“40 vjeçarë, konsumoni ujë!”

cent

...Lontano
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Nëse je 40 vjeç, ushqehesh keq, nuk konsumon ujë dhe fruta-perime, atëherë ke shumë mundësi të kesh probleme me veshkat, zemrën apo edhe mëlçinë.

Profesoret e Nefrologjise, ne Diten Boterore te Veshkave kerkojne qe shqiptaret ta nisin diten me nje gote uje. Profesor Myftar Barbullushi tregon se shqiptaret konsumojne pak uje, edhe pse ne jemi nje vend mesdhetar.

"Një individ pas 40 vjeç të ketë 60 për qind shanse të sëmuret nga veshkat, 40 për qind shanse të sëmuret nga sëmundjet koronare, 33 për qind shanse të sëmuret nga diabeti. Shqiptarët pinë pak ujë, dhe shqiptarët duhet të pinë më shumë ujë se sa vendet e Europës Qendrore, sepse ne jemi një vend me klimë mesdhetare", thotë profesor Barbullushi.

Studimet e fundit nderkombetare tregojne se uji eshte nje element shume i rendesishem qe ndikon ne funksionimin e mire te veshkave. Nje ne 10 persona ne bote vuajne nga veshkat, ndaj kerkohet parandalimi permes menyres se shendetshme te te jetuarit.

"Të katërt studimet e botuara në revistat më prestigjoze amerikane kanë dalë në konkluzionin se njerëzit që pinë ujë kanë më pak sëmundje zemre, veshkash, kanë cilësi jetese më të mirë se sa njerëzit që nuk pinë ujë", thotë profesori.

Perfaqesues te Institutit te Shendetit Publik, por edhe te Nefrologjise kane hapur disa strenda ne sheshin 'Vellezerit Frasheri' ne Tirane, ku kane dhene informacione te ndryshme dhe mesazhe te rendesishme per parandalimin e kesaj semundjeje dhe per konsumimin e sa me shumtë të ujit.

/Top Channel
 
Pe: “40 vjeçarë, konsumoni ujë!”

hmmmmmm......vetem 40-vjecaret duhen te konsumojne shume uje???
Te gjitheve i ben mire kosumi i ujit me shumice !
 
Titulli: “40 vjeçarë, konsumoni ujë!”

Nje pagure 1.5L e mbaj ne tavoline kur jam duke mesuar...pastaj kur zbres ne sallon te shof televizor dhe pagurja vjen me mua...kur shkoj me fjet, prape pagurja vjen me mua dhe rri tek koka e krevatit. Kshu do s'do, do pish uje me zor! :D
 
Titulli: “40 vjeçarë, konsumoni ujë!”

duhet te pime rreth 2.5 litra uje ne dite
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top