Një 7-vjeçare trokiti në derën e të panjohurve për t’i njoftuar ata se ishte pjesë e një aksidenti të frikshëm ajror, ku kishte gjetur vdekjen pjesa tjetër e familjes së saj.
Gjendja e tronditur e vogëlushes bëri që të zotët e shtëpisë të njoftonin menjëherë policinë për t’i informuar ata për një aksident të mundshëm ajror në zonën e tyre.
Menjëherë forcat e policisë në rajonin Lyon në Kentaki u vendosën në kërkim dhe lokalizuan vendin e përplasjes, mbetjet e avionit të vogël privat, “Piper Seneca” dhe katër trupa të pajetë në bord.
Pas identifikimeve përkatëse u mësua se viktimat ishin dy prindërit dhe motra më e madhe e vajzës së mbijetuar dhe një kushërirë e familjes, që nuk i kishin mbijetuar përplasjes fatale.
7-vjeçarja kishte mundur të dilte nga mbetjet e avionit të ecte për disa orë në këmbë dhe të kërkonte ndihmë në rastin më të parë. Ajo u shoqërua menjëherë në spital në gjendje të rënduar mendore, por jashtë rrezikut për jetën. / Top Channel