Monique
With or Without u
Kur qielli është gri në mëngjes, edhe pse dielli jashtë ka dalë. Kur hapat e aj humbasin butësinë dhe këmbët i duken si plumb. Dhe kur një arsye për të buzëqeshur nuk e gjen dhe nëse përpiqet, ngërdheshja nuk quhet buzëqeshje. Kur humbet ngjyrat, sepse është një femër e lodhur emocionalisht.
Një temë e debatuar gjatë është ajo e lodhjes emocionale të grave dhe kurrë nuk kuptohet sa duhet.
Roli i tyre, midis punës, familjes, fëmijëve, shpesh i bën një shtyllë të jetës shoqërore, megjithatë mbartin një ngarkesë që përfundon duke i shterruar ato emocionalisht.
Kur duhet të bien kambanat e alarmit? Kur duhet ta ndalojë një grua këtë vorbull? Le ta shohim së bashku.
Pse është një grua e lodhur emocionalisht?
Le të analizojmë kushtet dhe qëndrimet që i shtyjnë gratë, madje edhe pa vetëdije, drejt një gjendje të lodhjes së madhe psikologjike.
1- Nuk kërkon ndihmë
Gratë vështirë se kërkojnë ndihmë, të mësuara të marrin përsipër një sërë punësh dhe angazhimesh vërtet të jashtëzakonshme. Për ta bërë këtë ato gjithashtu kanë tendencë të shtypin emocionet e tyre, duke përfunduar në një qorrsokak, nga i cili është e vështirë të dalin.
2- Japin pa pritur asgjë në këmbim
Procesi që e shtyn një grua në këtë drejtim dhe e çon atë të ndihet e lodhur emocionalisht është për shkak të mënyrës së saj të të menduarit, të dhënies së gjithçkaje të vetvetes. Japin pa pritur asgjë në këmbim. Por në afat të gjatë, edhe ky “litar” mund të këputet!
3- Ata që jetojnë pranë tyre nuk u bëjnë shumë pyetje
Predispozicioni i grave për të dhënë pa kërkuar asgjë në këmbim, duke i shtyrë ato drejt ezaurimit, është gjithashtu për shkak të qëndrimit të atyre që kanë pranë. Në fakt, fëmijët, burrat dhe të afërmit shpesh besojnë se kjo është normale, e detyrueshme madje, dhe ata nuk pyesin nëse është me të vërtetë apo jo.
4- Nuk ia rrëfejnë askujt sikletin e tyre
Rrallë herë një grua që ndjen dhe dëshiron të jetë e fortë e shpreh sikletin e saj. Ajo ka një bindje vetiake, se ajo gjendje është diçka normale. Derisa forcat e braktisin dhe gjendja e lodhjes psikologjike dhe emocionale shpërthen në të gjitha format e veta.
5- Ka tendencë të rezistojë pafundësisht
Edhe kur lodhja do të sugjeronte ndalimin e këtyre ritmeve të jetës dhe kësaj barrë psikologjike, një grua është e prirur të rezistojë deri në fundin e hidhur.
Duke besuar, ndoshta, që diçka mund të ndryshojë papritmas. Duke mos e kuptuar, në këtë mënyrë, se kokëfortësia e saj shpejton shterimin e energjive.
6.Bëhet viktimë e vetvetes
Një grua që ndjen, në një mënyrë normale dhe të kuptueshme, simptomat e lodhjes, shpesh përfundon duke u bërë viktimë e vetes së saj.
Kur ajo nuk kërkon ndihmë, nuk heq dorë nga shumë angazhime, përfundon duke i dhënë vetes një imazh jo vetëm të gabuar, por edhe fajtor për lodhjen e saj emocionale.
Kështu që gratë, duhet të ndalen. Kur ngjyrat mbarojnë një e nga një, kur dielli në dhomën tuaj nuk lind më, kur bie shi brenda shpirtit tuaj, ndaloni.
Dhe mos harroni se një grua nuk është e lodhur emocionalisht sepse është e brishtë, por sepse ka qenë e fortë për shumë kohë. / meb.al