65 vjeçari “ekspozon” nusen 12 vjeç, shikoni si reagojnë njerëzit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
65 vjeçari “ekspozon” nusen 12 vjeç, shikoni si reagojnë njerëzit.

Eksperimenti social shokon kalimtarët në New York

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Ndonjëherë realitetin ta duhet prekësh, që të kuptosh sa i tmerrshëm është. Për të sensiblizuar njerëzit kundër martesave të vajzave në moshë të vogël Coby Persin, ka realizuar një eksperiement social, duke marrë një 65-vjeçar të veshur si dhëndër i cili ekspozon “nusen” e tij, një vajzë të vogël 12 vjeçare, në mes të Time Square në New York.

Eksperiementi fillon me çiftin, që qëndron në prani të njerëzve, ndërsa fotografohet.

Të shumtë janë qytetarët që reagojnë, duke i kërkuar vajzës së vogël se ku i ka prindërit, duke i thënë burrin se ajo që po bën është e paligjshme, madje shumë prej tyre tentojnë që t’i “heqin” nga duart “nusen” e tij minorene.

اdo ditë 33.000 mijë vajza martohen që në fëmijëri, duke iu mohuar atyr të drejtën t’u edukuar dhe për të patur patur mundësi, duke i robëruar fëmijërinë./tvklan.al
 
Titulli: 65 vjeçari “ekspozon” nusen 12 vjeç, shikoni si reagojnë njerëzit

Ide interesante.

Do te reagoja njejte si ata qytetaret, padyshim.
 
Titulli: 65 vjeçari “ekspozon” nusen 12 vjeç, shikoni si reagojnë njerëzit

Sa me irritoi kshu vetem qe e pashe edhe pse eksperiement,imagjino te isha aty cdo i kisha bere,ata shume te permbajtur jane....!
 
Titulli: 65 vjeçari “ekspozon” nusen 12 vjeç, shikoni si reagojnë njerëzit

ثshtë në New York prandaj, ku njerëzit janë outspoken. Po t'kishte ndodh në Shqipëri, kalimtarët do kishin vazhdu rrugën duke pa punën e tyre.
 
Titulli: 65 vjeçari “ekspozon” nusen 12 vjeç, shikoni si reagojnë njerëzit

Eh ne vendin ton e vret tbijen e botes e askush sfutet :(
Mendoj se e un si kalimtaret ne video do beja
 
Back
Top