6 vende të braktisura, por spektakolare në botë.

  • Hapësi i temës Hapësi i temës D.
  • Start date Start date

D.

.
Jo domosdoshmërisht vendet e braktisura duhet të fshehin sekrete të tmerrshme, ose në to “jetojnë familje të tëra fantazmash”…
Ekzistojnë fshatra të mbuluar nga bimësia, varreza hekurudhore dhe burgje nënujore, të cilat duhet të rrëfejmë se disa nga këto vende, ku koha ka ndalur papritur, janë spektakolare…

Ish-fshati i peshkatarëve, ku natyra është protagoniste

Shiko fotografinë 1773425


Jemi në Houtouwan, dikur një fshat peshkatarësh në juglindje të Shangait, i braktisur prej më shumë se 20 vjetësh. Pas braktisjes së vendit, natyra ka mbuluar plotësisht strukturat e qytetit me bimësi të pasur dhe të dendur. Shiheni vetë, a nuk duket si një skenar idilik?

Varreza e trenave


Shiko fotografinë 1773426


Fjalët “varreza” dhe “e braktisur” nëse bëhen bashkë, na frikësojnë. E megjithatë, në Bolivi, pikërisht në Uyuni, ekziston një vend që ngjall interes. Bëhet fjalë për varrezën e madhe të trenave të braktisur.



Kolmanskop, qyteti fantazmë

Shiko fotografinë 1773427


Një qytet i mbuluar nga rëra dhe mjegulla, i cili dhuron skenarë përrallorë dhe interesantë. Ndodhemi në Kolmanskop, në shkretëtirën e Namibisë, dhe këtu, pas Luftës së Parë Botërore, çdo gjë u braktis siç ishte… Natyra, më pas, ka bërë të vetën…



“Far west”- i harruar

Shiko fotografinë 1773428



Bodie është gjithçka që mund të prisni nga skenografia e një filmi ‘Far West’, por sa keq që nuk është një shesh-xhirimi. Ky qytet i braktisur, rreth 100 kilometra nga liqeni Tahoe, i pati kohërat më të mira në epokën e kërkimit të arit. Kur industria minerare dështoi, qyteti u braktis dhe gjithçka ndali, pezull, në ato vite.



Burgu nënujor

Shiko fotografinë 1773429

Pamja ajrore i jep drejtësi kësaj ndërtese të madhe në Estoni. Bëhet fjalë për një burg nën ujë i ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1940 i cili më pas u braktis. Nuk kaloi shumë dhe ky vend u kthye në një “plazh privat” për zhytësit të cilët, përmes zhytjeve, shkojnë për të zbuluar brendësinë e strukturës.



Consonno, qyteti fantazmë në Itali

Shiko fotografinë 1773430



Në provincën e Lecco-s ekziston një qytet, fati i të cilit është ndryshuar disa herë. I lindur si një fshat i vogël, në periudhën e pasluftës, Consonno rrezikoi të zhdukej derisa industrialisti Mario Bagno e bleu qytetin për të ndërtuar në të qytet lojërash. Por gjërat nuk shkuan siç shpresohej dhe qyteti i lodrave u kthye në një qytet fantazmë.


monitor.al
 
Po ndonje bilet falas nk japin kto? ?
 
Varreza e trenave me duket interesante per ta vizituar ?
 
Back
Top