5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Keta jane tre djem nga Suhareka te arrestuar ne Kumanove:
- F. ELSHANI
- B. ELSHANI
- A, BUJARI

attachment.php

Loja fillon neser ::kafe::
 
Attachments

  • 10428418_393720007480112_6058992588904137620_n.jpg
    10428418_393720007480112_6058992588904137620_n.jpg
    99.5 KB · Shikime: 52
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Mediat serbe: “Kumanova” u organizua nga SHBA

1431356056kumanove.jpg

Konfliktin e armatosur në Kumanovë, ku u vranë të paktën 8 policë dhe 14 shqiptarë, sipas mediave serbe, e kanë planifikuar dhe organizuar SHBA-të, për të parandaluar projektin e tubacionit të gazit rus, sipas burimeve diplomatike serbe.

Sikurse raporton gazeta “Informer”, agjentët e inteligjencës amerikane i kanë dhënë urdhër Ushtrisë اlirimtare Kombëtare për të shkaktuar trazira në Maqedoni, e cila do të ndalonte projektin rus që do të shtrihej në Turqi, Greqi, Maqedoni për të arritur Europën Perëndimore, - transmeton “Telegrafi”.

“Ky mesazh i është dërguar kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç. Mos harroni se në ditën e kaosit në Maqedoni, ushtria serbe marshoi në paradën ruse”, tha njëri prej ambasadorëve të akredituar në Serbi, për mediat serbe.

Një ditë para konfliktit në Kumanovë, në një vizitë në Athinë ka shkuar i dërguar i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për çështjet e energjisë, Amos Hohstein dhe i kërkoi Greqisë të tërhiqet nga e ashtuquajtura "Rrjedhjes së Turqisë".

Qeveria greke ka refuzuar, duke thënë se do ta mbështesë projektin e tubacionit rus, sepse do të jetë i dobishëm për vendin e tyre.

“Menjëherë pas këtij qëndrimi të qeverisë greke, amerikanët u dërguan sinjal të qarta shqiptarëve, se është koha për të zgjidhur çështjen e tyre kombëtare. Kam frikë se ky është vetëm fillimi në Kumanovë, ndërsa sulme do të shohim jo vetëm në Serbi e Mal të Zi, por edhe në Greqi”, paralajmëron burimi i “Informer”.

Veprimi i policisë në Kumanovë filloi pasi në fshatrat përreth Kumanovës ishte vërejtur, sipas autoriteteve maqedonase, një grup i armatosur me uniformë të Ushtrisë اlirimtare Kombëtare (UاK).

/ Top Channel
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Jep dorehqje Jankullovska

ja-ccedil-ka-shkruan-jankullovska-p-euml-r-dor-euml-heqjen-e-saj_hd.jpg

Gordana Jankullovksa, tashmë ish-ministre e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, ka thënë se për disa vite sa ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar maqedonas, ka punuar në mënyrë profesionale dhe përkushtim.
Ajo përmes një statusi në llogarinë personale në Facebook, gjithashtu ka falënderuar kryeministrin Nikolla Gruevskin për besimin që kishte në të, transmeton Telegrafi.

“Gjatë viteve të kaluara nuk kursyem kohën dhe energjinë duke punuar në mënyrë profesionale dhe më përkushtim gjithmonë të udhëhequr nga interesi i qytetarëve dhe mbi të gjitha nga interesat e Maqedonisë. Unë falënderoj kryeministrin për këtë besim, familjen time dhe miqtë për mirëkuptimin dhe mbështetjen”, ka shkruar Jankullovska në Facebook.

Kujtojmë se dorëheqjet e fundit në qeverinë e Maqedonisë vijnë pas konfliktit të armatosur në Kumanovë, ku u vranë tetë policë dhe 14 persona të armatosur. /Telegrafi/
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Jep dorehejqe edhe Sasho Mijallkov

ja-ccedil-ka-shkruan-n-euml-letr-euml-n-e-dor-euml-heqjes-shefi-i-sh-euml-rbimit-sekret-sasho-mijallkov_hd.jpg

Shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov, i cili sonte dha dorëheqjen bashkë me ministren e Brendshme maqedonase dhe ministrin e Transportit, i ka dorëzuar vendimin e tij me shkrimin edhe kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski.
Në letrën e dorëheqjes Mijalkov shpjegon se po jep dorëheqje për të ndihmuar kapërcimin e krizës politike, në të cilën është zhytur vendi që pas publikimit të përgjimeve nga ana e opozitës.

Fajtor për gjendjen në të cilën ndodhet shteti maqedonas Mijalkov bën opozitën, ndërkohë që thekson se e vërteta do të bëhet publike shumë shpejt.

Ja letra e plotë e dorëhejes së Sasho Mijalkov:

“I nderuar Kryeministër,

Nderi më i madh në jetë është që t’i shërbejë atdheun tim, Maqedonisë në pozitën e përgjegjshme.

Pozita që mu besua mua e kam kryer në mënyrë patriotike dhe me përgjegjësi, veçanërisht në interes të vendit dhe qytetarëve.

Qytetarët e dinë më së miri se Maqedonia ka suksese të shumta në fushën në të cilën unë veprova. Disa nga këto suksese ishin mit i vërtetë në bisedën në mes të qytetarëve dhe i flisnin me krenari.

Unë dua të shpreh mirënjohjen time për besimin dhe për që lejuar që të jem pjesë e ekipit, e cila sjell progres për vendin tonë dhe për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore.

Ju keni mbështetjen time të plotë. Në interes të Maqedonisë, duke parë se në qoftë se unë e bëj këtë do të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike, të cilën e ka imponuar opozita me sjelljen e saj, duke pasur parasysh se e vërteta dhe argumentet janë në anën tonë dhe e gjitha me kalimin e kohës do të bëhet më e qartë.

Unë dua t’ju informoj se kam dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Sigurimit dhe Kundërzbulimit”, thuhet në dorëheqjen e Sasho Mijalkovit.
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Doreheqet edhe Zoran Stavreski

dor-euml-heqet-edhe-ministri-i-financave-zoran-stavreski_hd.jpg

Pas dorëheqjeve të Jankullovskës, Janakieskit dhe Mijallkovit, edhe Zoran Stavreski ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra e ministrit të Financave, si dhe nga posti i zëvendëskryeministrit.
Dorëheqjet e zyrtarëve maqedonas vijnë pas përleshjes së armatosur në mes të policisë maqedonase dhe të ashtuquajturit ‘grupi i armatosur’ në Kumanovë.

Gjendja në Maqedoni është në tension pas një jave të mbushur me protesta të organizuara nga opozita dhe studentët, pasi që partia e opozitarit Zoran Zaev ka vazhduar publikimin e aferës së përgjimeve. /TetovaSot/
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Radhen e ka Gruevski.
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Haziri: Kumanova mund të ndikojë në ndryshim të kufijve

haziri-kumanova-mund-t-euml-ndikoj-euml-n-euml-ndryshim-t-euml-kufijve_hd.jpg

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, dhe nënkryetar i LDK-së, zhvillimet në Kumanovë i ka vlerësuar si zhvillime që do të lënë pasoja për zhvillime të reja në rajon, ndoshta edhe me ndryshim të kufijve.
“Ashtu siç ka rënë Jugosllavia dhe Serbia në Prekaz të Kosovës, në të njëjtën mënyrë pritet të bie edhe regjimi i Maqedonisë në Kumanovë”, ka thënë Luta për xlpress.tv

Sipas tij, konflikti urban në Kumanovë që pati për pasojë dhjetëra të vdekur dhe shumë dëme të mëdha materiale ka sfiduar sigurinë e tërë Ballkanit perëndimor, me reflektimet edhe nga konflikti në Ukrainë dhe realitetet e reja gjeopolitike që gërshetohen ne Ballkan.

“ثshtë një luftë urbane që po bëhet për herë të parë nga shqiptarët dhe kjo lagje vërtet do maqedonëve do t’ju dalë e egër”, ka thënë Haziri. “ثshtë momenti i fundit për ndërhyrje ndërkombëtarë ne Ballkanin perëndimor, në mënyrë që të zgjidhet problemi historik mes tyre: problemi i territoreve”, ka thënë Haziri. /xlpress.tv/
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Ashtu siç ka rënë Jugosllavia dhe Serbia në Prekaz të Kosovës, në të njëjtën mënyrë pritet të bie edhe regjimi i Maqedonisë në Kumanovë”, ka thënë Luta për xlpress.tv
immm kjo eshte se po i frikson gjith .
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

immm kjo eshte se po i frikson gjith .

E ka fjalen per ate qe ndodhi ne Kumanove e jo se do te ndodhe ndonje masaker tjeter si ajo ne Prekaz. Nuk e besoj se do te kete ndonje konflikt tjeter.

Gruevski i ka ditet e numruara ne qeveri.
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

E ka fjalen per ate qe ndodhi ne Kumanove e jo se do te ndodhe ndonje masaker tjeter si ajo ne Prekaz. Nuk e besoj se do te kete ndonje konflikt tjeter.

Gruevski i ka ditet e numruara ne qeveri.

Para se te ndodhe ne prekaz ka ndodh ne likoshan qirez. e njejta histori eshte ka perseritet Aver ! nga frika e them se mund te ndodhe e njejta situate si ne ks .... shqiptaret atje, nuk i kan te drejta sikur se vet maqedonasit ..me paqe nuk mund te shkeputesh nga sllavi.. dhe me e keqja se situata mese krereve politik shqiptar eshte shum acaruse aspak unike .
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Para se te ndodhe ne prekaz ka ndodh ne likoshan qirez. e njejta histori eshte ka perseritet Aver ! nga frika e them se mund te ndodhe e njejta situate si ne ks .... shqiptaret atje, nuk i kan te drejta sikur se vet maqedonasit ..me paqe nuk mund te shkeputesh nga sllavi.. dhe me e keqja se situata mese krereve politik shqiptar eshte shum acaruse aspak unike .

Maqedonia nuk e ka fuqine e Serbise e cila e kishte trasheguar armatimin e ish-Jugosllavise. Maqedonia eshte nje krijese artificiale dhe e dobet/brishte, e cila nuk ka te ardhme te gjate. Do te shperbehet gradualisht besoj une. Fillimisht duke u federalizuar e me vone, ndoshta pas dy apo tre dekadave edhe te shperbehet krejtesisht. Nuk u konvenon as sllavomaqedoneve te vazhdoj shume ne ket format. Pas pak dekadash shqiptaret do te jene shumice edhe numerikisht atje.
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Maqedonia nuk e ka fuqine e Serbise e cila e kishte trasheguar armatimin e ish-Jugosllavise. Maqedonia eshte nje krijese artificiale dhe e dobet/brishte, e cila nuk ka te ardhme te gjate. Do te shperbehet gradualisht besoj une. Fillimisht duke u federalizuar e me vone, ndoshta pas dy apo tre dekadave edhe te shperbehet krejtesisht. Nuk u konvenon as sllavomaqedoneve te vazhdoj shume ne ket format. Pas pak dekadash shqiptaret do te jene shumice edhe numerikisht atje.

E kam perserit mjafte here se kjo do duhej te sihte arsyeja kryesore qe qasja jone ndaj Maqedonise do te duhej te ishte me e kujdesshme. Pra ne nuk duhet te jemi promotor te ndarjes sepse sa here qe kemi bere ndarje jemi rritur si komb numerikisht ama jemi tkurrur teritorialisht.
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

E kam perserit mjafte here se kjo do duhej te sihte arsyeja kryesore qe qasja jone ndaj Maqedonise do te duhej te ishte me e kujdesshme. Pra ne nuk duhet te jemi promotor te ndarjes sepse sa here qe kemi bere ndarje jemi rritur si komb numerikisht ama jemi tkurrur teritorialisht.

E sakte. Shqiptaret edhe pse gjithmone ne rritje atje, ne raport me sllavomaqedonet, territor kemi shume me pak se qe kemi pasur dikur. Me renien e numrit te shqiptareve ne Manastir, Oher etj., si dhe me asimilimin e gjithe atyre shqiptareve ortodoks, sidomos ne rajonin e Rekes... me secilen matematike dalim te 'lagur' territorialisht ne rast te ndonje ndarje te tanishme.
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Aver, per qeshtj armatimesh nuk besoj se do ken problem, ndoshta nuk kan armatim sa serbet , po kan burime ku te furnizohen sa te duash ...e se nuk ju konvenon, them eshte me mir edhe per palen shqiptare.Jo se nuk do e ken prekrahjen e shumices nga vendet e fuqishme ,,,por do demtohen rende dhe deri te perkrahja do shkoj gjatttttttttttt sikurse ne rastin ton
 
Personalisht nuk shoh ndonje lufte ne te ardhmen e afert atje, perkunder asaj qe ndodhi ne Kumanove. Shqiptaret ne pergjithesi nuk duan lufte. As sllavomaqedonet nuk jan te interesuar per lufte sepse u dogjen nje here ne 2001 dhe pervec asaj kjo qeveri nuk e ka perkrahjen e SHBA, BE-se dhe NATO's. Kjo qeveri do te bie shpejt besoj une.

Fatkeqesia me e madhe atje eshte te vet ne. Te perqarja e shiptareve ne shume parti te ndryshme. Dhe atje nuk kemi te bejme thjeshte me rivalitet partiak, por per urrejtje mes tyre. Ndonjehere te krijohet pershtypja se me shume urrehen partite shqiptare ne mes vete, se qe urrehen me ato sllavomaqedone.
 
Titulli: 5 civilë të vrarë në Kumanovë, mes tyre edhe një 8-vjeçare

Kjo po qe eshte shokuese.

Milaim Zeka: Në Kumanovë veç 3 shqiptarë të vrarë, 7 të masakruarit janë emigrantë nga Lindja e Mesme

Gazetari Milaim Zeka, i cili posa është kthyer nga Kumanova, ekskluzivisht për Telegrafin ka treguar se autoritetet maqedonase kanë spekuluar rëndë lidhur me numrin e të vrarëve, kurse kanë ushtruar dhunë të rëndë mbi të burgosurit dhe civilët.
Zeka thotë se nuk është e vërtetë që janë vrarë 14 luftëtarë shqiptarë nga grupi i armatosur, por janë vrarë gjithsej tre, kurse shtatë të tjerë janë emigrantë nga Lindja e mesme, të cilët autoritetet maqedonase i kanë vrarë dhe gjymtuar për të pamundësuar identifikimin e tyre.

“Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska tha që janë 14 të vrarë, por sipas burimeve të sigurta në Kumanovë bëhet fjalë vetëm për tre shqiptarë të vrarë nga grupi i armatosur, kurse shtatë të tjerë janë refugjatë nga vendet e lindjes, mbase Sirisë që janë marrë dhe janë dërguar në Lagjen e Trimave, ku janë ekzekutuar e masakruar, sa që është e pamundur të identifikohen”, tha Zeka për Telegrafin.

Ai ka konfirmuar se në luftime janë vrarë vetëm tre shqiptarë, Mirsad Ndreca dhe Begë Rizaj dhe Xhafer Zymberi.

Zeka më tej ka rrëfyer për torturat që u janë bërë të burgosurve.

“I burgosuri Beg Bajra është tepër i torturuar sikurse edhe të tjerët. Nga lëndimet që u janë shkaktuar në fytyrë ka qenë e pamundur të bëhet edhe identifikimi i identiteti i tyre në gjykatë...”, tha Zeka.

Ai tha Prokuroria maqedone u ka ofruar të burgosurve të nënshkruajnë deklarata që të pranojnë fajësinë për terrorizëm, me çka do të dënoheshin deri në 15 vjet burgim, në të kundërtën, u është thënë se ndaj tyre mund të ngritet padi edhe më e rëndë me çka rrezikojnë dënim të përjetshëm.

Gazetari Zeka thotë se policia maqedonase ka maltretuar edhe popullatën civile.

“Janë maltretuar edhe civilë të verbër, duke i detyruar të qëndrojnë me orë të tëra në këmbë duke i kërcënuar se do tu hedhin nitroglicerinë në sy. Një të riu, që ishte i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në Lagjen e Trimave, nuk i ishte ofruar ndihma duke i thënë se plagën e kishte të vjetër”, tha Zeka, duke rrëfyer tmerret e pamjeve që kishte hasur në Lagjen e Trimave, pas tërheqjes së policisë maqedonase. /Telegrafi/
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top