5 të plagosur në xhaminë e rrugës së Kavajës, 34-vjeçari sulmon besimtarët

Kresha

A pretty face can never trick me
Një ngjarje e rëndë në kufijtë e një akti terrorist ka ndodhur në xhaminë e rrugës së Kavajës në Tiranë, ku një person ka sulmuar me thikë besimtarët brenda objektit të kultit.

Pesë besimtarë kanë mbetur të plagosur nga sulmi me thikë i Rudolf N. Nikollaj i datëlindjes 26.05.1987 nga Klosi, Burrel. 34-vjeçari goditi me mjetin prerës besimtarët duke plagosur 5 prej tyre.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë, duke bërë neutralizimin dhe prangosjen e autorit të dyshuar.

Të plagosurit janë Donald Koçi 35 vjeç, Saba Peposhi 22 vjeç, Maringlen Konja 24 vjeç, Kleon Jupaj 26 vjeç dhe Amri Tolaj 23 vjeç. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa autori Rudolf Nikollaj është dërguar në Policinë e Tiranës dhe po merret në pyetje.

Nga verifikimet rezulton se 34-vjeçari ka kryer një akt të tillë edhe pak kohë më parë. Në muajin Mars të këtij viti ka plagosur me thikë një 32-vjeçar pas një sherri mes tij dhe një personi tjetër në terminalin e autobusëve. Pas konfliktit fizik, Rudolf Nikollaj e goditi me thikë.

Imami Ahmed Kalaja: Shpresojmë që të mos ketë qenë ndonjë akt terrorist

Më tej Kalaja shpreson që kjo ngjarje të mos ketë qenë një sulm terrorist, por një akt i momentit nga personi që e ka kryer.

“Sot pasdreke nga ora 2 ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë “Dine Hoxha”, një njeri i armatosurs ka goditur besimtarët brenda xhamisë, por ka goditur dhe njerëzit që kanë qenë në rrugë. Faleminderit Zotir që personi është arrestuar, situata është nën kontroll dhe nuk ka asnjë për t’u shqetësuar.

Shpresojmë që të mos ketë qenë ndonjë akt terrorist, por të ketë qenë një njeri me të meta mendore. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, shpresoj që për punë orësh xhamia do të kthehet në gjendjen e saj të mëparshme. Zoti i largoftë nga ne njerëzit me probleme dhe duan të prishin harmoninë e këtij muaji të shenjtë. Janë plagosur disa vëllezër nga stafi i xhamisë, por dhe disa që kanë qenë duke adhuruar Zotit. Policia ka reaguar në kohë“, shprehet Imami Kalaja. /tvklan.al

Screenshot_20210419-172516_Facebook.jpg
 
I ka terbuar Covidi njerzit, kan dal nga mendorja.
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
I ka terbuar Covidi njerzit, kan dal nga mendorja.

Ose ka qene i terbuar dhe covidi ia ka ndihmuar, lets say so

Ai paska qene me probleme shendetesore
 
mendoj se ka probleme mendore
por duke pare qe serisht i njejti rast eshte i perseritur
shteti e di me se miri
 
Nuk eshte i semure mendor jo , eshte tipik sulm katolik terrorist !
 
Nuk eshte i semure mendor jo , eshte tipik sulm katolik terrorist !
nuk ke perse krijon percarje fetare
aty thote qe ska qene ne rregull nga mendet
 
dhe ??? spaskam te drejte te komentoj une keshtu ??
 
Nuk eshte i semure mendor jo , eshte tipik sulm katolik terrorist !
ke fakte ti per kete qe eshte sulm tipik terrorist nga besimtaret katolik ??
 
Po kam , desh vdiqen 5 vete e me shume nga nje terrorist katolik , ti je apo ben ? ?
Shife videon e delirium dhe e vertetova dicka
Ti je nuk ben
 
Autori i sulmit në xhami kreu një tjetër plagosje në muajin Mars​

Rudolf Nikollaj, 34-vjeçari nga Klosi i Burrelit, ka kryer një tjetër plagosje në muajin Mars të këtij viti.

Mësohet se 34-vjeçari ishte konfliktuar me një 32-vjeçar në terminalin e autobusëve.

Pas konfliktit fizik mes tyre, Nikollaj e goditi me thikë 32-vjeçarin duke e lënë të plagosur.

Ndërkohë që sot, 34-vjeçari u fut brenda xhamisë në rrugën e Kavajës në Tiranë duke sulmuar me thikë besimtarët. 5 prej tyre mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. /tvklan.al
 
Zoti i sherofte te plagosurit dhe ju shkrofshin sevape!
Shpresoj te mos lirohet nga burgu ky tipi. Nqs ka probleme te trajtohet jo te lihen te lire neper rruget e Tiranes.
Zot na ruaj!
 
Sqarim për opinionin publik.
E para:
Kjo është videoja e plotë e "terroristit mendor" i cili dëmtoi shumë njerëz ndër ta edhe pesë besimtarë.
Prandaj, ky njeri duhet nuk duhet të dalë jashtë pa u kuruar plotësisht.
E dyta:
I bëj thirrje organeve kopetente të hetojnë thellë shkaqet se mos ka diçka tjetër që fshihet përveç faktit të çrregullimit mendor ndër ideologjitë ekstremiste që ky djalosh ka frekuentuar.
E treta:
Të dalin para drejtësisë të gjithë ata që shpifën rreth kësaj ngjarje pa argument që ju foli gjuha para mendjes.
E katërta:
Thirrje besimtarëve për qetësi, për hallallëk ndaj rastit në fjalë.
E pesta:
Aspak distancim ndaj sakrificës së besimtarëve për ta izoluar madje duhen dekoruar, pasi mbyllën një plagë që sdo të shteronte kurrë.
Gjashtë:
Distancim total ndaj mospërbajtjes gjatë izolimit.
Faleminderit.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Shume gje e shemtuar qe neve si popull nuk na perket minimalisht. Dhe pse Feja e Shqipetarit eshte Shqiptaria, besimi dhe liria e kultit skane qene kurre problem bashkjetese deri ne ditet qe po influencohemi nga rryma e kokezinjeve, madje po bejme si ata dhe pse ne forma jo aq te medha.
E drejta e besimit nuk i eshte ndaluar kurre historikisht nga populli Shqipetar, qe nga Pellazget e deri te "Shqipetaret" e sotshem. Fryma e egoizmit fetar qe po fryn ne vendin tone ben te ndodhin keto gjera te shemtuara, ama nuk pres te habiten hoxhe e imama. Mjafto te shohesh sesi nga Tunizia deri ne Indi kjo fryme e djallit po i fryn zjarri e vret te pafajshem neper Kisha e sinagoga.
Fryma e Islamizimit qe po shkaterron identitet, histori e cdo princip te familjes qe jemi rritur e kemi ndertuar qyteterimin tone, jo vec qe nxit keto akte te dhunshme, por percarje ne popullin tone qe tek e fundit me fete e kokezinjeve te lindjes se mesme ska piken e lidhjes.
Shpresoj ne te ardhmen te krijohet nje fryme mbare kombetare e te anashkaloje idene e feve te Lindjes se Mesme&CO dhe te jape vlere vec traditave tona Hyjnore qe jo vec fete e kokezinjeve se kan idene, por asnje vend tjeter ne bote.
 
Mos na hap plagë të vjetra bro 😁
Se i kam lënë pak më një anë 🤗
 
Ne cdo fjali qe ke shkruar ke kontradita te llahtarshme! Por, skam as kohe e as deshire te merrem😁

Gjthss, ti bej thirrje sa te duash!

FEJA ISLAME, qe me ardhjen e saj ne shek 5 e deri tani njeh vec RRITJE! Ngulite ne koke ti dhe kushdo! ASKUSH, ASGJE, ASNJE, NUK E FSHIN DOT! Jo sepse e them une, por ZOTI e ka zbritur si FE, dhe ai e ruan origjinalitetin e saj, Ai kujdeset qe njerezit ta njohin Zotin e vertete, fene e duhur!

Alice In Wonderland Thank You GIF
 
Soulmind, te vrasesh ne emer te Zotit vec nje fe e nje kokeziu e ben, per ate skam dyshim hic!!
Pastaj une si them askujt ca te besoje se te fundja e fundit vete fjala eshte besim, jo fakt apo dicka e vertete, besim.. po kush e lexon thuaj. Une vec per nje gje elogjoj Enver Hoxhen, qe nuk e ndaloi besimin te Zoti, se ate ae ben asnje, por ndaloi fete e kokezinjeve te lindjes se mesme. Jam i sigurte qe do vije dita e do e shohim dhe ftyren e vertete te fese se krishtere e asaj islame pa merak, se aty vec emri ndryshon, ama llumi eshte i njejti.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top