Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

8.8 mld planete si Toka

Vetëm në galaksinë tonë janë të paktën 8.8 miliardë planete të ngjashëm me Tokën, domethënë planete që kanë ujë në formë të lëngëshme dhe mikpritës të jetës.

planetet2.jpg


Në këtë përfundim ka mbërritur puna kërkimore disa-vjeçare e një grupi astronomësh të Universitetit Berkeley në Kaliforni të udhëhequr nga Erik Petigura.

Rezultati i studimit është publikuar në revistën “Pnas”. Në bazë të të dhënave të mbledhura nga teleskopi “Kepler” besohet se në Rrugën e Qumështit janë nga 40 deri në 50 miliard yje. Shkencëtarët e NASA-s pranojnë se 22 përqind e këtyre yjeve kanë karakteristikat e Diellit tonë, që do të thotë madhësi dhe planete në distancë përafërsisht të njëjtë si në sistemin tonë diellor.

Nëse këtyre shifrave u shtohet edhe numri i yjeve më përmasa më të mëdha, numri i planeteve që rrotullohen rreth asaj që shkencëtarët e quajnë “zona e jetës”, në yllin përkatës do të shtohej me 20 miliard.

zonajetes.jpg


“Zona e jetës” quhet orbita e përshkuar nga një planet që ndodhet në një distancë të favorshme nga ylli përkatës (si Toka) që mundëson zhvillimin e jetës.

Sipas studiuesve të universitetit kalifornian, planeti më i afërt (ndoshta) që ka jetë ndodhet rreth 12 mijë vite dritë larg. Petigura dhe kolegët e tij analizuan të dhënat nga 42 mijë yje të ngjashëm me Diellin “ku gjetën” 603 planete, 10 me diametër sa Toka dhe një ose dy prej tyre që orbitonte në “zonën e jetës”.

Hapi i mëtejshëm, thonë shkencëtarët, është studimi me anë të teleskopëve të fuqishëm të atmosferës së këtyre planeteve për të kuptuar nëse vërtet janë në gjendje të mirëpresin jetë. Pavarësisht këtij rezultati, vetë studiuesit përmbahen duke deklaruar se jo të gjithë planetet e ngjashëm me Tokën mund të kenë jetë. Ata thonë se ekziston mundësia që në shumë prej tyre dendësia e atmosferës të jetë aq e madhe sa do t’i bënte ata shumë të nxehtë dhe të papërshtatshëm për mbijetesën e molekulave të ADN-së.
TCh
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back