78 ditë ecje në këmbë për mirënjohje ndaj NATO-s

Kresha

A pretty face can never trick me
Një shtetas kosovar u nis nga Gjermania për në Kosovë për të falënderuar NATO-n, 13 vjet pas intervenimit ushtarak në Kosovë. Ai do të ecë 78 ditë sa kanë zgjatur edhe sulmet e NATO-s mbi caqet serbe.



Ecja në këmbë e Maxhun Smajlit ka nisur më 24 mars ndërsa do të përfundojë më 10 qershor në Kosovë, në ditën kur shënon edhe hyrjen e këmbësorisë së forcave ushtarake ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë, si dhe kthimin e popullatës shqiptare të cilët u dëbuan në vatrat e tyre në Kosovë.
„Ideja e një marshi të tillë, daton që nga ardhja dhe vendosja në Gjermani, me 26 korrik 1999. Në fillim pata menduar që ky marsh të realizohej në 10-të vjetorin e çlirimit të Kosovës. Pra, me 24 mars të vitin 2009. Mirëpo, për shkak të mangësive të shumta që kisha në dokumentacion, këtë datë e kam shtyrë për 24 mars 2012, të cilit vit i është bashkangjitur edhe një ngjarje tjetër shumë e rëndësishme për popullin shqiptar; -100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë”, tha publicisti Maxhun Smajli, transmeton Albinfo.
Por ky marsh, shton Maxhuni, përkon dhe me simbolika tjera, si me 14 vjetorin e nisjes së luftës çlirimtare në Dukagjin, me 13 vjetorin e bombardimeve mbi caqet serbe dhe lirinë e Kosovës.
Pastaj, nga këtu Smajli do të vazhdon rrugën për tek varrezat e dëshmorëve në Koshare, ku edhe do ta përfundojë marshin.
Këtë marshim mërgimtari Smajli do ta përfundojë me 12 qershor 2012, në ditën e çlirimit të Kosovës.
“Aty do ta vendosi një flamur kombëtar që e kam dhuratë nga një mërgimtar, Besim Prekazi nga Drenica”, ka thënë Smajli.
Distanca prej rreth 2000 kilometrash, simbolizon për Maxhun Smajli edhe distancën e lëvizjeve që ka bërë për 13 muaj të luftës, si reporter lufte, nëpër 147 fshatra të më se dhjetë komunave të Kosovës. //kuriozitete
 
Titulli: 78 ditë ecje në këmbë për mirënjohje ndaj NATO-s

Pa lidhje , do jet i pa pune .
 
Titulli: 78 ditë ecje në këmbë për mirënjohje ndaj NATO-s

Pa lidhje , do jet i pa pune .

Sikur ta kishe perjetu ti luften Angel do ishe solidarizu me ket zotriun! eshte shum veshtri te jetosh me shpin tende i roberuar. Kjo eshte vetem nje deshir e vogel se ka mund te ofroj ky zoteri per ata se ndimun te dalin ne liri popullin shqiptar te kosoves.
 
Titulli: 78 ditë ecje në këmbë për mirënjohje ndaj NATO-s

Sesht aty problemi nese do ishte akoma ne lufte do e kuptoja po ta bente per armepushim.Por sarrij ta kuptoj tni qe esht dhe pavaresia ky ben kte xhest me duket me shum xhest per rekord guines sesa per pavaresi ;).
 
Titulli: 78 ditë ecje në këmbë për mirënjohje ndaj NATO-s

Xhest shum i bukur, bravo. Ka punu per ket dit ky njeri, ska nevoj te punoj me sa duket Angel Devil (Kosovaret qe jetojn ne Ch ose De e kan siguruar 1 jetes te mir, ne pergjithsi).
 
Titulli: 78 ditë ecje në këmbë për mirënjohje ndaj NATO-s

Një shtetas kosovar u nis nga Gjermania për në Kosovë për të falënderuar NATO-n, 13 vjet pas intervenimit ushtarak në Kosovë. Ai do të ecë 78 ditë sa kanë zgjatur edhe sulmet e NATO-s mbi caqet serbe.
//kuriozitete

Zoteriu mendoje se po bene nje gjest vleresues dhe mjaft te rendesishem.

Sulmet e NATO-s qe ndikuan ne clirimin e Kosoves zgjaten 78 dite dhe ku burri i botes do beje 78 dite kembe ne shenje solidariteti dhe falenderimi per tere ate sakrifice dhe munde qe beri aleanca NATO ne clirimin e popullit te Kosoves.

Ne nuk kemi mundesi tu japim me shume, andaj edhe keto gjeste te vogla kam pershtypjen se jane te rendesishme.
 
Titulli: 78 ditë ecje në këmbë për mirënjohje ndaj NATO-s

Gjest i bukur por me pak doza çmendurie :D Ide e bukur dhe qellim shume vlersues, ky duhet te jete maratonomaku i dyte :)
 
Titulli: 78 ditë ecje në këmbë për mirënjohje ndaj NATO-s

Sesht aty problemi nese do ishte akoma ne lufte do e kuptoja po ta bente per armepushim.Por sarrij ta kuptoj tni qe esht dhe pavaresia ky ben kte xhest me duket me shum xhest per rekord guines sesa per pavaresi ;).

Kurr nuk eshte von per te tregu nje gjest mirnjohes, kush e di ndoshta ky me par si i ka pas punet?me rendesi mos me harru te kthesh falenderimin pamvarsiisht ne cmas doze .
 
Titulli: 78 ditë ecje në këmbë për mirënjohje ndaj NATO-s

Un e di kujt i them falenderim .Ti cosh 1 tufe lule atij qe ka ber kte gje ti dergosh nje telegram ne shenj rrespekti .Shteti kosoves te ngrej 1 monument .Por jo 78 dite vrap me e falenderu , jo per gje po sdo ja di njeri per nder ky thjesht ka gjet menyren per tu be i famshem asgje tjeter ,mendimi im ky gjithsesi .
 
Back
Top