5-vjeçari: Mami, kam qenë dikush tjetër

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
djali4.jpg


Jeta e një nëne u kthye përmbys kur djali i saj 5-vjeçar i rrëfeu se në jetën tjetër kishte qenë një aktor Hollivudi dhe më pasi ishte rimishëruar.
Gjithçka nisi kur djali i saj ishte 4 vjeç dhe përjetonte vazhdimisht akthe dhe ëndrra të frikshme. Vetëm një vit më vonë, Ryan Hammons e ndau sekretin me nënën e tij.

Duke folur në programin televiziv ‘Today’, në SHBA nëna e vogëlushit, Cyndi Hammons nga Oklahoma u shpreh: “Ai më tha; mami dua të tregoj diçka, unë kam qenë dikush tjetër”.
Gruaja tregon se fillimisht nuk i dha rëndësi, por nisi të besonte se nuk bëhej fjalë thjesht për imagjinatën e shfrenuar të fëmijës së saj, kur u përballë me nivelin shkokues të detajeve të imëta që ai mund të risillte nga e shkuara e tij.
Djaloshi i tregoi nënës së në jetën e tij të shkuar udhëtonte shpesh, punonte me yje të kinemasë si Rita Hayworth dhe kërcente në Broadway. Cindy, e cila është rritur në një familje të krishterë, nuk beson në rimishërim.

Nisur nga detajet e dhëna nga i biri, gruaja kërkoi në një librari në Hollivud ku gjeti një film të vitit 1932 me titull ‘Night After Night’. Duke shfletuar librin, 5-vjeçari ndali tek një aktor i panjohur i cili kishte interpretuar në film duke thënë: “ky jam unë, kështu kam qenë”.

djlal2.jpg


Përgjegjësi i arkivit e identifikoi aktorin e panjohur si Marty Martyn, i cili kishte interpretuar në pak filma dhe më pas ishte bërë një agjent në Hollivud. Ai kishte vdekur në vitin 1964. Të gjitha detajet e rrëfyera nga 5-vjeçari përputhen me jetën e aktorit, për të cilin nuk dihej asgjë deri në momentin që ai e bëri të njohur.
g.shqip
 
Titulli: 5-vjeçari: Mami, kam qenë dikush tjetër

Wtf un duhet te kem qen sheik! :P
 
Titulli: 5-vjeçari: Mami, kam qenë dikush tjetër

Ai 5 vjec nuk duket :)

Mahh une se besoj. Sot cf nuk qarkullon ne tv
dhe imagjinata e nje femije te mahnit cdo here :)
 
Titulli: 5-vjeçari: Mami, kam qenë dikush tjetër

Ate mendova e une me qene ai kalamo 5 une akoma skam lind.
dhe nese kjo do ishte e vertet une do isha marlyn monro lol
 
Back
Top