7 përqind e nxënësve të shkollave janë me ADHD

sensuu

sweet
V.I.P
7 përqind e nxënësve të
shkollave janë me ADHD

Shiko fotografinë 1729379

Nivelet e larta të aktivitetit dhe periudhat e shkurtra të mungesës së vëmendjes janë pjesë normale e fëmijërisë për shumë fëmijë, por për ata me ADHD, hiperaktiviteti dhe mungesa e vëmendjes ndikojnë dukshëm në jetën e përditshme. Simptomat e ADHD zakonisht fillojnë të shfaqen në moshën 3 ose 4 vjeçare dhe vijnë duke u përkeqësuar. Të qënit hiperaktiv dhe impulsiv kulmon në moshën 6 ose 7 vjeç: aktiviteti i shtuar zakonisht moderohet në moshën e adoleshencës, por impulsiviteti mund të zgjasë deri në moshë të rritur. اdo fëmijë bëhet I lëvizshëm me kalimin e kohës dhe kryesisht djemtë shpërthejnë në energji që është e vështirë të kontrollohet. ثshtë e zakonshme për fëmijët të “zhyten në ëndrra” duke shmangur aktivitete të tjera gjatë ditës. Disa duken të jenë të çorganizuar dhe etiketohen si ‘’harraqë’’. Disa të tjerë janë gjaknxehtë në situatat e përditshme jetësore. Por ADHD është më shumë se të qënit çapkën. Ai përbën një çrregullim të rëndësishëm mjekësor që e vështirëson procesin e të mësuarit të fëmijës në shkollë si dhe luan një rol kritik në dëmtimin e socializimit ndërpersonal.

Kush mund të ketë ADHD?
ADHD është një problem mbarëbotëror që prek fëmijët dhe të rriturit të të gjitha etnive dhe grupeve socioekonomike. Ai kulmon më shumë në djemtë e moshës 2 deri në 4 vjeç.

اfarë e shkakton ADHD?

ADHD nuk shkaktohet nga pakujdesia prindërore, nga problemet familjare, mësues të dobët, ndenjja për shumë kohë përpara televizorit, alergjitë ushqimore ose sheqeri i tepërt. Një teori e hershme shpjegonte që çrregullimi I vëmendjes shkaktohej nga trauma të vogla apo dëmtime të trurit. Për këtë arsye, për shumë kohë, ADHD u quajt “dëmtimi minimal i trurit” ose “ disfunskioni minimal i trurit”. Shumica e individëve me ADHD nuk kanë histori të traumave në tru ose evidence të dëmtimit trunor. Ka fakte të rëndësishme që tregojnë së ADHD trashëgohet në familjë, e cila sugjeron për predispozicion gjenetik. Nqs një person në një familje diagnostikohet me ADHD, atëherë ka një probabilitet prej 25-35% që një tjetër pjesëtar i saj të ketë ADHD, krahasuar me 4%-6% me një individ të popullatës.

SIMPTOMAT E ADHD

Mungesa e vëmendjes përfshin:
• Të qënit lehtësisht i shpërqëndruar dhe ‘’të kapërcyerit’’ nga njëri aktivitet në tjetrin
• Kryerjen e detyrave të shkollës nën presionin e të rriturve
• Të qënit i çorganizuar
• Humbjen e sendeve vetjake dhe bërjen e gabimeve të shpeshta nga pakujdesia
• Rënia nga mësimet pavarësisht një koefiçenti inteligjence (IQ) normale

Hiperaktiviteti përfshin:
• Të paturit energji të tepërta
• Kryerjen e aktiviteteve të tilla si kërcimi apo vrapimi kur nuk është e përshtatshme
• Të folurit shumë
• Nevoja për të qënë i zënë duke u përpjekur për të bërë shumë gjëra njëkohësisht

Impulsiviteti përfshin:
• Të qënit i paduruar
• Vjedhin lodrat e moshatarëve
• Të vepruarit para të menduarit



FAKTORثT FIZIK

Teknikat e avancuara imazherike kanë detektuar ndryshime në trurin e fëmijëve me ADHD krahasuar mëfëmijët që nuk kanë ADHD. Në disa studime, skaneri I kokës ka treguar që ana e djathtë e trurit është me vogël në fëmijet me ADHD. Ana e djathë përmban tre zona të rëndësishme: korteksin prefrontal, nukleus caudatus dhe globus pallidus. Anomali në këto zona mund të dëmtojë aftësinë e një individi për të frenuar veprimet duke rezultuar në impulsivitetin tipik të ADHD.

PROBLEMET E SHTATZANISث

ADHD shpesh lidhet me probleme të shtatzanisë. Duhanpirja materne gjatë shtatzanisë gjithashtu lidhet me ADHD.

ALMEDICUS
 
Titulli: 7 përqind e nxënësve të shkollave janë me ADHD

Asnjë skaner i kokës apo analizë gjaku nuk mund ta diagnostikojë adhd-në. Diagnoza vendoset me një ekzaminim nga një mjek profesionist i cili përcakton dhe mjekimin sipas vlerësimit të sjelljes së fëmijës suaj. Mjeku pediatër ose psikiatri i fëmijëve ose moshave të adoleshencës do tju thotë nëse sjellja e fëmijës suaj lidhet me simptomat e adhd apo nëse ai ose ajo eshte aktive në mënyrë të pazakontë. Shumica e rasteve me adhd zbulohen për herë të parë që në shkollën fillore. Fëmijët që diagnostikohen me adhd kanë simptoma që i pengojnë ata të jenë si gjithë fëmijët e moshës së tyre. Këto simptoma mund të zgjasin të paktën 6 muaj para se fëmija të diagnostikohet me adhd.

Problemi më i madh mbetet që akoma shumë fëmijë me adhd (pothuaj gjysma e tyre) nuk diagnostikohen

Kemi 3 nëntipe të adhd: 1) shpërqendrim primar 2) hiperaktivitet dhe impulsivitet primar dhe 3) kombinim i këtyre 2 simptomave që quhet dhe nëntipi i kombinuar. Djemtë e diagnostikuar me adhd në krahasim me vajzat janë në raport- in 3 me 1. Disa mjekë janë të mendimit që vajzat preken nga adhd po aq sa dhe djemtë, por shpesh ato nuk diagnostikohen duke qenë se kanë simptomatikë më pak të shprehur dhe nevojshmëria për mjekim lind vetëm në mosha më të mëdha. Për pasojë, vajzat ndonjëherë e shprehin adhd e tyre në mënyra më pak shqetësuese si psh vetëm duke qënë të pavëmendshme. Në ditët e sotme, kur mjekët janë të vetëdijshëm mbi mënyrat unike që adhd shfaqet te vajzat dhe te djemtë, shumë prej tyre diagnostikohen herët dhe marin mjekimin përkatës. Duket sikur numri i fëmijëve që diagnostikohen me adhd është më i madh sot se në të shkuarën. Kërkimet tregojnë se kjo rritje është për shkak të përforcimit të njohjes së kësaj sëmundjeje dhe diagnostikimit në kohë edhe tek fëmijët që mund të paraqesin forma më të lehta të adhd. Pavarësisht rritjes së personave

Mjeku pediatër ose psikiatri i fëmijëve ose moshave të adoleshencës do tju thotë nëse sjellja e fëmijës suaj lidhet me simptomat e adhd apo nëse ai ose ajo eshte aktive në mënyrë të pazakontë

Si ta kuptoj nëse fëmija im ka ADHD

Të diagnostikuar me adhd dhe frikës se disa fëmijë trajtohen gabimisht sikur kanë adhd, problemi më i madh mbetet që akoma shumë fëmijë me adhd (pothuaj gjysma e tyre) nuk diagnostikohen dhe nuk marrin mjekim e tyre në kohë.

Cilat lloje mjekimi janë më efikase? Për të ndihmuar familjet për të marrë vendime të rëndësishme mbi mjekimin .Instituti Nacional i Shëndetit Mendor ka drejtuar studimet më të thella të kryera ndonjëherë në lidhje me vlerësimin e mjekimit të adhd-së. Të dhënat nga ky studim treguan që metilfenidati (medikament kryesor që përdoret për trajtimin e adhd) është efikas edhe në trajtimin e simptomave të adhd i vetëm ose i kombinuar me terapi të sjelljes. U zbulua gjithashtu se

Mjekimi me medikamente është më efikas për simptomat e adhd si psh për hiperaktivitetin sesa terapia e sjelljes vetëm. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur monitorimi i mjekimit bëhet në mënyrë të veçantë dhe specifike për çdo fëmijë. Ky studim së bashku me studime të tjera në shkallë më të gjerë kanë arritur në përfundimin që efikasiteti dhe siguria e medikamenteve të

Përdorura për trajtimin e adhd është e domosdoshme në mjekimin e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rriturve me

Adhd. Kërkimi tregon se për pacientët e vegjël me adhd, mjekimi ul në mënyrë dramatike hiperaktivitetin, përmirëson vëmendjen dhe rrit aftësinë për të komunikuar me të tjerët. Ndërsa vetëm medikamentet japin rezultate të provuara në mjekimin e adhd, kombinimi i tyre me terapinë e sjelljes ka patur rezultate të padiskutueshme në ndihmën ndaj familjeve dhe mësuesve duke u mësuar fëmijëve mënyra për të ndryshuar sjelljen e tyre që u shkakton probleme në shkollë dhe në shtëpi. Përveç kësaj, shumë fëmijë që përdorin këtë kombinim kanë mundur të ulin dozat e mjekimit të tyre. Fëmijët me adhd të cilët kanë probleme të tjera mendore si depresion ose ankth ndihmohen në mënyrë të veçantë nga terapia individuale si dhe trajtimi familjar si pjesë e planit të trajtimit.

A do ta shërojë mjeki- mi fëmijën tim? Mjekimi është një rrugë shumë efektive për trajtimin e simptomave të adhd, por funksionon vetëm kur meret sipas rekomandimit të mjekut. Ndryshe nga antibiotikët ose medikamente të ngjashëm që meren për një kohë të shkurtër për trajtimin e infeksioneve, nuk ka mjekim specifik për adhd që e shëron këtë gjendje. Për fat të mirë shumica e fëmijëve me adhd mund të përmirësohen dukshëm nga kombinimi i mjekimit me trajtimin e sjelljes. Kërkimet vazhdojnë për të mësuar më mirë për mënyrën se si adhd prek funksionet e trurit dhe se si mund të trajtohet kjo sëmundje në mënyrën më të mirë të mundshme.


Ja cilat janë alternativat e mjekimit

Medikamentet e ADHD grupo

ثshtë Atomoxetina (Strattera) e cila ka treguar që është efikas në trajtimin e adhd. Shumë prindër preferojnë medikamente jo stimulantë. Ky medikament është gjithashtu një alternativë e mirë për të gjithë ata pacientë të cilët nuk u përgjigjen mirë mjekimit me stimulantë. Për të përcaktuar se cili mjekim është më i përshtatshmi për fëmijën tuaj merr kohë sepse edhe mjekëve shpesh herë u duhet të provojnë shumë mjekime për të përcaktuar se cili prej tyre funksionon më mirë se të tjerët. Disa nga medikamentet e adhd mund të mos jenë të mirë për fëmijën tuaj për shkak të efekteve anësore

Që ata shkaktojnë. Shumica e këtyre efekteve mund të eleminohen thjesht duke rregulluar dozën, ndryshuar kohën e marrjes ose duke përdorur një mjekim tjetër të ngjashëm. Prindërit mund të ndihmojnë mjekun të gjejë mjekimin dhe dozën më të përshtatshme duke mbajtur një ditar ditor mbi ecurinë e mjekimit të fëmijës dhe efekteve anësore që ai paraqet pas marrjes së një medikamenti të caktuar. Nëse fëmija juaj nuk ecën mirë me asnjë lloj mjekimi të zakonshëm për adhd mund të përdoren dhe disa prej mjekimeve të cilët akoma nuk janë aprovuar nga Shoqata e Medikamenteve.

Zgjedhja e mjekimit

Medikamentet e ADHD grupo

Ndahen në 2 bashkësi të mëdha: Stimulues dhe jo stimulues. Medikamentet stimuluese si metilfenidati dhe amfetamina janë shumë efektive për trajtimin e adhd dhe janë përdorur për shekuj. Amfetaminat janë dhënë për më shumë se 70 vjet, metilfenidati për më shumë se 50 vjet. Prandaj të dy këta medikamente janë të studiuara mirë. Eksperienca ka treguar se këto medikamente janë të sigurta kur jepen në pacientë të shëndetshëm dhe përdoren nën mbikqyrjen e mjekut. I vetmi medikament jo stimulues i aprovuar nga Shoqatat e Medikamenteve
 
Titulli: 7 përqind e nxënësve të shkollave janë me ADHD

Sëmundjet që shoqërojnë ADHD

اrregullimet që mund të sho- qërojnë adhd Kërkimet tregojnë se 2/3 e fëmijëve që diagnostikohen me adhd kanë të paktën një problem shtesë që lidhet me shëndetin mendor ose paaftësi në të nxënë. Në mënyrë që të kemi një diagnozë të saktë, mjeku i fëmijës duhet të jetë i vëmendshëm ndaj çrregullimeve të tjera që kanë ngjashmëri në simptoma dhe në shfaqje si adhd. Studimet kanë treguar se më shumë se gjysma e fëmijeve me adhd mund të shfaqin sjellje deviante. Ata zakonisht kanë prirjen të mos i binden autoritetit dhe të bezdisin të tjerët qëllimisht. Disa fëmijë me adhd të cilët shfaqin më shumë sjellje të tilla mund të kenë çrregullime të sjelljes.

Ka disa variante shfaqjeje si më poshtë:

 Një tjetër çrregullim  adhd dhe një çrregullim tjetër.

Të paturit një problem tjetër bashkëshoqërues përveç sëmundjes bazë njihet si gjendje e komorbiditeti. Kjo bashkëekzistencë mund ta bëjë diagnostikimin dhe vlerësimin e adhd më të vështirë. Disa prej çrregulimeve bashkëekzistuese mund të jenë:

 اrregullimi antisocial  Vështirësitë e gjuhës dhe të

Nxënit

 اrregullime të ankthit dhe të humorit

25-35% E fëmijëve me adhd shfaqin komorbitet me një çrregullim të nxëni ose çrregullim gjuhësor. Në këtë rast duhet të punohet së bashku me logopedin apo të tjerë profesionistë të gjuhës dhe shkollës si edhe nevojitet një ndihmë e veçantë edhe nga shkolla. 33% E fëmijëve me adhd kanë nje çrregullim bashkëshoqërues të adhd me çrregullimet e humorit ose të ankthit. Edhe këta fëmijë kanë nevojë për një ndihmë suplementare si edhe mundësinë për t’u përfshirë në terapinë e të folurit, mjekësore ose dhe të dyja sëbashku. Një ndër çrregullimet bashkëshoqëruese më të rrezikshme të adhd është çrregullimi bipolar. Disa prej shenjave ose simptomave që mund t’ju tregojnë nëse fëmija juaj ka çrregullimin bipolar janë: gjendja e kënaqësisë së tepruar, madhështia në sjellje ( të besuarit se ai është më i talentuar se fëmijët e tjerë ndërkohë që realisht nuk është), shpirti i konkurencës dhe nevoja e pakët për gjumë. Nga ana tjetër shumë fëmijë, shfaqen si shumë lehtë të irritueshëm , tejet të ndjeshëm e reagues dhe shpesh ata përshkruhen si ‘’emotional roller coaster’’. Vetëm një klinicist i kualifikuar në shëndet mendor mund të përcaktojë nëse sjelljet e fëmijës suaj shkaktohen nga adhd, nga një çrregullim tjetër apo nga një kombinim i të dyjave. Një vlerësim i kujdesshëm dhe një diagnozë e duhur, janë thelbësore në përzgjedhjen e trajtimit duke përfshirë edhe trajtimin mjekësor.


Ndikimi i shkollës në trajtimin e fëmijëve

Mësuesi, çelësi i suksesit për fëmijën tuaj




Ndihma ndaj fëmijëve me adhd duhet të jetë një kontribut i famijes, por mbi të gjitha edhe i shkollës, si një ambjent ku kalohet një pjesë e mirë e kohës. اelësi i suksesit së fëmijës me adhd është pikërisht marrëdhënia mes mësuesit dhe prindërve. Mësuesit janë të parët që zakonisht identifikojnë

Me adhd shpesh kanë vështirësi në marrëdhëniet sociale, gjë e cila mund të sjellë konflikte në familje

Adhd dhe ata mund t’i japin prindërve, mjekëve apo kujdestarëve të tjerë një informacion mjaft të pasur për diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijës. Gjithashtu, mësuesit dhe prindërit mund të punojnë sëbashku për të zgjidhur problemet dhe të planifikojnë mënyra se si të mbështesin të mësuarit e fëmijës si në shtëpi edhe në shkollë. Përshembull, mësuesi duhet të përdorë shpesh mënyra të ndryshme sjelljesh si edhe instrumenta të tjerë mësimorë që të ndihmojë fëmijët me adhd. Sipas Kushtetutës dhe Deklaratës për të drejtat e fëmijeve, të gjithë fëmijët kanë të drejtën të arsimohen! Megjithatë, prindërit apo kujdestarët ligjorë duhet të paraqesin një letër të shkruar në të cilën ata japin lejen e tyre për shërbimet, testimet apo vlerësimet që mund t’i bëhen fëmijës. Ato janë konfidencale dhe pa pagesë nga prindërit. Disa fëmijëve mund t’u duhet të marrin medikamentet e tyre gjatë orarit të mësimit. Edhe në këtë rast prindërit apo kujdestari ligjor duhet që të lajmërojnë psikologun ose mësuesin.

Si ndikon diagnoza e adhd në socializimin e fëmijës? Fëmijët me adhd shpesh kanë vështirësi në marrëdhëniet sociale, gjë e cila mund të sjellë konflikte në familje ose

Mund të bëjë që fëmija të mos pranohet nga fëmijët e tjerë. Mungesa e shprehive (aftësive) sociale e kombinuar me hiperaktivitetin, impusivitetin dhe mungesën e vëmendjes mund të bëjë që fëmijët me ahdh të sillen në një mënyrë të tillë që të tjerët të mendojnë se ai është i keq, i pasjellshëm, i papërgjegjshëm ose i çuditshëm

 Vetëm adhd

Mjekimi

Sjell rezultate të mira që ndikojnë sjelljen dhe përmirësojnë mënyrën se si fëmija krijon marrëdhënie me të tjerët. Psh. Ata mund të presin me durim rradhën e bisedës, rradhën e lojës, ose të flasin pa u menduar gjatë

Dhe si pasojë kjo mund të sjellë për këta fëmijë, ashtu si edhe për fëmijët me çrregullime të tjera, situata ku këta janë shenjestra për tallje nga shokët. Mjekimi për adhd sjell rezultate të mira që ndikojnë sjelljen dhe përmirësojnë mënyrën se si fëmija krijon marrëdhënie me të tjerët. Psh. Ata mund të presin me durim

Rradhën e bisedës, rradhën e lojës, ose të flasin pa u menduar gjatë. Prindërit gjithashtu mund të ndihmojnë në këtë proces duke i lejuar mësuesit, psikologun e shkollës apo të tjerë persona që merren me edukimin e fëmijës të njihen me vështirësitë dhe problemet e fëmijës. Në këtë mënyrë fëmija mund të ndihmohet përmes pjesëmarrjes në punë grupi, pjesëmarrjes në aktivitete të shkollës apo lojra që organizohen.

A ka nevojë fëmija për trajtim gjatë kohës kur nuk është në shkollë? Simptomat e adhd zakoniht janë më të dukshme gjatë kohës në shkollë, gjatë lojës dhe në shtëpi. Pjesa më e madhe e mjekëve rekomandojnë që fëmija me adhd të marrë ilaçet gjatë ditës.

Rekomandohet në fillimet e ADHD

Vetëm trajtimi psikosocial


(Trajnimi i aftësive sociale apo terapia individuale) nuk është i mjaftueshëm pa trajtimin mjekësor për simptomat bazë të adhd. Gjithsesi trajtimi psikosocial është ai që rekomandohet në fillimet e hershme të adhd kur ato nuk janë përkeqësuar, kur ende nuk është një diagnozë e saktë e adhd ose nëse familja preferon atë tip trajtimi. Megjithatë edhe në rastin kur fëmija juaj nuk është në një trajtim mjekësor, trajtimi psikosocial mund ta ndihmojë atë të menaxhojë simptomat e adhd dhe të zvogëlojë impaktin e tyre te fëmija. Një studim ka treguar se mund të ulet doza e medikamenteve nëse trajtimi psikosocial ecën mirë. Shumë prindër rekomandojnë një terapist vecanërisht nëse simptomat janë më të dukshme në ambjente jashtë shkollës. Mosmarrja e ilaçeve mund ta vërë në vështirësi serioze fëmijën. Fëmijët më të vegjël mund të jenë në rrezik për dëmtime gjatë lojës dhe grindje me bashkëmoshatarët ndërsa adoleshentët mund të kenë rrezik për aksidente automobilistike me makinë ose motocikleta.Gjithashtu duhen nxitur edhe trajnime të prindërve ose të mësuesve që punojnë me këta fëmijë. Mësuesit mund të mësojnë teknika të aplikueshme edhe në shkollë. Ata mund të përdorin teknikat e shpërblimit apo të mbajtjes së pasojave për sjelljet jo të preferueshme në mënyrë që ata të mësojnë kufijtë dhe mësojnë të bëjnë zgjedhje në mjedisin e shkollës.

Për përfshirje në sjellje eksperimentuese dhe të rrezikshme. Mund të ndodhë, për shembull, që mjeku i fëmijës suaj, t’i japë atij një periudhë qetësie dhe t’i këshillojë ndalimin e marrjes së medikamneteve gjatë kohës së shkollës në mënyrë që ai të menaxhojë efektet anësore të tyre. Duhet të merrni parasysh faktin që gjatë kësaj kohe mund të ketë një rishfaqje të simptomave në çdo kohë.
 
Back
Top