4800 të burgosur votojnë qetësisht

WxP

Staf në FV.AL
TIRANE- Afro 4800 të dënuar dhe paraburgosur në vend shprehën dje vullnetin e tyre me votë. Në 20 institucionet e burgjeve dhe paraburgimeve në vend, janë hapur qendra votimi, që në orët e para të mëngjesit, me vonesa disaminutëshe për shkak të specifikës së institucioneve.

Nga të dhënat zyrtare të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, 90 për qind e të privuarve nga liria u janë drejtuar kutive të votimit. Në burgje dhe paraburgime procesi i votimit është zhvilluar krejt i qetë. I vetmi shqetësim kishte të bënte me faktin se disa të paraburgosur nuk kanë mundur të shprehin vullnetin e tyre, pasi nuk dispononin kartat e identitetit, që u ishin sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga organet hetimore dhe nuk u janë dërguar në kohë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)
spacer.gif
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    27.8 KB · Shikime: 31

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top