50 mijë pemë të prera për vilën luksoze të Erdoganit/ Pallati veror me 300 dhoma dhe plazh privat

640-0-60e4554ddf9e3.jpg640-0-60e455509f908-905x395.jpg4.jpg640-0-60e4554956267.jpg

Reagime të shumta kanë shkaktuar fotografitë nga pallati veror i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Marmara, në një kohë kur vendi po kalon krizë ekonomike.

Sipas medieve turke, mësohet se pallati ka sipërfaqe 85.000 metra katrorë dhe përbëhet nga 300 dhoma në total, me pishinë dhe plazh privat.

Ndërtimi i pallatit ka përfunduar në vitin 2019 dhe sipas gazetës “Sozcu” godina është pajisur me dhoma për takime politike, nëse ndodh diçka urgjente dhe Erdogan nuk ka luksin e kohës për tu zhvendosur në Ankara.

Projekti madhështor është kritikuar nga opozita dhe organizatat mjedisore, jo vetëm për koston e lartë të pallatit rreth 85.6 milionë dollarë, por për shkatërrimin e mjedisit, pasi rreth u prenë rreth 50,000 pemë për të një rrugë prej 17 kilometrash, e cila të çon te vila luksoze e Erdoganit.

Mësohet se arkitekti i pallatit është Şefik Birkiye, i cili publikoi në Tëitter pamje nga pallati i presidentit turk.

Dita
 
Nuk i kuptoj keta gazetaret shqiptare?‍♂️
Ca i duhet ketyre ca ben Rexha?
Sikur i kane ne terezi punet....pemet e tyre desha te them?

Apo nuk eshte ky thelbi?
?
 
Nuk i kuptoj keta gazetaret shqiptare?‍♂️
Ca i duhet ketyre ca ben Rexha?
Sikur i kane ne terezi punet....pemet e tyre desha te them?

Apo nuk eshte ky thelbi?
?
Pse gazetaret shqiptar? Besoj qe lajmi eshte ne tere mediat... jo vetem shqipe!
Pastaj Erdogani eshte figure publike, normal do komentohet.
Pak godina kishte ne Turqi? Duhet te shkatronte pyllin qe te bente ai dicka madheshtore ti mbeste emri dhe fama?
 
Shiko pyjet e Frances ti, une do shoh te Shqiperise, te Turqise ka kush i sheh, oj kjo
 
Shiko pyjet e Frances ti, une do shoh te Shqiperise, te Turqise ka kush i sheh, oj kjo
Opo i shikoj tere pyejet une, se sme duket normale qe vijne e shkatrojne per mendjemadhesite e tyre! Dashka ai plazh privat e pishine se i erdhi turp te vej te lahet ne liqen me popullin e varfer :p
 
Opo i shikoj tere pyejet une, se sme duket normale qe vijne e shkatrojne per mendjemadhesite e tyre! Dashka ai plazh privat e pishine se i erdhi turp te vej te lahet ne liqen me popullin e varfer :p
Qenke antianadollake ti, e ke inat kot rexhen dhe turqine.

Yxhym Turkiye, yxhym?
 
Imagjino me dasht me I pre 50 mij pem ne shqipni vec nmaje tmalit ndoshta mundesh me I gjet ?
 
Sa shumee.
Po e shkaterrojme natyren,e ne kete forme vete ekzistencen tone.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top