! - !
Once upon a time...
Shtetas të vendeve fqinjë si, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi kryesojnë hyrjen në Shqipëri, në krahasim më të huajt e tjerë dhe rezulton se këto tre shtete në harkun kohor 2010-2014 zënë mesatarisht 62,5% të hyrjeve në pikat kufitare shqiptare.
Hyrjet nga Kosova zënë mesatarisht 48,6 % të hyrjeve të vendeve në Europën Jugore, cka lidhet sa me faktin se zgjedhin të bëjnë pushimet në bregdetin shqiptar, por edhe sepse një numër i konsiderueshëm kosovarësh kanë blerë banesa në këto zona. Në vendin e dytë vjen Maqedonia me 13 % dhe Mali i Zi me 6 %.
Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve të huaj në pikat kufitare në periudhën kohore 2005-2014 janë rritur mesatarisht 19,9 % në vit, ndërsa daljet e shqiptarëve janë rritur mesatarisht 6,9 %.
Gjatë harkut kohor 2010-2014 hyrjet e shtetasve të huaj nga vendet e Europës zënë pjesën më të madhe të hyrjeve gjithsej, e llogaritur mesatarisht në 92,3 %, por Europa Jugore zë përqindjen më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj me 84,3 % të hyrjeve gjithsej në Shqipëri. /ATSH/