8 gjera qe nuk i dinit per diten e veres, 14 Marsin

1615712395684.png

Muaji mars mban festën e Ditës së Verës, e quajtur dhe "festa e luleve", që tashmë ka marrë përmasa të mëdha në gjithë vendin, si festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit, paqes dhe harmonisë, gëzimit dhe dashurisë njerëzore. Festa zakonisht nis gjallërinë e saj mbrëmjen e 13 marsit për të vijuar gjithë ditën e 14 marsit, deri në perëndim të diellit. Më poshtë po rendisim disa nga gjërat që ndoshta nuk i dini lidhur me këtë festë.


Origjina e Ditës së Verës vjen nga lashtësia. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM‐it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet gjithmonë më 14 Mars.


Dita e Verës, e njohur si festa e ripërtëritjes së natyrës dhe e vazhdimësisë së jetës, është sot festë kombëtare dhe festohet kombëtarisht si e tillë.


Mëngjesi i 14 marsit – Të gjithë zgjohen me të njëjtën lutje: Inshalláh është kohë e mirë! Rituali vijonte me përgatitjen nga i zoti i shtëpisë të pjatave për të bërë kamë (këmbë) te të afërmit etj. Këtu hynin pilafi me gjel, ballakume ose revani, vezë të ziera, arra, palë dhe 2-3 bisqe me lule, zakonisht lule misiri, që në Elbasan çelin herët.

Kulti i kësaj dite të shenjtë “tempullin” e vet e ka pasur qëmoti në trevat e Elbasanit, pasi në këto anë ndodhej faltorja e Zanës së Çermenikës (Diana Candaviensis). Në kohët e lashta perëndesha Diana mbahej si hyjnesha e gjuetisë, pyjeve dhe e gjithë natyrës. Ajo adhurohej jo veç në hapësirat ilire, por në mbarë brigjet mesdhetare. Statuja të saj janë gjetur jo veç në Apolloni, por dhe në brigjet e Afrikës Veriore e në Azi të Vogël.

Fakti që një festë mistike e natyrës, u ruajt në qytetin e Elbasanit dhe u përcoll “e pastër” deri më sot, pavarësisht tallazeve historike, ideologjike e fetare, përbën një krenari dhe pasuri gjithëkombëtare.

Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse.

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 Mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, 14 Mars). /k.k/noa.al/
 
Bestytni hesapi
Bestytni 14 Marsi, Dita e Veres?😂

Dita e veres kremton Diellin dhe dikur ka qene besim, jo bestytni, tani eshte tradite.
Pa Diell nuk ka jete dhe ky eshte fakt, jo bestytni.


Bestytni eshte tjeter gje, psh macja e zeze qe te kalon rrugen, ose patkoi i kalit qe sjell fat, ose edhe kjo me poshte qe perdoret shume po shume fare ama😉
81PK2qspJeL._AC_SY606_.jpg
Sidoqofte une personalisht nuk jam aspak i habitur mbi paragjykimin qe i ben ti nje feste dhe tradite tipike shqiptare👍
 
Bestytni 14 Marsi, Dita e Veres?😂

Dita e veres kremton Diellin dhe dikur ka qene besim, jo bestytni, tani eshte tradite.
Pa Diell nuk ka jete dhe ky eshte fakt, jo bestytni.


Bestytni eshte tjeter gje, psh macja e zeze qe te kalon rrugen, ose patkoi i kalit qe sjell fat, ose edhe kjo me poshte qe perdoret shume po shume fare ama😉
Shiko fotografinë 1779617
Sidoqofte une personalisht nuk jam aspak i habitur mbi paragjykimin qe i ben ti nje feste dhe tradite tipike shqiptare👍
U pa sa je i habitur.

Shyqyr tek ne eshte zhduke krejt dhe mund tgiejsh rralle ndonje shtepi qe ja ka pi sorra met lool
 
Dmth ne qe e trashegojme dhe respektojme nje tradite mijera vjecare te te pareve na paska pire sorra ment??
Eshte feste pagane dhe e ndaluar ne Islam ( nese je i ketii besimi). Perndryshe, po, me ment e pime e quaj edhe ate qe i thote vetit musliman e feston festa pagane :d
 
Eshte feste pagane dhe e ndaluar ne Islam ( nese je i ketii besimi). Perndryshe, po, me ment e pime e quaj edhe ate qe i thote vetit musliman e feston festa pagane :d
Besa dhe shengjergji festojn disa.🤔
Shyqyr zot se jan vedisu njerzit dhe kjo fal shkollimit..e mir eshte se nuk e kan dite kuptimin dhe kan festu dhe bozhiqet kot siq ka than i moqmi😂
 
Top