70 vjetori i përkujtimit të Hafiz Ibrahim Dalliut

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
#SiSot, më 25 maj 1952, ndërroi jetë atdhetari, poeti, përkthyesi, publicisti dhe teologu, Hafiz Ibrahim Dalliu.
Ky mendimtar i përkushtuar tiranas ndihmoi në fitimin e pavarësisë së qytetit rreth dy ditë para shpalljes së Pavarësisë kombëtare më 28 nëntorin e 1912-s. U rikthye në atdhe pas studimeve të ndjekura në Stamboll dhe militoi për krijimin e shkollës së vajzave në Tiranë, nga ku doli një plejadë mësuesesh.
Dalliun e ndeshim ngado ku flitet për çështje atdhetare dhe arsimore, siç ngjau në Kongresin e Elbasanit më 1909-n, ku u vendos hapja e Shkollës Normale. Do të ishte pjesë edhe e Kongresit të Bashkimit Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Lidhjes Kombëtare dhe pjesë përbërëse e Asamblesë Kombëtare më 1943-shin (kjo pjesëmarrje do të ndikonte edhe në burgosjen e tij fill pas marrjes së pushtetit nga komunistët).
Dalliu do të mbahet mend edhe si autor i një sërë shkrimesh, kryesisht të natyrës atdhetare dhe fetare. "Grenxat e kuqe të Tiranës", "Besimet e myslimanëve", "Dhanti e Ramazanit", "Udha muhamedane", "Dokrrat e hinit", "Patriotizma në Tiranë", "Ç'është Islamizmi" etj. Ai ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. (nga Vladimir Kera)
#ArkivatFrymëzojnë
#ArkivatKujtojnë
#HafizIbrahimDalliu
#AQSH
283333265_5718502888177856_318441792846227399_n.jpg
281364455_5718503038177841_7425560706385373274_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top