5 liqenet e medha te Kanadase

MasteR

I'm offline
Liqenet Superior, Huron, Shiko fotografinë 1423342Michigan, Ontario dhe Erie mbulojnë sipërfaqen më të madhe të ujrave të brendëshme në Shtetet e Bashkuar dhe në botë, e të gjithë sëbashku njihen si Liqenet e Mëdha. Të mëdha është emri më i përshtashëm për këto liqene dhe janë burimi i më madh me ujë të freskët i planetit tonë. Në fakt, një e pesta e të gjithë ujit të freskët në botë është pikërisht në këtë liqene.


Më i madhi prej tyre është Liqeni Superior me një sipërfaqe prej rreth 83 mijë kilomertash katrore.Të tjerët, Huron, Erie, Michigan dhe Ontario nuk janë më pak mbresëlënës.

اdo njeri prej këtyre liqeneve është mjaft i madh për t’u klasifikuar si një det kontinental dhe brigjet e tyre që shtrihen në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada kanë një gjatësi prej mbi 15 mijë kilometrash.

Shumica e fareve pa energji elektrike që dikur shërbenin si orientim për anijet e goditura nga shtërngatat, tani janë plotësisht automatike. Ato ngrihen në brigjet e Liqeneve të Mëdha të lartë, të besueshëm dhe në kontroll.

Këto liqene janë një nga linjat më të përdorura lundruese të kontinentit për tregtinë. اikagoja është një prej shumë qyteteve dinamike që shtrihet në brigjet e tyre.

Paksa në brendësi të Liqeneve të Mëdha, forma intriguese jete mbushin ishujt e panumërt, shumica e tyre të pabanuar. Por disa të tjerë, si ishulli Macinac, në ngushticën mes liqeneve Huron dhe Michigan, janë banuar prej kohësh nga njerëzit.

Ky ishull është nën kujdesin e komisionit të parkut kombëtar të shtetit. Qarkullimi i makinave në Macinac është i ndaluar, gjë që e bën atë të veçantë. Rruga që shkon përqark ishullit është vetmja në gjithë Shtetet e Bashkuara ku qarkullimi i automjeteve është i ndaluar.

Në veri të Miçiganit thepat shkëmbore të krijuara nga valët, shiu dhe akulli ngrihen deri në 200 metra mbi Liqenin Superior ku të ze syri shtresëzime me ngjyra vezulluese.Në shkëmbin monolit të quajtur Kështjella e të Vegjëlve, bregu është shndërruar në një si fasazë kështjelle, një strukturë e lartë sa një ndërtesë nëntë katëshe.

Më në jug, pranë Liqenit Miçigan, shtrihet një brigjet me dunat më të mëdha të rërës, që quhen Ariu i Fjetur. Rëra është gjithmonë në lëvizje nga forcat e erës. Gjithnjë në lëvizje, në formim, në ndryshim, dunat shtyhen në brendësi të brigjeve rreth 60 centimetra në vit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top