Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

8 gjera qe nuk i dinit per diten e veres, 14 Marsin

1615712395684.png

Muaji mars mban festën e Ditës së Verës, e quajtur dhe "festa e luleve", që tashmë ka marrë përmasa të mëdha në gjithë vendin, si festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit, paqes dhe harmonisë, gëzimit dhe dashurisë njerëzore. Festa zakonisht nis gjallërinë e saj mbrëmjen e 13 marsit për të vijuar gjithë ditën e 14 marsit, deri në perëndim të diellit. Më poshtë po rendisim disa nga gjërat që ndoshta nuk i dini lidhur me këtë festë.

Origjina e Ditës së Verës vjen nga lashtësia. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM‐it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet gjithmonë më 14 Mars.

Dita e Verës, e njohur si festa e ripërtëritjes së natyrës dhe e vazhdimësisë së jetës, është sot festë kombëtare dhe festohet kombëtarisht si e tillë.

Mëngjesi i 14 marsit – Të gjithë zgjohen me të njëjtën lutje: Inshalláh është kohë e mirë! Rituali vijonte me përgatitjen nga i zoti i shtëpisë të pjatave për të bërë kamë (këmbë) te të afërmit etj. Këtu hynin pilafi me gjel, ballakume ose revani, vezë të ziera, arra, palë dhe 2-3 bisqe me lule, zakonisht lule misiri, që në Elbasan çelin herët.

Kulti i kësaj dite të shenjtë “tempullin” e vet e ka pasur qëmoti në trevat e Elbasanit, pasi në këto anë ndodhej faltorja e Zanës së Çermenikës (Diana Candaviensis). Në kohët e lashta perëndesha Diana mbahej si hyjnesha e gjuetisë, pyjeve dhe e gjithë natyrës. Ajo adhurohej jo veç në hapësirat ilire, por në mbarë brigjet mesdhetare. Statuja të saj janë gjetur jo veç në Apolloni, por dhe në brigjet e Afrikës Veriore e në Azi të Vogël.

Fakti që një festë mistike e natyrës, u ruajt në qytetin e Elbasanit dhe u përcoll “e pastër” deri më sot, pavarësisht tallazeve historike, ideologjike e fetare, përbën një krenari dhe pasuri gjithëkombëtare.

Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse.

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 Mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, 14 Mars). /k.k/noa.al/
 
14 Marsi e njohur dhe si pigreku ( 3,14 Numri me i rendesishem ne bote) .
 
Vetem nje korigjim i vogel ke mengjesi: "Inshallah" nuk njihej si fjale
 
Bestytni hesapi
 
Bestytni hesapi
Bestytni 14 Marsi, Dita e Veres??

Dita e veres kremton Diellin dhe dikur ka qene besim, jo bestytni, tani eshte tradite.
Pa Diell nuk ka jete dhe ky eshte fakt, jo bestytni.

Bestytni eshte tjeter gje, psh macja e zeze qe te kalon rrugen, ose patkoi i kalit qe sjell fat, ose edhe kjo me poshte qe perdoret shume po shume fare ama?
81PK2qspJeL._AC_SY606_.jpg
Sidoqofte une personalisht nuk jam aspak i habitur mbi paragjykimin qe i ben ti nje feste dhe tradite tipike shqiptare?
 
Shiko fotografinë 1779617
Sidoqofte une personalisht nuk jam aspak i habitur mbi paragjykimin qe i ben ti nje feste dhe tradite tipike shqiptare?
U pa sa je i habitur.

Shyqyr tek ne eshte zhduke krejt dhe mund tgiejsh rralle ndonje shtepi qe ja ka pi sorra met lool
 
U pa sa je i habitur.

Shyqyr tek ne eshte zhduke krejt dhe mund tgiejsh rralle ndonje shtepi qe ja ka pi sorra met lool
Dmth ne qe e trashegojme dhe respektojme nje tradite mijera vjecare te te pareve na paska pire sorra ment??
 
Dmth ne qe e trashegojme dhe respektojme nje tradite mijera vjecare te te pareve na paska pire sorra ment??
Jo ne qe e fesotjme i kena dhon sorres me pi edhe ka nis me kercy me ne lool
 
Ballokume ka bere njeri?
 
Jo jo se me behet celulit ?
 
Dmth ne qe e trashegojme dhe respektojme nje tradite mijera vjecare te te pareve na paska pire sorra ment??
Eshte feste pagane dhe e ndaluar ne Islam ( nese je i ketii besimi). Perndryshe, po, me ment e pime e quaj edhe ate qe i thote vetit musliman e feston festa pagane :d
 
Eshte feste pagane dhe e ndaluar ne Islam ( nese je i ketii besimi). Perndryshe, po, me ment e pime e quaj edhe ate qe i thote vetit musliman e feston festa pagane :d
Ok flm per saktesimin
 
Eshte feste pagane dhe e ndaluar ne Islam ( nese je i ketii besimi). Perndryshe, po, me ment e pime e quaj edhe ate qe i thote vetit musliman e feston festa pagane :d
Besa dhe shengjergji festojn disa.?
Shyqyr zot se jan vedisu njerzit dhe kjo fal shkollimit..e mir eshte se nuk e kan dite kuptimin dhe kan festu dhe bozhiqet kot siq ka than i moqmi?
 
Ufff si kane jetu njerezit gjith keta shekuj pa i mesuar te mecmit e fv ketu ?
Mençuri e ardhur nga shkretëtira. Do na tregojnë zakone e stile jete të ndryshme nga këto që kemi mijëra vite.
 
Skraparlli
 
Po Sulltan Novruzi ca eshte?
Novruz vjen nga persishtja dhe do te thote "Dite e re".Eshte feste fetare e besimit bektashian
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back