4000 vepra arti te vjedhura janë zbuluar .

1647520340359.png

4000 vepra arti të vjedhura janë zbuluar në një banesë në Tiranë, ndërsa një person është arrestuar. Veprat e artit janë të karakterit fetar, ndërsa dyshohet se ato janë të vjedhura në kisha në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni. Në pranga ra A.K, të cilit iu gjetën 4000 veprat e artit në banesë.
Objektet përfshijnë, pjesë ikonostasesh nga objekte të vjetra kulti, objekte etnografike, objekte të artit pamor, objekte kulti liturgjike, libra të vjetër, kodikë, mobilje të vjetra dhe epitaf.



Vazhdon puna me Ministrinë e Kulturës për inventarizimin e tyre dhe përcaktimin e atyre që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe përcaktimin e objekteve ku janë marrë apo vjedhur si Kishat Ortodokse në Shqipëri, Greqi e Maqedoninë Veriore.
g.shqip
 
Redaktimi i fundit:
Top