet te ishte dite proteste....nesje ne shqiperi grate kane mendjen te hidhen pas muzikes,jo per gje po sapo erdha nga nje feste per 8 marsin dhe vec per proteste qe nuk dukej se i shkonte mendja kujt...:)
 
Titulli: 8 Marsi ,dite feste apo proteste?

per ne shqipetaret protestat i ben bota ,ne jemi njerez te qefit
 
Titulli: 8 Marsi ,dite feste apo proteste?

8 marsi eshte dita nderkomtare e gruas dhe padyshim qe eshte fest.
Grat qe nuk i kan te drejtat e respekuara ,patjeter qe mund te protestojne me 8 mars ,
biles dhe une solidar jam me to , por 8 marsie eshte festa e grave ne te gjithe boten.
Festa e nenes eshte muhabet tjeter . Jo te gjitha grate jane nena.
 
Titulli: 8 Marsi ,dite feste apo proteste?

Nuk besoj qe femra shqiptare ka nevoj te protestoje per te drejtat e saj! Ishte kur na ishte, tashme vlera e femres dhe te drejtat e saj nuk vihen ne diskutim!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top