Hope
◕‿◕
Ca dmthn territorial?Qa t them un sjam xheloz jam territorial ?
Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Ca dmthn territorial?Qa t them un sjam xheloz jam territorial ?
Di un ????Ca dmthn territorial?
E thashe fshatçe une jo si SBDeri tek pjeshka ncepin tjeter ?
Tull fare thuje se nuk prish gjo ??E thashe fshatçe une jo si SB
Po se kishe shkru ti??Di un ????
Un thot aty ?Po se kishe shkru ti??
Poo he pra? ShpjegohuUn thot aty ?
Pse o do rri te mesoj tjeret qe se din? ???Poo he pra? Shpjegohu
Jo smeson njeri, thjesh shpreh nje mendim ku u vete deklarove teritorialPse o do rri te mesoj tjeret qe se din? ???
Po pra . Kap pushken nkrah e del per gjah ??Jo smeson njeri, thjesh shpreh nje mendim ku u vete deklarove teritorial
Un s'jam fare për veteJanë të shumtë ata persona të cilët vuajnë nga xhelozia! Teprimi me të sjell një marrëdhënie jo të qëndrueshme në çift. Ndaj, këtë herë, do t’ju japim disa këshilla se si të mos jeni shumë xheloz Të mos qenët xheloz nuk është diçka e thjeshtë. Fatkeqësisht është një ndjenjë e vështirë për t’u kapërcyer. Ajo lind nga një pasiguri personale. E mira është që të arsyetojmë mbi sjelljen tonë: të qenët posesiv dhe përfshirja e partnerit në ankthet tona nuk është sigurisht një sjellje konstruktive. Përjetimi në masë të madhe i kësaj ndjenje mund të shkatërrojë një lidhje. Kjo ndjesi, në pjesën më të madhe të rasteve, është fryt i një fantazie, shkruan gazeta Shqip tek suplementi Ndryshe. Ndaj përpiquni që të mos jeni xheloz, nëpërmjet pesë këshillave që ne sugjerojmë. Kini më shumë besim në vete Duhet që të keni më shumë besim te vetja. Nëse i fejuari yt të ka zgjedhur ty, ka parë tek ti diçka unike: mënyrën se si qesh, spontanitetin ose butësinë, por edhe ëmbëlsinë, apo cilësi të tjera që e bëjnë lidhjen tuaj unike. Mos mendoni se ka diçka më të mirë dhe që një palë këmbë të bukura mund të të zëvendësojnë në zemrën e tij. Fatkeqësisht të gjithëve mund t’ju ndodhë të tradhtojnë, edhe ty që tani po thua “jo” me kokë, por ky nuk është një motiv i mirë për të jetuar të fiksuar pas kësaj gjëje. Mos e “akuzo” partnerin për gabimet e tua Shpesh xhelozët numër një janë ata që kanë tradhtuar në të kaluarën. Mund të duket e çuditshme, por fakti i të bërit të të njëjtit gabim shkakton pasiguri. Kjo shihet në një telefonatë të bërë në një dhomë tjetër, ose në vonesën gjatë një nate etj. Edhe ky është një problem i kapërcyeshëm. Jo të gjithë personat janë të ngjashëm dhe gabimet e tua nuk mund dhe nuk duhet të jenë medoemos ato të partnerit. Ndodh të gabosh, por duhet të mësoni edhe që të falni. Harrojini përvojat negative Përveç tradhtarëve xhelozë, janë edhe të tradhtuarit. Ata sigurisht janë unazë e brishtë e marrëdhënieve. Mund të ekzistojnë dy tipe të tradhtuarish xhelozë: i pari është ai që ka thënë se e ka falur partnerin dhe i dyti është ai i cili ka një dashuri të re, por që nuk arrin të jetë i qetë. Atëherë, nëse e keni falur vërtet partnerin është koha që ta vendosni atë histori në një “kasetë shumë larg” kujtesës. Nuk duhet të mendoni vazhdimisht për atë gjë. Nëse keni një histori të re, nuk mund ta prishni për fajin e një personi i cili nuk është më, që ju ka bërë të vuani dhe që nuk meriton vëmendjen tuaj. Pasja e interesave personale Shpesh xhelozia lind nga posedimi. Janë disa të dashuruar që besojnë se dashuri do të thotë posedim. Por nuk është kështu. Njerëzit duhet të lihen të lirë për të ndjekur interesat dhe pasionet e tyre. Mënyra më e mirë për të kapërcyer këtë vizion është të respektosh hapësirat personale. Frekuento vetëm miqtë e tu, bëj një sport pa të dashurën dhe shijoji këto momente. Vetëm kështu mund të kesh një marrëdhënie vërtet të lirë dhe sidomos të “ushqyer” me diçka të shëndetshme dhe të pastër. Shtirja e të mos qenët xheloz Nëse gjithçka përmendëm më lart nuk je në gjendje ta vësh në praktikë, atëherë për ty ka një “hap” të fundit për të shpëtuar marrëdhënien në çift: shtiru sikur nuk je xheloz. Je i ndërgjegjshëm se xhelozia është sidomos problemi yt, por ndërkohë vë re se problem po bëhet edhe për partneren (duke u nisur nga dyshimet). Për të mos e helmuar marrëdhënien, mundohu që të mos e tregosh xhelozinë tënde. Nëse e bën atëherë nuk do të jetoni të qetë dhe gjithçka brenda marrëdhënies suaj do të jetë e komplikuar.
noa.al
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.