Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

5 gjëra që ju heqin xhelozinë stresante

Me leje me leje
Kufiri te thana dmth lool
 
Shkruani 5 here shumezim dhjete "sjam xheloze" edhe iken :P
 
Jam rehat nga kjo ane!
Ose nuk jam xheloze,ose e kontrolloj mjaftueshem mire,aq sa tjetrit mos ti behem stres, shqetesim apo e bezdisur.
 
@LeVoyageur nga të kan humbur shalët ty ore 😏
Ec shpejt këtu se e teprove 😒
 
Unë mendoj se xhelozia shkaktohet nga mosbesimi ndaj partnerit.
Dikush e konsideron pasiguri në vetvete.
Unë nuk jam natyrë xheloze:);)
Po vazhdoj lidhja me 100 pyetje apo pse nuk e hap telefonin ti.
Më mirë ndahuni dhe jeni në rregull.
 
Janë të shumtë ata persona të cilët vuajnë nga xhelozia! Teprimi me të sjell një marrëdhënie jo të qëndrueshme në çift. Ndaj, këtë herë, do t’ju japim disa këshilla se si të mos jeni shumë xheloz Të mos qenët xheloz nuk është diçka e thjeshtë. Fatkeqësisht është një ndjenjë e vështirë për t’u kapërcyer. Ajo lind nga një pasiguri personale. E mira është që të arsyetojmë mbi sjelljen tonë: të qenët posesiv dhe përfshirja e partnerit në ankthet tona nuk është sigurisht një sjellje konstruktive. Përjetimi në masë të madhe i kësaj ndjenje mund të shkatërrojë një lidhje. Kjo ndjesi, në pjesën më të madhe të rasteve, është fryt i një fantazie, shkruan gazeta Shqip tek suplementi Ndryshe. Ndaj përpiquni që të mos jeni xheloz, nëpërmjet pesë këshillave që ne sugjerojmë. Kini më shumë besim në vete Duhet që të keni më shumë besim te vetja. Nëse i fejuari yt të ka zgjedhur ty, ka parë tek ti diçka unike: mënyrën se si qesh, spontanitetin ose butësinë, por edhe ëmbëlsinë, apo cilësi të tjera që e bëjnë lidhjen tuaj unike. Mos mendoni se ka diçka më të mirë dhe që një palë këmbë të bukura mund të të zëvendësojnë në zemrën e tij. Fatkeqësisht të gjithëve mund t’ju ndodhë të tradhtojnë, edhe ty që tani po thua “jo” me kokë, por ky nuk është një motiv i mirë për të jetuar të fiksuar pas kësaj gjëje. Mos e “akuzo” partnerin për gabimet e tua Shpesh xhelozët numër një janë ata që kanë tradhtuar në të kaluarën. Mund të duket e çuditshme, por fakti i të bërit të të njëjtit gabim shkakton pasiguri. Kjo shihet në një telefonatë të bërë në një dhomë tjetër, ose në vonesën gjatë një nate etj. Edhe ky është një problem i kapërcyeshëm. Jo të gjithë personat janë të ngjashëm dhe gabimet e tua nuk mund dhe nuk duhet të jenë medoemos ato të partnerit. Ndodh të gabosh, por duhet të mësoni edhe që të falni. Harrojini përvojat negative Përveç tradhtarëve xhelozë, janë edhe të tradhtuarit. Ata sigurisht janë unazë e brishtë e marrëdhënieve. Mund të ekzistojnë dy tipe të tradhtuarish xhelozë: i pari është ai që ka thënë se e ka falur partnerin dhe i dyti është ai i cili ka një dashuri të re, por që nuk arrin të jetë i qetë. Atëherë, nëse e keni falur vërtet partnerin është koha që ta vendosni atë histori në një “kasetë shumë larg” kujtesës. Nuk duhet të mendoni vazhdimisht për atë gjë. Nëse keni një histori të re, nuk mund ta prishni për fajin e një personi i cili nuk është më, që ju ka bërë të vuani dhe që nuk meriton vëmendjen tuaj. Pasja e interesave personale Shpesh xhelozia lind nga posedimi. Janë disa të dashuruar që besojnë se dashuri do të thotë posedim. Por nuk është kështu. Njerëzit duhet të lihen të lirë për të ndjekur interesat dhe pasionet e tyre. Mënyra më e mirë për të kapërcyer këtë vizion është të respektosh hapësirat personale. Frekuento vetëm miqtë e tu, bëj një sport pa të dashurën dhe shijoji këto momente. Vetëm kështu mund të kesh një marrëdhënie vërtet të lirë dhe sidomos të “ushqyer” me diçka të shëndetshme dhe të pastër. Shtirja e të mos qenët xheloz Nëse gjithçka përmendëm më lart nuk je në gjendje ta vësh në praktikë, atëherë për ty ka një “hap” të fundit për të shpëtuar marrëdhënien në çift: shtiru sikur nuk je xheloz. Je i ndërgjegjshëm se xhelozia është sidomos problemi yt, por ndërkohë vë re se problem po bëhet edhe për partneren (duke u nisur nga dyshimet). Për të mos e helmuar marrëdhënien, mundohu që të mos e tregosh xhelozinë tënde. Nëse e bën atëherë nuk do të jetoni të qetë dhe gjithçka brenda marrëdhënies suaj do të jetë e komplikuar.

noa.al
Un s'jam fare për vete 😁
 
Xheloze nuk jam,po me dhe shkak nuk ndaloj te xhelozia por te verpimi i largimit.
 
Dicka e imja eshte vetem e imja!😎
 
Po pres të hapet një temë për Narcistët që të komentoj 🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back