8 lumenjte e medhenj qe po thahen nga mbiperdorimi

ShkodranNe

Dwell in possibility
396047_354600634551364_141388129205950_1556846_1319855003_n.jpg


1. Lumi Kolorado
58080880.jpg


Lumi Kolorado eshte nje nga lumenjte me te perdorur ne Toke. Ai siguron uje per 30 milione njerez dhe ka shume diga dhe devijimi artificial pergjate gjatesise se tij prej 2 333 kilometra.

Per arsye se eshte shume i perdorshem ne bujqesi, industri dhe perdorime urbane, lumi Kolorado shume rralle arrin ne delten e tij dhe ne Gjirin e Kalifornise. Rreth 1/10 e rrjedhjes se dikurshme te lumit, tani drejtohet per ne Meksike, por pjesa me e madhe e tij perdoret per bujqesi dhe blegtori nga qytetet ne jug te kufirit.

2. Lumi Ind
15923146.jpg


Lumi Ind eshte burimi kryesor i ujit te fresket per shumicen e popullit pakistanez me nje popullsi me rritje te shpejte prej me shume se 170 milione banoresh. Ujerat e lumit perdoren per konsum shtepiak dhe industrial si perballojne 90 % te bujqesise ne vendin e thate.

Indi eshte nje nga lumenjte me te medhenj ne bote por tani eshte shfrytezuar aq shume saqe nuk arrin te derdhet ne oqean prane portit te Karachi-t. Duket se e ardhmja e ujit ne Pakistan eshte ‘gri’, me nje popullsi gjithnje e ne rritje dhe me rezerva uji ne pakesim si pasoje e ngrohjes globale.

3. Amur Daria
15337859.jpg


Te gjithe kemi degjuar qe ne shkolle per Detin Aral, nje nga kater ujdhesat me te medha me nje siperfaqe prej 67 300 m2. Deti dikur rrethohej nga qyteza dhe nje industri fitimprurese lulezonte rreth tij. Vetem industria e peshkimit kishte rreth 40 000 vende pune dhe i siguronte ish-Bashkimit Sovjetik 1/6 e ushqimit nga peshkimi.

Deti Aral ushqehet apo furnizohet me uje nga dy lumenj te medhenj te Azise: Amur Daria dhe Sir Daria.
Ne vitin 1960 sovjetiket vendosen qe te lulezonin bimesine e stepave. Ata ndertuan nje rrjet te fuqishem ujitjeje. Sistemi ishte perfekt dhe shume eficient por beri qe Amur Dari ate humbiste shume nga rrjedhja e saj dhe nuk arrin qe te derdhet plotesisht ne Detin Aral.

4. Sir Daria
sirdaria.jpg


Edhe pse lumi Sir Daria duket pak me mire se simotra e tij Amur Daria, ai gjithashtu ka shume ndotje dhe humbje te rrjedhes.

Ne shek. XX mbi lume u ndertua nje sistem kanalizimi te cilat me vone u zgjeruan nga inxhinieret sovietike dhe u shfryetezuan per ujitjen e plantacioneve te pambukut. Keshtu pothuaj e gjithe rrjedha u devijua, vetem nje sasi e vogel derdhet ne det.

5. Lumi Rio Grande
riogrande.jpg


Nje nga lumenjte me te medhenj te Amerikes se Veriut, Rio Grande rrjedh drejt Gjirit te Meksikes ne nje gjatesi prej 3 033 km. ai pershkon kufirin midis Teksasit dhe Meksikes dhe dikur lumi ‘grande’ , tashme eshte me i paket ne sasi, si pasoje e mbiperdorimit ne te dy anet e kufirit te dy shteteve.

Me pak se 1/5 e rrjedhjes historike te lumit, mberrin tani ne gji. Tashme algat e kane mbuluar siperfaqen e tij. Ligatinat e rajonit, pikat kritike te ndalesave për migrim te zogjve po ja zene frymen. Te gjitha keto probleme jane bere me keq nga thatesira e gjate ne rajon.

6. Lumi i Verdhe
lumiverdhe.jpg


Lumi i Verdhe eshte lumi i dyte me i gjate ne Kine pas lumit Jance dhe i gjashti ne bote me nje gjatesi rreth 5 464 km. Lumi i Verdhe eshte djepi i qyteterimit te hershem kinez dhe mbart nje histori te gjate dhe komplekse te rajonit. Permbytje te shumta nder shekuj kane rezultuar me pasoja katastrofike per banoret perreth tij dhe dallojme ketu permbytjen e vitit 1931 ku vdiqen rreth 3 milione njerez.

Qe nga viti 1972 lumi i Verdhe ka filluar te thahet perpara se te arrije te derdhet ne det. Kjo ka ardhu si pasoje e devijimeve ne shtratin e tij, dhe mbiperdorimit per bujqesi. Ne vitin 1997 lumi nuk rrodhi fare per 230 dite. Nje situate e tille dramatike e renies se rrjedhjes se ujit e tronditi tej mase ekologjikisht delten e tij. Ky lume mban nje sasi teper te madhe balte e cila depozitohet ne shtresa pergjate shtratit te tij. Kjo ben qe niveli i ujit te dale nga shtrati i tij.

7. Lumi Teesta
testao.jpg


Lumi Teesta eshte 315 km i gjate dhe rrjedh pergjate Indise drejt lumit Brahmaputra. Ai buron ne Himalaje ku ushqehet nga shkrirja e bores dhe me pas merr rrugen pergjate lugines tropikale.
Ai eshte quajtur si vija e jetes e krahines Sikkim ku rrjedh por vitet e fundit ka filluar te thahet si pasoje e perdorimit per ujitje dhe per pune te tjera.

8. Lumi Murrai
murrai.jpg


Murrai eshte lumi me i gjate i Australise dhe lumi me i rendesishem. Ai ka nje gjatesi prej 2 375 km dhe buron nga Alpet australiane, perms pllajave te brendshme e derdhet ne oqeanin Indian prane Adelaide-s.

Si pasoje e perdorimit per ujitje, Lugina e Murrai eshte zona bujqesore me produktive dhe e njohur si ‘tasi i ushqimit te vendit’ si dhe siguron nje pjese te mire te ujit te pijshem per zonat perreth tij.
Nderhyrjet dhe devijimet ne shtratin e tij e kane ulur ndjeshem sasine e rrjedhjes duke rritur kripesine e ujit dhe duke krijuar sasi te shumta balte.
//infoalbania.org//
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top