6 mënyra për të shitur shtrenjtë makinën

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
6 mënyra për të shitur shtrenjtë makinën اfarë duhet të dini nëse doni të hiqni qafe automjetin e përdorur

Gjërat që duhet të dini dhe të rregulloni për të fituar më shumë

ml-ere.gif
Një lyerje e lehtë dhe pak marketing i mençur mund t’u ndihmojë ta shisni makinën më shtrenjtë se ç’do u jepte një tregtar makinash. Shitja e një makinë të përdorur është më e lehtë se kurrë në ditët e sotme për shkak të mënyrave të pafundme të komunikimit dhe reklamimit. Por ka vetëm një problem, për shkak të këtyre mënyrave të shumta edhe blerësit janë bërë të mençur. Prandaj, për të marrë një çmim të mirë ju duhet të keni diçka më shumë se mijëra të tjerë që shesin të njëjtin automjet. Nëse doni të hiqni qafe makinën tuaj të vjetër sepse doni të blini një të re atëherë t’ia jepni makinën tuaj një tregtari është mënyra më e lehtë, por nuk është mënyra për ta shitur makinën me çmimin më të mirë. Ju mund të fitoni rreth një mijë deri në dy mijë dollarë më shumë duke e shitur vetë makinën. Kur shkoni tek një tregtar makinash ju po prezantoheni me një ndërmjetësi, i cili do paguhet për t’u marrë me shitjen e makinës suaj. Pastaj mos harroni, tregtarët e makinave janë ekspertë të pazarit dhe ata kanë disa marifete te vetat. Ato dinë ta bëjnë dhe një kazan të vjetër të duket si fringo i ri pasi pastrohet. Një pastrim që përfshin fshirjen e pjesës së brendshme, sediljet dhe larjen e plotë të pjesës së jashtme. Shkëlqimi i gomave të vjetra kushton nga pesë deri në dhjetë dollarë dhe ndihmon ta bëjë makinën të duket më bukur. Përveç të tjerave, sigurohuni që në makinë të mos mbetet asgjë e juaja. Verifikoni që goma rezervë të jetë aty dhe gjithë mjetet e veglat e makinës gjithashtu. Nëse makina juaj ka nevojë për punë të madhe kjo diçka tjetër. Por nëse i lini pa rregulluar frenat e konsumuara lehtë apo një tapet të prishur atëherë një blerës potencial do të mund të mendonte se ka shumë gjëra të tjera që ju i keni lënë pa rregulluar. Nëse doni të shisni një makinë me sukses atëherë investoni për të fituar më shumë. Riparimi i lehtë i një frene mund t’u kushtojë rreth 20 dollarë dhe një moketet mund të kushtojnë jo më shumë se 25 dollarë. Shitësit këshillohen që të mos e sprucojnë shumë makinën, por nëse është puna për t’u rregulluar ndonjë e gërvishtur e vogël atëherë mund të rregullohet pa prishur bojën.
Mendoni si tregtar
Nëse doni të hiqni qafe makinën tuaj të vjetër sepse doni të blini një të re atëherë t’ia jepni makinën tuaj një tregtari është mënyra më e lehtë, por nuk është mënyra për ta shitur makinën me çmimin më të mirë. Ju mund të fitoni rreth një mijë deri në dy mijë dollarë më shumë duke e shitur vetë makinën. Kur shkoni tek një tregtar makinash ju po prezantoheni me një ndërmjetësi, i cili do paguhet për t’u marrë me shitjen e makinës suaj. Pastaj mos harroni, tregtarët e makinave janë ekspertë të pazarit dhe ata kanë disa marifete te vetat. Ato dinë ta bëjnë dhe një kazan të vjetër të duket si fringo i ri pasi pastrohet. Një pastrim që përfshin fshirjen e pjesës së brendshme, sediljet dhe larjen e plotë të pjesës së jashtme. Shkëlqimi i gomave të vjetra kushton nga pesë deri në dhjetë dollarë dhe ndihmon ta bëjë makinën të duket më bukur. Përveç të tjerave, sigurohuni që në makinë të mos mbetet asgjë e juaja. Verifikoni që goma rezervë të jetë aty dhe gjithë mjetet e veglat e makinës gjithashtu.
Rregulloni gjërat e vogla
Nëse makina juaj ka nevojë për punë të madhe kjo diçka tjetër. Por nëse i lini pa rregulluar frenat e konsumuara lehtë apo një tapet të prishur atëherë një blerës potencial do të mund të mendonte se ka shumë gjëra të tjera që ju i keni lënë pa rregulluar. Nëse doni të shisni një makinë me sukses atëherë investoni për të fituar më shumë. Riparimi i lehtë i një frene mund t’u kushtojë rreth 20 dollarë dhe një moketet mund të kushtojnë jo më shumë se 25 dollarë. Shitësit këshillohen që të mos e sprucojnë shumë makinën, por nëse është puna për t’u rregulluar ndonjë e gërvishtur e vogël atëherë mund të rregullohet pa prishur bojën.
Gjeni vlerën e makinës suaj
“Kelley Blue Book”, “NADA Guides” dhe “Edmunds” kanë llogaritës që përcaktojnë vlerën e makinës. Fusni vitin e prodhimit, modelin dhe kilometrazhin, opsionet dhe kushtet në të cilat ndodhet për të krijuar idenë e vlerës që ka makina juaj. “
“Ju nuk keni pse t’i besoni fjalës së një tregtari për atë që vlen ose jo për sa i përket makinës suaj”, thotë Mark Scott i “AutoTrader.com”. Nëse merrni një ofertë të ulët nga një blerës apo nga një tregtar atëherë tregojini përllogaritjet e vlerës.
Postoni një njoftim cilësor
Sulmojeni internetin me njoftime. Përdorini faqet e njoftimeve për makina dhe jepni një përshkrim sa më interesant të makinës suaj. Gjithashtu postoni njoftime në gazetat lokale dhe në adresën tuaj të Facebook-ut në mënyrë që të rrisni sa më shumë shanset e shitjes së makinës suaj. Bëni sa më shumë fotografi si nga jashtë dhe nga brenda makinës, ku ta kapni në kënde nga më të ndryshmet. Nxirrni në pah pikat më të forta, siç mund të jenë bokset e reja, si dhe ndonjë defekt të vogël sa për të qenë realistë.
Dokumente, dokumente, dokumente
Nëse keni të dhëna riparimesh dhe mirëmbajtjeje tregojani ato blerësve. Ju mund t’i skanoni dhe t’i ktheni në dokumente elektronike për t’ua dërguar me postë elektronike blerësve potencialë. Blini një raport të historisë së automjetit “Carfax”, i cili kushton rreth 35 dollarë për të treguar sa pronarë ka pasur makina dhe nëse është përfshirë ose jo në ndonjë dokument. Ofrimi falas i këtij raporti i bind blerësit se ju po tregoheni të ndershëm dhe u krijon siguri. Për të shitur automjetin e përdorur me çmim më të shtrenjtë mund ta çoni për inspektim tek një agjenci, e cila mund të japë një vërtetim për gjendjen e defekteve ose të paktën ta dini se çfarë duhet të rregulloni. Nëse bëhet fjalë për një makinë luksoze apo makinë sportive është mirë të konsultoheni me një inxhinier të mirëfilltë. Edhe pse duket sikur ky është një proces i ndërlikuar në fakt nuk kushton shumë dhe do garantojë një çmim më të mirë për makinën tuaj.
Jini fleksibël
Blerësit do përpiqen gjithnjë ë të ulin çmimin ndaj ju duhet të vendosni një çmim më të lartë se çmimi që doni. Sa më të informuar të jeni nga reklamat që shihni për automjete të ngjashme, aq më kollaj do jetë për ju që të refuzoni ofertat e ulëta. Ju mund t’u bëni një xhiro blerësve potencialë që ata të testojnë makinën, por blerësit e mençur ka shumë mundësi që ta çojnë atë tek një mekanik për inspektim të hollësishëm. Përgjithësisht, blerësit vijnë me makinë, ndaj mund t’ua lini makinën ta marrin dhe vetëm sepse do u duhet të kthehen të marrin makinën me të cilën kanë ardhur në fillim. Por gjithsesi mund t’u kërkoni të fotokopjoni patentën apo pasaportën në rast se u mbushet mendja të zhduken me makinën tuaj. Por, nëse keni dyshime atëherë mos lini një blerës të mundshëm ta marrë vetëm makinën. Basti më i sigurt është që t’i takoni blerësit tek mekaniku në mënyrë që të përshpejtohet procesi i blerjes.TO
 
Titulli: 6 mënyra për të shitur shtrenjtë makinën

Kto keshillat e mesiperme vlejne ina por me duhet te shtoj .kan te bejne kilometrat shume ne shitjen e makines dhe jo shume gervishtja e lehte .Zakonisht cfare ke plus ne makine ti nuk quhet te pakten kur e con per ta shitur ne itali .Te thone hiqe fare kasetafoni ver origjinalin .Duhet te gjesh 1 person qe adhuron ate tip autpmjeti qe keni dhe tja dije tamam vlerat ,sepse shumica e blen nga emri se thote ky benzi po 1 model qeka kushton me lire .Spara marin vesht nga opsionalet nga shume gjera .Por besoj se makina e mire ska nevoje per rreklama shet veten.
 
Back
Top