“4 muaj e bllokuar”/ Mbyllet qarkullimi te sheshi ‘Shqiponja’.

1603790009170.png

ARRSH dhe Policia kanë prezantuar planin e menaxhimit e trafikut për shkak të punimeve që po vijojnë te Unaza e Madhe. Ata kanë deklaruar se qarkullimi te sheshi ‘Shqiponja’ do të ndalohet për 4 muaj.
Kalimi do të jetë i mundur vetëm për ambulancat, ndërsa iu kërkohet drejtuesve të mjeteve të zgjedhin akse të tjera për kalimin e tyre. Automjetet nga Durrësi do devijojnë drejt pallatit me shigjeta ndërsa ato që vijnë nga jugu do të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan.
“Plani është dinamik me ecjen e punimeve. Në rrugë do kenë akses vetëm abulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi”,– tha përfaqësuesi i policisë.
Situata mësohet se do të jetë e përkohshme, ndërsa paraprakisht thuhet se do të zgjasë 3 apo 4 muaj.
g.kosovari
 
Last edited by a moderator:
ka mbet nai cop toke aty qe te hap nje parking me cadra me bo bixnex. Me mire vijne rrine aty rote ato kater muj se te ikin ne shtepi, jo per gje por ne mengjes do arrijne.. :p
 
Tani keto bllokimet per punime ne infrastrukture ndodhin gjithandej, keshtu qe nuk u be nami se u mbyll sheshi Shqiponja.
Rendesi ka qe ka nje alternative tjeter dhe akoma me e rendesishme eshte qe kur te mbaroje te jete funksionale dhe te shmange trafikun e deritanishem.
 
Une dy tentativa kam ber te hy ne Tirane me makinen time ... dhe pikerisht aty jam kthy prap mbrapsht ...Bombay eshte lule ne krahasim .
Nje her qe duhej sesben ... Parkova dhe nga aty mora Taxi ?
 
Top