7 vendtakimet e gjumit me ushqimin

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
1. Ngrenia e tepert ose ngrenia e paket mund te prishe gjumin tuaj. Nese hani dicka te shpejte para se te flini kjo mund t’ju sjelle gjume. Por ngrenia e tepert pengon tretjen e ushqimit dhe ju largon gjumin.

2. Kafeina mund te prishe gjumin. Tek disa persona ushqimet apo pijet qe permbajne kafeine hapin rrugen e crregullimeve te gjumit. Nese dhe ju jeni te ndjeshem ndaj kafeines atehere ne darke qendroni larg ushqimeve apo pijeve me perberje kafeine.

3. Hiqni dore nga yndyrnat. Nese ne darke konsumoni nje gjelle te yndyrshme apo me mish, mund te keni probleme me tretjen dhe te perballeni me shqetesime te tjera si djegie stomaku. Per kete arsye mund te mbeteni dhe pa gjume.

4. Mos hani ne oret e vona te nates. Personat qe ankohen nga stomaku apo reflus duhet te qendrojne larg ushqimeve te renda te cilat pengojne boshatisjen e stomakut ne oret e vona te nates. Nese flini me stomakun plot atehere kjo behet shkak i ngjitjes lart te acideve dhe ujerave te stomakut deri ne ezofag. Ky fenomen shkakton me pas djegie dhe prish gjumin.

5. Konsumimi i lengjeve para orarit te gjumit shkakton probleme te ndryshme. Per te mos u zgjuar shpesh naten per te shkuar ne banje pas darkes, qendroni larg konsumimit te panevojshem te lengjeve.

6. Qumeshti dhe mjalti lehtesojne gjumin. Qumeshti permban amino acidin triptofan i cili sjell gjume. Ndersa triptofan shton sasine e serotonit ne tru i cili eshte nje qetesues natyral. Prandaj para se te flini mos harroni te pini qumeshtin e embelsuar me nje luge mjalte. Edhe karbohidratet lehtesojne hyrjen e triptofanit ne tru. P.sh., sanduici qe permban mish gjel deti eshte nje bashkim i karbohidrateve dhe triptofanit qe sjell gjumin. Edhe qumeshti me banane mundeson vitaminen B6 e cila ndihmon ne kthimin e triptofanit ne serotonin.

7. Thuhet se shume bime popullore ndihmojne per te pasur nje gjume te qete. Me e perhapura eshte Valeriana. Nga studimet kuptohen vecorite qetesuese te bimes. Perberesit aktive te rrenjes se bimes dobesojne sistemin qendror nervor dhe clirojne indet muskulore. Bima mund te perdoret si caj ose si ilac i lengshem. Por nuk keshillohet te perdoret ne periudhen e shtatzenise dhe gjidhenies. Bime te tjera te cilat njihen si qetesuese dhe lehtesuese te gjumit jane kamomili, mendra, kulpra dhe melisa. Por nuk ekzistojne shume eksperimente shkencore te cilat provojne dobishmerine e ketyre bimeve.(G.start).
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top