50 fakte për dritëroin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
50 FAKTE PثR DRITثROIN

agolli-ne-kater-kohe-768x576-1-1.jpg


Dritëro Agolli është një nga ata që i ka dhënë emrin kohës dhe jo koha emrin atij.

Patriarku i letrave shqipe ndërroi jetë sot.

“Tirana Observer” boton 50 fakte nga jeta e Dritëroit.

1- Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit në qytetin e Korçës. Ai vdiq sot në moshën 85-vjeçare.

2- Agolli 16 vite të jetës i ka kaluar në Fshatin Menkulas, katër vite në Gjirokastër kur ishte gjimnazist, katër vite në Shën Petërburg (atëherë Leningrad) të Bashkimit Sovjetik.



3- Që nga mosha 25 vjeç jetoi në Tiranë, në katin e tretë të një apartamenti në Rrugën e Dibrës. Deri në vitin 1991 ka qenë komshi me shkrimtarin tjetër të madh, Ismail Kadare, në pallatin e shkrimtarëve.

4- Në moshën nëntëvjeçare përfshihet në Luftën Nacional اlirimtare. Merr detyrën si korrier i çetave partizane. Një përvojë që Agolli e përmend shpesh në kujtimet e tij.

5- U martua për të dytën herë në moshën 34-vjeçare me Sadijen, më katër tetor të vitit 1965, me të cilën ka dhe dy fëmijë, Artanin dhe Elonën.

6- Me Sadijen u njoh në dasmën e Ismail Kadaresë me Helenën, në vitin 1963, në shtëpinë e Kadaresë. Agolli pyet pedagogun e Letërsisë, Naum Prifti, për vajzën që studionte për Letërsi në Universitetin e Tiranës.



7- Për herë të parë u martua gjatë kohës që ishte me studime, me rusen Nina, në vitin 1956, kur ishte 25 vjeç. Martesa zgjati shtatë vite, derisa Shqipëria prishi marrëdhëniet me Rusinë. Nga martesa e parë Agolli ka një djalë, Arjanin, i cili jeton në Rusi.



8- Në Rusi Agolli u kthye pas 31 vitesh që nga ndarja e tij me gruan e parë. Udhëtimin e tij në Shën Peterburg e bëri në vitin 1991, kur mes Shqipërisë dhe Rusisë nuk kishte më sistem komunist.

9- Rruga krijuese e Agollit nis në bankat e gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku boton në shtypin e kohës poezitë e para të ndikuara nga autorët e Rilindjes dhe folklori shqiptar.



10- Veprën e parë Agolli e botoi në vitin 1958. ثshtë vëllimi i parë me vjersha “Në rrugë dolla”, i cili u prit mirë nga kritika e kohës. Më pas, sprova e dytë letrare është përsëri me poezi, vëllimi “Hapat e mia në asfalt”.

11- Pas përfundimit të gjimnazit në Gjirokastër, Agolli bëri kërkesë për të vazhduar shkollën e lartë për Zooteknikë. Siç thotë vet Agolli, edhe pse kishte botuar poezitë e para, mendonte se letërsia mund të zhvillohej vetë dhe duke ndjekur rrugë të tjera në jetë.

12- Kërkesa për të ndjekur studimet për Veterinari i dërgohet ministrit të Arsimit, Karahman Yllit, i cili e kishte fiksuar emrin e poetit të ri. “Ky djalë ka botuar vjersha, ndaj nuk ka për të studiuar për Veterinari, por të shkojë me studime për Letërsi”, kanë qenë fjalët ministrit që i ndryshuan rrjedhën e jetës Agollit.

13- “Para se të bëhesha student, kur isha nxënës, ëndërroja të bëhesha veteriner, sepse më pëlqenin shumë kafshët. Unë mbaja një manar, një sheleg manar dhe ai flinte me mua, unë flija në atë shtrojën me dërrasa, ndërsa ai flinte poshtë nën mua. Nuk më ndahej kudo që shkoja. Më kujtohet, kisha një kalë në shtëpi, shumë të mirë. Edhe në dasma shkoja me të; ne djemtë shkonim në to se kush do t’ia çonte shaminë e nuses i pari në vatrën ku martohej dhe këtë punë bënim me kalin e shpejtë. Një mbrëmje kali ishte shtrirë në haur. Mua më dukej sikur qante, dhe qante vërtet. Vete në shtëpi dhe them se kali po qan. “Jo mor, – më thanë, – se nuk shtrihet kali, ai edhe kur fle, fle në këmbë”. Vajtëm të gjithë dhe vërtet kali ishte shtrirë, na pa një herë të fundit dhe vdiq. Kjo më ka mbetur merak dhe prandaj kërkova të bëhem veteriner kur mbarova gjimnazin”, ka thënë Agolli në një intervistë për dëshirën e tij për t’u bërë veteriner.



14- Në Kongresin IV të Komitetit Qendror, Agolli kalon një nga momentet më kritike. I duhej të bënte autokritikë si kryetar i Lidhjes dhe të sqaronte arsyet se përse pinte dhe ndonjëherë fliste “pa menduar”. Një pozitë jo e këndshme kjo për shkrimtarin që njihej si një karakter rebel.

15- Në Kongresin X të Partisë së Punës, Agolli bëri dhe kthesën më të madhe të karrierës së tij politike teksa u rreshtua në forcat progresiste. Një veprim që i kushtoi shumë në sytë e komunistëve që kërkonin të mbanin me fanatizëm sistemin.

16- Dritëro Agolli ka marrë dhe kërcënime me vdekje pas vitit 1991. Ishte pikërisht fjalimi i Kongresit X të PP-së që solli mërinë e komunisteve ndaj shkrimtarit. Në adresë të tij u dërguan letra kërcënuese për të personalisht dhe familjen e tij.

17- Në vitin 1991, Agolli ka ndenjur i izoluar tre muaj në shtëpinë e tij në Rrugën e Dibrës, për arsye sigurie. Ministria e Brendshme vuri roje në pallatin e tij pas sinjalizimeve për ndonjë sulm të mundshëm nga huliganë.

18- Dritëro Agolli ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve për 19 vjet. Ai u emërua në vitin 1973 dhe u tërhoq nga ky post më 31 janar 1992.

19- Gjatë kohës së komunizmit Agolli ka mbajtur këto detyra: kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së dhe deputet në disa legjislatura.

20- Dritëro Agolli ka qenë që në vitet e ‘90 anëtar i Partisë Socialiste, duke dhënë një kontribut të veçantë në reformimin e kësaj partie. Agolli ka qenë deputet i Partisë Socialiste që nga viti 1992 deri në vitin 2001. Ai ka qenë gjithashtu edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie për vite më radhë.



21- Për herë të fundit Agolli ka qenë deputet i Parlamentit për gjashtë muaj në vitin 2005. Pas largimit të deputetit të PS-së, Bardhyl Agasi, Agolli zëvendësoi atë.

22- Agolli kujton si momentet më të lumtura të jetës së tij studimet në Rusi, daljen e librit të parë në botim më 1958, martesën me Sadijen në 4 tetor 1963, si dhe botimin e veprave të tij në gjuhë të huaja.

23- Agolli është zgjedhur deputet për 30 vjet me radhë edhe në kohën e diktaturës, edhe dhjetë vjet në kohën e tranzicionit. Në Parlament mbahet mend për urtësinë dhe fjalimet brilante në podiumin Kuvendit.

24- Romani “Komisari Memo” është një nga librat e Agollit që është bërë film me titullin “I teti në bronz”. Ky film është shfaqur edhe në Kinë, ku është pritur mjaft mirë nga publiku kinez.

13876345_1301082713250432_316582595544470722_n

25- Dritëro Agolli ka shkruar edhe tekste këngësh, madje duke marrë edhe çmime. Një ndër çmimet ishte ai i vitit 1971, kur këngëtarja Alida Hisku, 14 vjeçe, në festivalin e 10-të merr çmimin e dytë me tekstin e Dritëro Agolli “E Paharruara”.

26- Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, veç çmimeve të tjera, është vlerësuar edhe me titullin e lartë, “Nderi i Kombit”.

Agolli është dekoruar edhe me medaljen “Urdhri i Pavarësisë” nga Kosova, siç e quajti Agolli, “Republika e Shqipërisë përtej Drinit”.



27- Dritëro Agolli është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranes në vitin 2003. Ceremonia është zhvilluar me rastin e përvjetorit të ngritjes së flamurit në Tiranë dhe çmimi iu dorëzua nga kryebashkiaku i asaj kohe, Edi Rama.

28- Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në Letërsi. Dritëro Agolli është anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” në Itali. Përveç qytetit të Tiranës, ai është “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve të Korçës, Gjirokastrës etj.

29- Nuk numërohen vlerësimet që i janë bërë legjendës së letrave shqipe. Ndër më të qëlluarit është vlerësimi i Fransua Nurisjes, i cili ka thënë se, “Agolli është Kafka, me pak më shumë diell”. Ndërsa Alen Boske shkruan për të se, “Shqipëria na zbulon një autor me përmasa të mëdha… Dhe dinamiti mbulohet me petale. Një autor që meriton famë evropiane”.

30- Dritëro Agolli e Ismail Kadare kanë qenë të përfshirë në Fjalorin Enciklopedik që në vitin 1985. Por ata ishin një përjashtim i jashtëzakonshëm në vitin e hershëm 1985! Pasi të përfshiheshe në Fjalorin Enciklopedik, në ato vite duhej të mos ishe më në jetë.

31- Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Jo vetëm në antologjinë shqiptare, por ai tashmë është i përfshirë në antologjitë e disa vendeve të botës.

32- Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. ثshtë i pari që krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej në atë kohë “për të bashkuar masat”.

33 Dritëro Agolli ka punuar për 15 vjet me radhë si gazetar i gazetës “Zëri i Popullit”. Më pas ai kaloi si shkrimtar i lirë i inkuadruar edhe në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

34- Gjatë gjithë karrierës së tij artistike, Dritëro Agolli ka lëvruar këto gjini të letërsisë: poezinë, poemën, tregimet, novelat, romanin, dramën, skenar filmi, reportazhin, kritikën, analizën dhe raportin e lajmit.

35- Agolli filloi të shkruajë vjershat e para i frymëzuar nga Naimi dhe اajupi, vjersha të cilat u botuan në 1947 në gazetën “Rinia”. Për poezinë e parë të botuar ai shprehet: “Im atë e kish prerë pjesën e gazetës ku ishte botuar poezia, e kish vënë në kutinë e duhanit dhe mburrej në fshat: Ja ky është poeti im”.

36- Libri “Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo” është vepra që veç famës i solli dhe jo pak andralla autorit. Një vit pas daljes së tij, Mehmet Shehu i thotë Agollit se, “me atë libër na ke shkatërruar administratën”.



37- Dritëro Agolli është i pari që ka futur në fjalorin e përditshëm të shqipes fjalën pijetar, duke e zëvendësuar fjalën pijanec. Të ishe pijetar, do të thoshte të ishe një njeri që ta doje pijen, por të mos bezdisje të tjerët.

38- Një nga historitë më të famshme të treguara për pijet është ajo kur bashkë me mikun e tij, Niko Nikollën, gënjyen Sadijen sikur u kishte ardhur një shkrimtar turk me emrin Moskat Kanella dhe u duhej të ikin dhe ta shoqëronin. Në fakt u kishte ardhur dy litër raki “Moskat” që do ta shoqëronin me kanellë. Një histori tjetër me pije është debati i famshëm mes Dritëroit dhe Niko Nikollës se kush pinte më shumë konjak. Vunë gotat radhë pas njëra-tjetrës dhe nisën garën se sa metra konjak kishte pirë njëri dhe sa metra konjak kishte pirë tjetri.



39- Në vitin 2005 ai është propozuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve për të qenë kandidat për çmimin “Nobel”. Por nuk ka pranuar të jetë kandidat. Sipas tij, Ismail Kadare është i vetmi shqiptar që duhet të jetë kandidat dhe që duhet ta fitojë këtë çmim prestigjioz.



40- Agolli apo Kadare? Për më shumë se 50 vjet, fansat janë ndarë më dysh. Porse, siç thoshte vetë Agolli, asnjëri nuk mund të ndahet dot nga tjetri. Sipas tij, nuk duhet të ketë më pyetje kush është më i madh e kush më i vogël, kush ka qenë më i përkrahur e më pak i përkrahur. Agolli ka treguar në një intervistë se kryeministri Mehmet Shehu u është drejtuar të dyve: “Ju jeni dy shkrimtarët kryesorë të vendit dhe jeni si dy qe që lëroni tokën. Ne, herë ngacmojmë njërin e herë tjetrin me hosten, në mënyrë që puna të shkojë mbarë”. Miqësia e dy korifenjve të letërsisë shqipe, Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, zë fill në gjimnazin e Gjirokastrës në vitet 1950. Agolli ishte dy vite shkollore më i madh se Kadare, por bashkë bënin pjesë në rrethin letrar të shkollës, ku dhe i recitonin vjershat njëri-tjetrit.

41- Agolli së bashku me Kadarenë janë dy krijuesit që e ngritën letërsinë në nivelin e asaj ndërkombëtare. I përkasin brezit të shkrimtarëve të viteve 1960, që shpëtuan letërsinë nga dogmatizmi i realizmit socialist.

42- Veprat kryesore të Dritëro Agollit janë shkruar gjatë viteve të diktaturës. Megjithatë, edhe pse nën skematizmin e kohës, romanet tij kapin tema universale dhe janë të vlefshëm për të gjitha sistemet dhe të gjitha kohërat.



43- Karakteristika më e veçantë e Dritëro Agollit ishte thjeshtësia me të cilën komunikon, ulja në tavolinë, biseda e thjeshtë dhe mikpritja në shtëpi. Dhoma e ndenjes së tij është kthyer shpesh në dhomë bisedash mes miqsh, dashamirës, gazetarësh, por edhe njerëz të thjeshtë që kanë dashur vetëm ta takojnë.

44 Dritëro Agolli ishte i vetmi shkrimtar që pas vitit 1990 e ka takuar një personazh real, të cilin e ka pasur personazh në libra dhe në filma. Bëhet fjalë për Sejfi Protopapën, i cili është personazhi real i Sali Protopapës në romanin “Komisari Memo” dhe në filmin “I teti në bronz”.

45- Për kritikën letrare Agolli renditet në panteonin e letërsisë shqipe. Nëse në poezi Kadareja krijoi “Shqipërinë tjetër” që vinte nga lashtësia. Agolli gjatë viteve të diktaturën tregoi “Shqipërinë alternative”. Në krijimtari epiko-lirike që dallon nga pjesa tjetër e letërsisë së realizimit socialist.


46- Gjatë krijimtarisë letrare, në të gjithë veprën e Agollit vihen re shtatë tipare kryesore në të cilat mbështetet arti i tij. Kulti i tokës dhe i bukës, shenjtërimi i njeriut dhe natyrës, raporti personal me botën, miti i atdheut, historia e të parëve, zhgënjim për kohën dhe humbjen e saj, dhe e ardhmja optimiste.

47- Agollit nga censura komuniste i janë ndaluar tre libra. I pari ka qenë “Zhurma e erërave të dikurshme”, në vitet 1960, drama “Mosha e bardhë” në vitet 1980 dhe një seri tregimesh në revistën “Nëntori”. Dy të fundit janë ndaluar gjatë kohës që ishte kryetar i Lidhjes. Ai e botoi librin “Zhurma e erërave të dikurshme”, në vitin 1964, por vetëm një vit më pas ky libër u hoq nga qarkullimi dhe Agolli u kritikua, pasi me këtë libër e paraqiste me pesimizëm realitetin komunist.


48- Nga romanet e Agollit janë bërë një sërë filmash artistikë. Ndër filmat më të mirë janë “I teti në bronz” (romani “Komisari Memo”), “Njeriu i mirë”, “Apasionata”, “Njeriu me top”. Veç poezive, romaneve, tregimeve, ka shkruar edhe skenarë filmash. Filmi i parë për të cilin ai përgatiti një skenar dhe nuk shndërroi një krijim letrar në skenar ishte “Horizonte të hapura”.



49- Agolli u cilësua si novator i poezisë shqiptare në gërshetimin që i ka bërë folklorit me poezinë moderne, duke sjellë perla lirike të gjithës shqipe. Ndërkohë risi jo pak të rëndësishme Agolli solli dhe në metrikën e vargut. Poezitë më të njohura të Dritëro Agollit janë, “Kur të jesh mërzitur shumë”, “Kur një mëngjes”, “ثndërr e prerë”, të cilat dihen përmendësh nga shumë vetë. Ndërsa poemat më të vlerësuar janë “Poemë për babanë dhe për vete” dhe “Devoll-Devoll”.






85- Dhe për ta mbyllur, këtë portret me fakte të Agollit, sjellim reagimin e Ismail Kadaresë për ndarjen nga jeta të Dritëro Agollit: “Lajmi i vdekjes së Dritëro Agollit ka qenë një nga njoftimet më tronditëse të këtij dimri, jo vetëm për njerëzit e artit , por për gjithë shqiptarët, kudo ku ata ndodhen.

Dritëro Agolli ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazëvendësueshëm në vlerat dhe në dramën hijerëndë të letërsisë shqiptare. Ai do të na mungojë të gjithëve”.

/Tirana Observer/
 
Nev kjo teme do ish me bukur te titullohej Driteroi vs Kadare :)

Nese lejohet opinioni im mbi keta dy individe te se njejtes periudhe te cilen nje pjese e kam jetuar, atehere mund te them pa emotivitet apo simpatira.
Driteroi ishte nje komunist i devotshem dhe idealist i pashoq, dhe nder te paktet qe nuk mohoi idealin e tij deri ne shtratin e vdekjes.
Persa i perket krijimtarise se tij ajo ishte e njetrajtshme dhe ne perputhje me idealin e tij. Pikerisht se ishte teper i sinqerte me poezine e tij aq shume e deshen masat varfera te asaj kohe.
Driteroi eshte unik ne llojin e tij dhe me pelqen nder te gjitha qe ai mbeti Burre i fjales deri ne fund.

Ismail Kadare
Nje krijimtari qe te linte mbresa por qe gjithmone sherbente per egon e individit dhe kurre nuk ka qene i sinqerte me veten e tij, pale te mendosh me te tjeret.
Si individ dallohet per hipokrizine e pashoqe dhe bythelepires i rregullt per diktatorin, arriti deri ne ate pike sa shiti gjakun e tij (motren) vetem qe ti bente fresk diktatures dhe njekohesisht te perfitonte honoraret nga diktatura.
Kadare eshte njeriu pa themel dhe burreri perkunder Driteroit i cili bindjet e tij komuniste nuk i mohoi kurre (nje vlere e njerezve te forte dhe idealiste, pavarssht humbjes qe pesonte nga ky idealizem), Kadare eshte nje krijues i cili bukurine e saj e shemton me vesin dhe pafytyresine qe e karakterizoi gjate gjithe jetes se tij.
Tashme kane dale doreshkrimet e tij derguar shokut Enver ku tregonte devotshmerine e tij duke spiunuar njerezit e gjakut per karriere.
Dhe ne fund na doli si desidenti numer nje per shqiperine.
Paturpesisht kerkon çmimin Nobel per letersi por qe per te i denje do ishte çmimi i Hipokrizise.

Bemat e Kadarese jane edhe ne kontekstin e disa thashethemeve perderisa nuk provohen dot mbi nxirjen e jetes se nje familje shqiptare vetem per shkakun se djali asaj familjeje kishte lidhje me vajzen e tij. Ajo familje eshte internuar ne ate kohe dhe nena e djalit Janulla akuzon Kadarene per fatkeqsine e familjes se saj.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top