5 gjërat peng, që shumica e njerëzve kanë thënë në shtratin e vdekjes

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
stihl-deathbed-scene.jpg




Ware ështe emri i një infermiereje australiane, që ka qëndruar afër pacientëve që kishin vetëm 12 javë jetë të mbetur. Ajo ka hartuar një libër me dëshmi dhe vëzhgime, i quajtur “5 gjërat që i mbesin peng atyre që po vdesin”. Për shumë pak kohë ky libër u bë një model frymëzimi dhe mori shumë vëmendje.

Mes 5 gjërave, spikat tek meshkujt fjalia: “Do të doja të mos kisha punuar aq fort”.

Në këtë vepër autorja shkruan për qartësinë fenomenale të vizionit, që i vjen këtyre njerëzve, kur ata e dinë se nuk kanë edhe shumë kohë të mbetur.

“Kur i pyesja për ndonjë peng që i kishte mbetur apo diçka e tillë, vura re se që tema të ngjashme u përflitnin sërish dhe sërish” – thotë Wave.

Më poshtë keni listën e 5 gjërave që shumica e këtyre pacientëve kanë thënë, sipas dëshmisë së Wave:

1. Do të doja të kisha pasur kurajon të jetoja jetën sipas meje, jo sipas pritshmërisë së tjerëve.

“Ky ishte pengu më i shpeshtë i të gjithëve. Kur njerëzit vënë re që jeta e tyre është gati në fund, arrijnë të kthejnë kokën pas dhe të shohin me qartësi dhe lehtësi se sa ëndrra nuk i kanë përmbushur. Shumica e njerëzve nuk kishin plotësuar as gjysmën e ëndrrave të tyre dhe tani do të vdisnin duke ditur, që kjo kishte ndodhur pë shkak të vendimeve që kishin marrë ose nuk kishin marrë. Shëndeti i mirë sjell një liri, që shumë pak veta e vënë re, derisa nuk e kanë më.”

2. Do të doja të mos kisha punuar aq fort.

“Këtë e ka thënë pothuajse çdo pacient mashkull, të cilit i shërbeja. Ato e humbën kohën pa vëzhguar rininë e fëmijëve dhe shoqërinë e partneres së tyre. Edhe gratë e shprehën këtë peng, por si brez i vjetër, shumë prej pacienteve femra nuk kishin qenë krahu i shtëpisë. Të gjithë burrat shprehën pengun e kalimin të kohës duke punuar dhe anashkaluar gjërat e tjera të jetës”.

3. Do të doja të kisha pasur kurajon të shprehja ndjenjat e mia.

“Shumë njerëz shtypën ndjenjat e tyre, për të qenë në paqe me të tjerët. Si rezultat, ato vazhduan një ekzistencë mediokër dhe kurrë nuk u bënë vërtetë ata që ishin në gjendje të bëheshin. Shumë zhvilluan sëmundje në lidhje me pendesën dhe hidhërimin që mbajtën si rezultat i kësaj.”

4. Do të doja ti kisha mbajtur kontaktet me miqtë e mi.


“Shpesh, ato nuk arrinin të vinin re përfitimet që vinin nga miqtë e vjetër, deri në javët e fundit të vdekjes dhe për fat të keq, atëherë ishte tepër vonë për ti gjetur dhe kontaktuar ato. Shumë veta ishin ngatërruar me jetët e tyre kaq rëndë, sa kishin lënë pas dore shoqëritë e arta që kishin pasur gjatë viteve. Pati shumë pendesa dhe pengje të thella rreth shoqërive, kohës dhe vëmendjes që ato kishin merituar. اdokush dëshironte të shihte miqtë e tij, para se të vdiste.”

5. Do të doja t’ja kisha lejuar vetes të isha më i lirë.



“اuditërisht ky është një nga pengjet më të shpeshta. Shumë prej pacientëve nuk e vunë re deri në fund të jetës së tyre, që lumturia është një vendim. Ato kishin ngecur në zakonet dhe sjelljet e vjetra. I ashtuquajturi “komfort” i kishte pushtuar emocionet si dhe jetët e tyre fizike. Frika nga ndryshimi i kishte bërë të silleshin si dikush tjetër, sikur ishin të lumtur, por në thellësinë e vetes ato dëshironin të kishin pasur mundësi të qeshnin me lot dhe të kishin përjetuar qetësi shpirtërore në jetët e tyre.”
The Guardian

b;bletapertace
 
Titulli: 5 gjërat peng, që shumica e njerëzve kanë thënë në shtratin e vdekjes

eh per fat te keq jeta eshte e shkurter e ngelen pishmane por eshte vone me pas......... sa i mjere eshte njeriu ne fund
 
Titulli: 5 gjërat peng, që shumica e njerëzve kanë thënë në shtratin e vdekjes

Po spunove si do e ndertosh te ardhmen?
Duke punuar ske me kohe te lire, detyrimisht dhe koha per miqte ulet
Ndjenjat, seshte kollaj perhere ti shprehesh....

Sa per ate te jetosh sipas deshires, besoj qe secili duhet te bej te pamunduren te kete mundesi te vendosi per veten e tie te mos influencohet/terhiqet nga turma...

Gjithsesi nuk duhet te behesh pishman.... Kur ben nje veprim duhet te mbash pergjigjesine me tej per te...

Uroj qe kur te vij dita e madhe te kem fuqi te buzeqesh per x e fundit. Pa pendime.
 
Titulli: 5 gjërat peng, që shumica e njerëzve kanë thënë në shtratin e vdekjes

Ishalla para se te vdes vetem kto 5 gjera me mbesin peng e te tjerat i kam nrregull
 
Back
Top