6 vese te mira shendetsore qe mund ti filloni sot

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Te gjithe deshirojme te jemi te shendetshem, apo jo? Edhe pse shume gjera rreth shendetit nuk mund ti kontrollojme, disa prej tyre mundemi. Duke zhvilluar vese te shendetshme te cilat i praktikojme gjate dites ne mund te ndryshojme fatin ne te miren tone per nje jete me te gjate dhe te shendetshme.

1. Pi me shume uje. Pirja e ujit eshte e domosdoshme dhe kete e dime, ama sasia qe pime shumica prej nesh eshte jo e mjaftueshme. Shumica e njerezve nuk pine aq uje sa mjafton per trupin e tyre. Thjesht nese konsideroni faktin qe trupi i njeriut perbehet nga 75% uje duhet te kuptoni rendesine e pirjes se 8 – 10 gota uje apo edhe me shume ne dite. Problemet qe shoqerohen me hidratim te pamjaftueshem dhe dobite e hidratimit te mire jane te shumta, por mendo per kete: Sasia e pamjaftueshme e ujit dhe dehidratimi rrit rrezikun qe te zhvilloni guret ne veshka. Nese ndonjehere ke vuajtur dhe ke ndjere dhembjet nga guret ne veshka kjo mjafton per t’iu shtyre juve qe te pini uje me shume.

2. Ha me pak ushqim dhe me shpesh. Shume njerez besojne se menyra me e mire per humbje peshe eshte qe te kapercejme (mos te hame) vaktet (mengjesin, dreken apo darken) dhe te hame sa me rralle. E verteta eshte se kur kapercen vaktet metabolizmi ngadalesohet e keshtu ju digjni me pak kalori dhe yndyra. Me mire eshte qe te hani 5 apo 6 vakte me sasi te vogla te ushqimit (ha çdo 3 ore gjate dites) qe metabolizmi te vazhdoje punen. Fut proteina (djathe, peshk, mish pa dhjam, arra, veze, qumesht, etj.) ne secilin vakt qe ha per te parandaluar kercimet (ngritjet) e glicemines (sheqerin ne gjak) qe mund te ju bejne te shtoni me shume peshe.

3. اka eshte bardhe mos e ha. Buka e bardhe, orizi i bardh, sheqeri i bardh – te gjitha keto jane karbohidrate te procesuara nga te cilat jane larguar vitaminat, mineralet dhe fibra natyrale e tyre. Qendro afer ushqimeve me natyrale si buka e zeze nga gruri, orizi me ngjyre kafe dhe stevia (embezues natyral). Ushqimet e procesuara qe permbajne sasi te kufizuar te fibres natyrale dhe materieve ushqyese ndoshta ju ngopin, por ato prape mund te lene trupin tuaj te keq ushqyer. Ushqimet natyrale permbajne fiber dhe mineralet qe trupit tuaj i nevojiten per te funksionuar si duhet.

4. Pastro melçine tuaj per dite. Per shume nga ne melçia jone punon pas orarit te punes per te filtruar materiet toksike nga ajri qe thithim, ushqimet qe hame dhe gjerat qe pime. Ashtu si cdo sistem filtrimi edhe melçia duhet te pastrohet kohe pas kohe per ti ndihmuar qe te operoj si duhet. Keshtu qe nje ves tjeter i mire qe duhet te zhvilloni ne jeten tuaj eshte te beni pastrim (detoksifikim) periodik. Per nje detoksifikim te mire natyral shtrydh gjysme limoni ne nje gote uje dhe shto mjalte per ti dhene shije dhe pije kete çdo mengjes si gjene e pare. Lengu i limonit ndihmon ne pastrimin e melçise dhe balancon ne menyre natyrale sheqerin ne gjak.

5. Leviz. Nuk ka zgjidhje tjeter – nese vertet deshiron te arrish dhe qendrosh me shendet, ushtrimet jane faktore kryesore. Hulumtimet kane vertetuar se ushtrimet aerobike te vazhdueshme parandalojne obezitetin dhe rezistencen ndaj insulines qe mund te shpjere ne diabet te tipit 2. Ushtrimet jane vertetuar te jene po aq efektive sa ndonje ilaç oral diabeti ne sensibilizimin e vendeve receptor te insulines per te lejuar glukozen ne qeliza – dhe per kete nuk ju duhet receta nga mjeku! Natyrisht qe dobite e ushtrimeve arrijne edhe me larg duke perfshire ketu edhe shendetin kardiovaskular, zvogelimin e stresit, tonifikimin e muskujve dhe permiresimin e gjumit.

6 Bej gjumin si duhet. Gjumi rigjalleron qelizat dhe ndihmon ne procesin e sherimit e gjithashtu ndihmon ne mirembajtjen dhe forcimin e sistemit imunitar. Per shembull gjasat qe ju te ftoheni apo te keni grip rriten nese nuk ke fjetur mjaftueshem. Mungesa e gjumit gjithashtu shpie ne stres, i cili shpie ne rritje te lirimit te korizolit, i cili me pas shpie ne shtim te peshes. Sa mjafton? Per shumicen e te rriturve afersisht 7 deri 8 ore gjume nate mjafton.

Siç e dime te gjithe nuk ka moment me te mire se TANI qe te fillojme rrugen per shendet me te mire. Fillo keto vese te mira shendetesore qe sot dhe pa e kuptuar nje dite ato behen pjese e natyrshme e jetes dhe rutine ditore!

•sherohu.com•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top